Nuk ndalen dramat për emisionin më të ndjekur në botë.
Bëhet fjalë për ‘Top Gear’ dhe shumë prej njerëzve që pëlqejnë makinat dhe humorin britanik e dinë se për çfarë flasim.
‘Top Gear’ nisi transmetimin për herë të parë në vitin 1977 si një emision për makinat në BBC.
Por në vitin 2002 erdhi edhe shpërthimi.
Emisioni nisi të kishte më shumë humor, batuta, por edhe stil më kontrovers.
Nuk janë të paktë ata që ia dedikojnë këtë shpërthim prezantuesit Jeremy Clarkson dhe bashkëprezantuesve Richard Hammond dhe James May.
Por në mars të vitit 2015, Jeremy Clarkson do largohej nga BBC për shkak të një sherri fizik me një prej producentëve.
May dhe Hammond e pasuan dhe tashmë pritet të dalin me një program që titullohet “The Grand Tour”.
Për ta zëvendësuar, producentët përzgjodhën Chris Evans.
Bashkë me të bashkëprezantues është edhe aktori amerikan, Matt LeBlanc, i njohur për publikun si Joey i serialit “Friends”.
Seria e parë e ‘Top Gear’ me prezantuesit e rinj ishte një dështim, pasi jo vetëm nuk përmbushi pritshmëritë e të paktën 5 milionë ndjekësve në Britani, por ishte më poshtë edhe se emisioni i fundit që kishte bërë Clarkson.
Seria e dytë vazhdon dështimin dhe ‘Top Gear’ humbi një të tretën e audiencës.
50-vjeçari Evans u mundua të mbrohet duke thënë se tashmë njerëzit e shohin emisionin në mënyra të tjera, duke përmendur internetin.
Por sërish ai vetë duket i dëshpëruar.
Ai u fotografua teksa pinte verë i ulur në rrugë, mbështetur pranë murit të një magazine në Londër.
“Top Gear” arriti 2.8 milionë shikues të dielën në mbrëmje, nga 4.3 milionë në episodin e parë.
Jeremy Clarkson ka bërë ironi, duke thënë se shikuesit duhet të presin emisionin e tij të ri.
Ndërkohë komentuesit kanë bërë thirrje që piloti i F1, Jenson Button, të zëvendësojë Chris Evans.

Evans has been under intense scrutiny since he agreed to take over the hit motoring show. In his first two episodes, he has been panned by viewers for being ‘too shouty’ and behaving like ‘an embarrassing dad’

