Përshëndetje Dita! Javës që kaloi, nga foltorja e Kuvendit dëgjuam ish-kryeparlamentaren Jozi, duke akuzuar deputetin Mark Frroku për një vrasje të kryer vite më parë në Belgjikë, gjithnjë duke iu referuar lajmit që ka nxjerrë ditë më parë një gazetë po Belge. Tani, që Jozi nuk është për fat të mirë në krye të Kuvendit, nga media e shkruar dhe ajo vizive, kur duan t’i referohen asaj, e nisin me një ‘ish’ në respekt të institucionit, se po të ishte në aspektin më të ngushtë, pra personal, për çka i ka dhënë këtij Parlamenti me mënyrën e të drejtuarit e të përfaqësimit të saj, nuk e teproj në them se ka qenë shëmbëlltyra me një ngarkesë vetëm negative, për ta mbyllur këtu. Nuk e mori fjalën në Kuvend Jozi, se vërtetë po i plas shpirti, se në Parlament paska deputet të inkriminuar dhe se ish-zonja në fjalë e ka të padurueshme të rrijë në një sallë me të… ‘Skanimi’ i kësaj akuze, po ta ndjekim në dinamikë zhvillimin e ditëve të fundit, nuk është shumë i sinqertë nga ana e Jozit, për shumë arsye. Së pari, deputeti Mark Frroku doli deputet nga një parti që s’rezulton e regjistruar dhe e miratuar nga Gjykata si çdo parti tjetër dhe elektorati e mbështeti. Insinuatat që Jozi kërkon të inkriminojë tërë mazhorancën, pse deputeti Frroku që në fillim u bë pjesë e saj duke i kërkuar kryeministrit e kryeparlamentarit Meta që të shprehen për qëndrimin e tyre për këtë akuzë që thotë një gazetë Belge. E dyta, Jozi duket se e kërkoi këtë lajm në gazetë, tamam në këtë rast dhe në atë vend, si për ta sfomuar suksesin e policisë në zbulimin e killerave që siç po del, gjeneza e tyre vjen e krijuar para dy vjetësh a më shumë, kur Jozi me partinë e saj ishin në pushtet. Mirëpo asnjë fjalë për këtë super sukses të policisë. Kjo pra është politikania e PD-së, me shpirt të vogël dhe urryese. Arrogante dhe miope nga ana tjetër. Dhe pastaj ankohet nëpërmjet zëdhënëses se qenka kërcënuar nga deputeti Frroku. E vërteta është ndryshe. Kushdo që lexon SMS e z.Frroku, nuk gjen asnjë gërmë a fjalë kërcënuese, asnjë. Bile as ofenduese. Teksti është shumë korrekt, në përballje me akuzën që i bëhet. Jozefina është rrëfyer për jetën e saj para se të bëhej deputete e pastaj spikere e Parlamentit për dy mandate radhazi. Personalisht, kam shpresuar se si grua, si nënë, po dhe si politikane që pretendon të bëhet, do dijë të komunikojë me kolegët e saj, siç e donte etika parlamentare, por… jo. Kjo grua kurrë nuk u ngrit në nivelin që duhej të ishte. Ndoshta sillej kështu, ngaqë disa patën filluar ta quanin si ‘zonja e hekurt’ që nënkuptonin kryeministren Britanike, Margaret Thatcher. Biles, për ironi të fatit, para tre ditësh ishte ftuar te ‘Njuz 24’ për të folur për jetën politike të znj.Thatcher. O Zot thashë me vete, sa e ‘vogël’ duket Jozi e parë në të gjitha përmasat, nga statura e kollozes Britanike, që janë të pa krahasueshme, vite drite larg për nga profilet. Po ndoshta Jozit i rren mendja se dikush mund t’i heqë ndonjë paralele përveç gjinisë! VËSHTIRË! Këto vështirësi askush s’ia ka krijuar. Jo, jo. Ato i ka prodhuar vetë, me sjelljen e fjalorin e saj. Ajo shtiret kur flet për korrupsionin apo për nepotizëm. Sepse në të dyja rastet është pjesë e tyre, objekt dhe subjekt. Ja për shembull, me ç’ekonomi ishte Jozi kur erdhi në politikë dhe ku është sot? Ka troje e saraje ku kapin vlera marramendëse. A thua me djersën e ballit i bëri të gjitha ato? Po akuza se në fushën e diplomacisë ka futur vëllanë, dhëndrin etj., a quhen nepotizëm, apo futen te gabimet njerëzore, ku sa herë gjendej PD-ja para një skandali, përdornin këtë shprehje të rëndomtë, në vend të ‘kamerdares’ për të shpëtuar? Ose thënë troç, për të na hedhur hirin syve. 23 Qershori tregoi se votuesi shqiptar, e veçanërisht ai shkodran, këtë herë nuk ishin të errësuar nga sytë, siç ishte Jozi me mendimet e saj, por i dhanë mesazhin e qartë e të prerë: ‘Nuk jemi me ju dhe me marifetet tuaja!’ Fakti është se Jozi e PD-ja e dinë, po hiqen sikur nuk e meritonin. Po a mund të jetë kështu?! Respekte! Marku, Pukë.
SMS në DITA
Në 0689073730

Nese do te ndjehej sado pak me sharm femre, apo si nene femijesh, ish spikerja e parlamentit shqiptar, e pakta qe duhej te bente ishte qe te prononcohej sa me pak neper debate politike apo sociale. Nuk e kuptoj se me c’sy e faqe ajo kerkon akoma protagonizmin, nderkohe qe ja ka plasur shpirtin trecerekut te popullsise se Shqiperise per tete vjet me rradhe me histerine e komunikimit te saj ne publik.
Mos u ngutni me keto komente se keto 2 dite do shihni Frrokun si qen i rrahur ti kerkoje falje J. Topallit se do e urdheroje Rama. Pra shiheni vet se kush po perdoret politikisht, Frroku apo komentuesit e PS?