Topalli: Basha i përkëdheluri i Berishës, enigmë e shkuara e ti

Gazeta Dita

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e lënë jashtë listave për deputetë që hartoi Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit, ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj liderit demokrat.

Teksa ishte e ftuar në emisionin “Komiteti” të gazetarit Berat Buzhala, Topalli thotë se karriera politike e zotit Basha ka vërtetuar se ai nuk mund të jetë lider.

Kur duhej reagim nga opozita kundër qeverisjes së Ramës, – Topalli thekson se Basha e “mblodhi partinë dhe e futi në çadër, pikërisht në momentin kur duhej fushatë e fortë ndaj mazhorancës.

“Kur do bëheshin zgjedhjet në Kavajë, Basha mori e tha bëjmë protestë për të bllokuar zgjedhjet. Ka bërë akt tradhtie kur premtoi se nuk do hynte në zgjedhje me Ramën”, shprehet ajo duke radhitur kështu veprimet që Basha bënte në kundërshtim me situatën ku ndodhej vendi dhe vetë PD-ja në funksionimin e saj të brendshëm.

Një ndër zërat më kritikë kundër kryetarit të PD-së, Topalli, thotë se Basha ka qenë 12 vjet në pushtet, nga 2005 deri në 2017, me poste ministrore dhe së fundi si kryetar i Bashkisë së Tiranës, derisa të merrte drejtimin e partisë më të madhe opozitare kur Partia Demokratike pësoi rënien nga pushteti në vitin 2013.

“Basha nuk e ka njohur PD-në për të qenë kryetar i saj. Nuk i sillte lavdi “uni” që përcillte gjatë gjithë kohës. “Plani im. Unë kryeministri i ardhëm. Unë jam ai me formim perëndimor”. Kjo është një fyerje për shqiptarët. As sot s’e di se kush është Basha. Ke të bësh me një maskë dhe maskën nuk e lexon dot”, theksoi Topalli përballë gazetarit Berat Buzhala.

“Edhe në fushatë nuk e përmendi që ka qenë kryetar bashkie. Ka premtuar edhe tramin dha tha: E mbajta premtimin.

Kjo është fyese”, shton demokratja.

Sipas saj, Basha ka qenë ministri më i përkëdhelur gjatë kohës së qeverisë Berisha.

Topalli zbuloi për “Komiteti” se Bashën nuk e ka votuar që në krye të herës kur Sali Berisha, lideri historik i së djathtës, i la drejtimin e partisë.

“Unë nuk e kam votuar Bashën. Kam luftuar prej kohësh se ka qenë aty për interesa personale. Për mua ka qenë enigmë e shkuara e Bashës.

Kam pasur pikëpyetje që i kam thënë publikisht, edhe në mbledhje grupi. Kam reaguar edhe në zyrën e tij. I kam thënë kjo nuk është PD-ja, veçanërisht për protestën në çadër”, përfundoi Jozefina Topalli.

Share This Article
3 Comments
  • Ka ardhur dita te fillosh karieren e rruges Josefine,ku shkelqen me gjithe ate fjalor te pasur.Fillooje njehere me tregun ambulant!

    • nderkohe qe keta te rinjte marrin ata te rruges te qeverisin. Eh lukm vendi qe e mbuloi droga, korrupsioni dhe krimi.

  • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju,o mije kenetash dhe mostrash qe ju bejne avokatine says:

    Moj Jozefine,nese do te kishte shteti,ti nuke do te kishe patur kohe te perkedhelje automatikun qe qelloi dhe vrau protestues te pafajshem ne Bulevardin Deshmoret e Kombit,dhe as nuke do te ishe ndonjere deputete,dhe jo me krietare parlamenti.Mjaft me,me mostra si ju qe i rendojne mbi supe mijra krime e superkorrupsione si bashkeudhetare,apo diligjues e frymezues ndaj tyre.Ora po bie per ju Jozefin si dhe per soin tuaj,qe si dje dhe sot kakarisni si gjeli siper plehut tuaj per ndershmeri njerezore,ne nje kohe qe keni bere si prostituten ashtu dhe tutoren.Mjaft me,per ju shume shpejt do te vendoset pika mbi I-ne.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim si dhe nje pasuri kombetare e private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e Tiranes zyrtare ne dite e vite qe kerkon drejtesi dhe jo lloqe kavaje.Ora po bie,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,ajo nuke ndalet sepse e ka bekuar Zoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *