Topalli: Basha ka tradhtuar PD, e ka marrë peng, duhet larguar

Dita

Ish-deputetja Jozefina Topalli nuk ishte e pranishme në takimin anti-Basha të mbledhur këtë mbrëmje në Akademinë e Arteve në Tiranë. Në një prononcim për mediat, Topalli u shpreh se Basha ka tradhtuar PD e parimet e saj dhe për këtë arsye duhet larguar.

“Mbështes cdo përpjekje e cdo nisme te cdo demokrati, cdo aktivisti, cdo personaliteti te PD qe ka synim ndergjegjesimin e opinionit per krizen ekzistenciale ne te cilen ndodhet PD për shkak të humbjes katastrofale te 25 Qershorit dhe sjelljes të paprecedentë të Bashës me këtë rrënim ku e coi ai. Sot këmbanat bien për kë ka veshe për të degjuar.

Lulzim Basha ka marrë peng PD, ka grabitur garën, ka dhunuar statusin ,dhe ka hyre në një farse që vetëm me fjalën demokratike nuk ka lidhje.Lulzim Basha ka tradhëtuar PD e parimet e saj.Ai duhet larguar,” u shpreh Topalli për mediat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *