Topalli-Halimi-Islami-Ristani dhe luanët e tjerë të Partisë Demokratike!

redaktor

Njëzetë vite shkuar,
o-moj Jozefinë,
po për dreq s’ta dinim,
fare-trimërinë!

Sot të kanë skiptarët,
si një frymëzim,
për një kryengritje,
a një rebelim!

Ty-një luaneshë,
në fakt nuk të dinim,
aq më pak luan,
Eduard Halimin!

Në mendon të tillë,
Kastriot Islamin,
thjeshtë në një maçok,
katandis luanin!

Ja ti je luane,
mbase pa shaka,
luanët e tjerë,
SHQUP-i ku i ka?!

Në rast rebelimi,
kundër asaj bandës,
ata do të jenë,
në ballë të komandës!

Nëse kryesorët,
kanë prerje luani,
një i tillë mendohet,
që të jetë Ristani!

Kur dalin luanët,
dridhet vërtetë toka,
ndaj luan mendohet,
aty dhe Paloka!

Që çetë e Topallit,
cilësisht të rritet,
si krye luan,
Luli llogaritet!

Edhe pse s’ka krifë,
Topalli e thirri,
tha-të jetë në çetë,
edhe Strazimiri!

Edhe Strazimiri,
bën për të sulmuar,
se është nga të gjithë,
luan i provuar!

Veç një luaneshë,
nuk do zgjojë këmbana,
ndaj me Jozefinën,
do jetë dhe Albana!

Histori e luftës,
tek ajo është tretur,
po pak trimëri,
tek ajo ka mbetur!

Se për pak harruam,
një goxha luan,
harruam pa dashur,
luanin Tritan!

U grupua çeta,
ashtu siç u tha,
po krifë luani,
vetëm Sala ka!

Sala me luanin,
ka shumë ngjasime,
por ai direkt,
s’merr pjesë në luftime!

Por s’do rrijë mënjanë,
përmbi qelbësira,
si edhe më parë,
do drejtojë nga zyra!

Jashtë revolucionit,
s’e lë dot doktorin,
se ai drejtoi,
katërmbëdhjet’ Shtatorin!

Rebelim-Topalli,
që nis këtë verë,
këtu na ka ndodhur,
edhe tjetër herë!

Me Nanon dikur,
e provuan fatin,
mund të bëjnë një provë,
edhe me Të Gjatin!

Ngrihu Jozefinë,
dhe Luli me zulm,
luanët që kini,
thërrisni në sulm!

Në vapën e Gushtit,
kryengritjen nisni,
edhe qelbësirat,
mund që t’i përmbysni!

Luftoni “luanë”,
për ditë më të mira,
dhe pse jini vetë,
krye qelbësira!

Share This Article
12 Comments
  • Nuk ësht’ poezi,
    Esht’ pikturë e gjallë
    Duken Don Kishot-ët
    Të veshur me pallë…

    Do luftojnë paq,
    Do bëjnë çudira
    Se përballë kan’
    Veç ca ”qelbësira”…

    Vëzhgim’ i poetit
    I hollë dhe i mpreht’
    Fjalë e tij e artë,
    Mendimi si det…

  • Dy luane ka sot bota
    Nje Afrika,nje ka Shkodra
    Ne Afrike e kane shtepine,
    Ne Shkoder nje funderrine

    Ketu tek ne s`ka pyll pa derra
    Ne Afrike ka dhe pantera
    Ketu tek ne ka edhe ujqer
    Por kjo eshte nje grua bushter

    Ne Afrike luanesha
    Eshte simbol per mbreteresha
    Ndaj dhe kafshes me te ndyre
    Mos ja vishni at` fytyre.

  • Mundohuni te qetesoni luanin Halimi , ai eshte me agresivi . Kujdes atij sapo i kane dale dhembet. Kujdes !

  • E merr vallen vet i pari
    Sali trimi, gur si sralli.
    I dyti per nga trimeria
    Lulizim Basha lemeria.

    E pasojne radhe,radhe
    kete valle me oi ra
    Enderojne si ne perralle
    pushtetin keto qelbesira.

    Para popullit shfaqje japin,
    nevrikosin dhe te gjatin.
    Hidhe sale vallen hidhe
    jeni vec nje shporte me karavidhe.

  • Per deri sa kete Kope ( Luanesh ) e udheheq Zhozi duhet te mendohemi se kush eshte Baldozi
    Ri moj zhozi ri me urte se çfare deshe i more femije dhe dhendra i regullove maje Parlamentit kakarisje SI doje edhe qefin vetes ja beje ne ambjente Komode jo neper fusha qe te beheshin Bythet cope , tani ri urte se nuk ta ve njeri ne pulle me se e ke humbur fuqine seksuale dhe Politike tani mbaj afer ndonje Qen te ti bjere me llape

  • O Arben tu lumt mendja,
    E thure si ma ka enda,
    Me ato “gjyle”te renda,
    E ben Salen te shoh endra.
    Dhe porsa fillon Kuvendi,
    Ne bodjum vershon Saliu,
    Ne dore mban dereziu,
    Nje laptop ciu-ciu.
    Pasi shpif e ofendon,
    Shkon per te pire kafe,
    Dhe kur she ndonj “parregullsi”,
    Kthehet perseri atje.
    Dhe fillon nga e para,
    Si te ishte kalama,
    Gojeshthururi i madh,
    Ku eshte mortja qe se ha.

  • C’behet keshtu aman, amane!
    Nje parti me plot luane
    Prin me ball nje luaneshe
    Qe te shklyn, te ben persheshe!

    Mos ma prekni luaneshen,
    Se jan shume te rralla,
    Gjithe luaneve mor, pa te
    Do tju humbete fara!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *