Partia Demokratike mbajti sot Konventën, një aktivitet që nuk është organizuar më parë nga kjo forcë politike. Mesa duket, me afrimin e datës së zgjedhjeve, PD po përpiqet me të gjitha mënyrat të shkojë pranë votuesve, edhe duke kopjuar strategjitë e opozitës.
Punësimi ka qenë pika më e fortë ku është fokusuar kreu i ekzekutivit, i cili ka premtuar zgjidhjen e këtij problemi për shumicën e shqiptarëve, të cilët sipas tij duhet t’ia besojnë votën PD-së.
“Përshëndes të gjithë ata të papunë që ndjekin konventën me shpresën se do t’i japim zgjidhje problemit të tyre madhor. Garantoj sot, gra dhe burra, të reja e të rinj, që presin me padurim vendin e punës, se PD, qeveria, kryeministri do bëjnëgjithçka, çdo përpjekje, për punësimin e tyre, për krijimin e vendeve të reja të punës. Punësimi dhe pagat më të mira janë qëllimi më madhor i çdo reforme e përpjekjeje të PD”, ka deklaruar Berisha.
Duke u zotuar se do të bëjë gjithçka për vendet e reja të punës, Berisha ka kërkuar votën e qytetarëve me premtimin se ka një program për shumfishimin e punësimit dhe investimeve.
“Të papunët duhet t’i besojnë Sali Berishës dhe Partisë Demokratike. Të na besoni votën tuaj, sepse në këto 8 vite ne kemi bërë çdo sakrificë për të mbajtur premtimet tona. Duhet të na besoni sepse 4 vjet më parë Sali Berisha premtoi 160 mijë vende pune, por u krijuan 200 mijë”, ka deklaruar Berisha.
Topalli hap konventën e PD: Shqipëria po lulëzon falë reformave tona
Konventa që nisi pasdite në Pallatin e Kongreseve u hap nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila tha se gjatë 8 viteve në pushtet, PD ka rritur punësimin dhe pagat. Sipas Topallit, gjatë dy mandateve janë hapur 200 mijë vende të reja pune.
“Projektet tona të infrastrukturës po punësojnë 58 mijë shqiptarë në vit. Papunësia është ulur. Shqipëria po lulëzon falë reformave. Taksa e sheshtë po fut më shumë lekë në xhepat e shqiptarëve. “Forbes” e ka quajtur taksën tonë të sheshtë një model për pjesën tjetër të botës. Sot rezultatet flasin vetë”, deklaroi Topalli.
PATOZI: RAMA VOTOI KUNDER HEQJES SE TAKSAVE PER 220 MIJE SHQIPTARE
Gjatë fjalës së tij në Konventë, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi e vuri theksin tek miratimi i ligjit që mundëson heqjen e taksave për rreth 220 mijë shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj. Patozi akuzoi kryetarin e opozitës për mosvotimin e ligjit, ndërsa shprehu vendosmërinë e demokratëve për të ndërmarrë çdo nismë, që siç tha ai, do të sjellë më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve.
“Edi Rama votoi kundër heqjes së taksave për 220 mijë shqiptarë, por ne e përmbushëm misionin në Kuvend. Nuk do të ketë më tatim për 220 mijë shqiptarë. Për të gjithë qytetarët shqiptarë që marrin deri në 21 mijë lekë në muaj, zero lekë taksa. 25 mijë lekë më shumë mbesin në xhepin e tyre çdo vit.”- u shpreh Patozi.
“Në sallonin mavi të çudive të Edi Ramës, e zeza mund të bëhet e bardhë, madje edhe humbja mund të quhet fitore. Për shqiptarët është e thjeshtë dhe e qartë, me PD nuk ka mëdyshje, ne jemi të vendosur të ndërmarrim çdo nismë për më shumë të ardhura në xhepat e shqiptarëve, për të hapur më shumë vende pune, mbi të gjitha për paga përherë e më të larta, sepse ne jemi ndryshimi përpara.”- përfundoi Patozi.
BREGU: SHQIPTARËT NUK DO T’I FALIN BLLOKIMET E RAMËS
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, akuzoi kryetarin e PS-së për bllokimin e statusit kandidat, duke përmendur humbjet që sipas saj i janë shkaktuar vendit nga mosvotimi i ligjeve të kërkuara nga BE-ja. Ministrja Bregu u shpreh e bindur se më 23 qershor, shqiptarët nuk do t’i falin bllokimet e Ramës.
“A e dini sa vende pune do ishin shtuar sikur te kishim fituar statusin e vendit kandidat. 110 projekte të financuar nga fonde, 850 km rrugë të ndërtuara, 14 ujësjellësa e kanalizime, gjykata e burgje. Nëse Rama nuk do kishte bllokuar statusin do ishin financuar edhe 100 projekte përkthyer në punësim për 60 mijë shqiptarë, do ishin ndërtuar edhe 500 km rruge të tjera rurale, ne do kishim ndërtuar edhe 60 shkolla e kopshte te reja. Kemi humbur, ndërtimin e 6 spitaleve të reja rajonale nga bllokimi i Ramës, dhe do të mund të kishim ndërtuar spitalin e kirurgjisë, që do të ishte zgjidhje për shqiptarët. Shqiptaret kanë humbur kohë të gjatë nga pengmarrja dhe nuk do t’i falin asnjë ditë, jo më 3 vjet bllokim, Edi Ramës. Shqiptarët meritojnë të ecin përpara. Ne kemi sjellë ndryshimin në këtë vend dhe do të vazhdojmë të ecim përpara.”- deklaroi ministrja Bregu.
BASHA: PER NE, QYTETARET JANE TE PARET
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha u shpreh i vendosur për të vijuar projektet që përmirësojnë jetën e qytetarëve të Tiranës dhe krijojnë vende të reja pune në kryeqytet. Sipas Bashës, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës. Edi Rama. dështoi në këtë drejtim, “pasi prioriteti i tij ishte lufta politike dhe jo interesat e qytetarëve”.
“Që nga dita kur mu besua detyra e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, bashkia ka bërë gjithçka për të krijuar vende të reja pune. Tirana ka sot planin e saj urban, i cili duke krijuar kushte të ndershme dhe transparente do të ofrojë vendet që mungonin në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për projekte që do të hapin vende të reja pune. Muajin që vjen nis puna për bulevardin e ri dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës. Hapet tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e stacionit te ri multimodal të kryeqytetit të Shqipërisë. Vijon puna për projektin e tramit. Një kryebashkiak nuk mund të bëjë gjithçka, por jam përpjekur të bëj maksimumin për krijimin e vendeve të reja të punës. Ish-kryetari nuk ishte i interesuar në këtë drejtim. Ai kishte një tjetër pune, si kryetar PS-je, ku prioritet kryesor nuk ishin interesat tuaja, por lufta politike. Ne besojmë se qytetarët janë të parët, shqiptarët janë të paret, ju jeni të parët”- u shpreh kryebashkiaku.
Sipas Bashës, “vetëm kryeministri Berisha ka një plan realist, konkret e të besueshëm për punësimin, ndaj për këtë do ta votojnë shqiptarët.”
Jozi ka luajtur nga mendja.
Nga i gjen keto shifra. Sipas teje, jemi populli lumtur???? O zot na ruaj nga keta te çmendur. Nuk e sheh realitetin moj zonje apo flet per familjen tende dhe bllokun e ministrave. Vazhdojme akoma te jemi model per boten per budallalleqet tuaja. Ne shkoder ka akoma toka te permbytura, kjo flet si e ema e Zeqos. Cila Shqiperi po lulezon dhe fale cila reformave????
Ju vetem vodhet, vrate, mashtruat dhe prape vodhet pa fund. Ju meritoni burgun.
Z. Topalli, e thene ndryshe Calamani, ne jemi vertet nje model per Europen: Si vriten demostruesit, si ndertohen fabrika te vdekjes, Gerdeci, si behen e vidhen tenderat, si shitet prona e popullit, si Shqiperia VLEN 1 Euro, si vjedhin femijet e kryeministrit, per korrupsionin, per pandeshkueshmerine, per kriminalitetin, si vidhen dhe deformohen zgjedhje, si sulmohet fjala e lire shtypi dhe televizionet etj etj. Zonje kur e hape konventen e PD a e kishe pire 1 lit. uiski , se kryetari Yt e kishte marre dozen e vet
Ti ke lulezuar.(bile dhe menderisht) por jo Shqiperia,ajo eshte renuar plotesisht fale bemave tuaja ne keto 22 vjet.TURP per ju!
Mitingje SHOU te tipit te mitingjeve te Musolinit!
Shqiperia lulezon, thote Fashistja kokethate Z h e l e f i n a….
Në të vertete, Shqiperia renkon!
Shqiperia nuk prodhon as gozhde, per tja ngulur ne koke Topalles dhe B a r b a r i t,
…se ndoshta u vjen mendja ne vend dhe shohin Realitetin e mjere shqiptar!
Shqiptare zgjohuni!!!
Akoma ka debile qe besojne M a s h t r u e s i t ?!…
Ahaha
Konventa e punesimit.
E vetmja pune qe u be aty ishte sharja e Rames – tha vete Rama
Di gje njeri me ca pune po merret xhebraili Emin, qe e ka harruar, per ta marre, nje sahat e me pare, …kete mashtruesin e papame?Gjer mu kur do mashtroshe akoma more te humbte dhe derasa e varrit?
Do te isha dakort per nje mandat te trete per Sali Berishen, por jo ne ate kolltuk te kryeministrit, ne hapshana po.
Jozefina duhet pyetur pse e dergoj sigurimi i shtetit ne Itali ne vitin 1986?