Topalli: Kishte korrupsion edhe në kohën tonë, por kishte edhe reforma

anazapta

Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, i tha Zërit të Amerikës se megjithë humbjen, Partia Demokratike është një forcë e madhe. Ajo kritikoi atë që e quajti “nihilizëm” të shumicës së tanishme parlamentare lidhur me arritjet e Shqipërisë gjatë 20 viteve të fundit. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Topalli pranoi se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike ka pasur korrupsion, por sipas saj ka pasur edhe reforma për ta luftuar këtë dukuri.

Topalli tha se shqiptarët nuk mund të kenë perceptim tjetër për korrupsionin ku shikojnë në televizor personalitete të rëndësishme që marrin para dhe bëjnë pazare.

“Nuk mund të jetë ndryshe perceptimi i shqiptarëve për korrupsionin, nëse ata shikojnë në video, në televizor, që personalitete të rëndësishme marrin para dhe bëjnë pazare, ka ndodhur në kohën tonë. Nuk mund të ketë perceptim tjetër, që vota blihet edhe me dy mijë lekë”,  tha Topalli.

Lidhur me shkaqet që quan në humbjen e zgjedhjeve, Topalli tha se janë disa, ndër të cilat edhe konsumi 8-vjeçar.

“Sigurisht që në demokraci njëherë fitohet, njëherë humbet, dhe fitohet përsëri. Nuk është një dramë humbja dhe dalja në opozitë. Dramë është nëse fillon të devijosh, apo të kthehesh mbrapa në disa reforma që shqiptarët i kanë arritur  në 20 vite.”- theksoi ajo.

Topalli tha se respekton kreun e ri të PD-së, ndërsa shtoi se ka mbetur e impresionuar nga pjesëmarrja e anëtarësisë së PD-së për të votuar kryetarin, vetëm dy javë pas humbjes së zgjedhjeve.

 

Share This Article
8 Comments
  • E degjova live tek Zeri i Amerikes…Gazetari tjeter pyetje bente dhe tjeter pergjigjesh Zonja Laje shkonte nga shkonte tek votat e Korces e conte…… korupsionin e paska bere edi se ka vjedh votat a thua jemi ne vend te fundit si vendi me i koruptuar …Pika te rente ….

  • po per cfare reformash flet moj pantere e zeze ,per ato reforma qe bete ne drejtesi qe te jeni te pa prekshem ,se ligji ju denon GJYKATA ju jepe te drejte dhe del fare hapur dhe thot qe akuza e ngitur eshte e pa baze ,per keto reforma flet ..nuk e di kur do te vij ajo dite qe ligjet qe keni bere vet te bihen njehere mbi ju…….

  • Jozefines nuk ja cik truri qe blerja e votes me 2000lek tregon se sa te varfer jane njerzit.. Provo e jepja dikujt ne gjermani (meqe gjermanin e ka qef Jozi si I vetmi vend qe mund te krahasohemi) ato leke per te votuar per dike ,do te ti perplasi surratit.. Ne rast se dikush jep voten per 2000 lek duhet ti vi turp politikaneve qe e katandisen kete popull ne pike te hallit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *