Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Topalli: Ky vit, plot suksese për Parlamentin. Rama si Hamza Kastrioti
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Topalli: Ky vit, plot suksese për Parlamentin. Rama si Hamza Kastrioti
AktualitetLajmi i fundit

Topalli: Ky vit, plot suksese për Parlamentin. Rama si Hamza Kastrioti

anazapta
Published December 28, 2012
Share
SHARE

Kryetarja e Parlamentit , Jozefina Topalli, ka bërë sot një analizë vjetore të punës së institucionit ligjvënës në një konferencë për shtyp. Topalli tha se 2012-a ka qenë një vit i suksesshëm për punën e Parlamentit dhe theksoi se i vetmi aspekt negativ ishte mosvotimi nga ana e opozitës i tre ligjeve të kërkuara nga KE.
“Pas 18 shtatorit, pas miratimit të ndryshimet kushtetuese, opozita nuk dha miratimin për pr/ligjin për Gjykatën e Lartë, nëpunësin civil dhe reformën parlamentare duke bllokuar statusin. 3 ligje që Komisioni Europian i vuri kush për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian”, tha Topalli.

Më tej, kryetarja e Parlamentit shtoi se ligjet me 3/5 do të jenë në Parlament dhe do të jenë shqiptarët ata që do t’i kthejnë përgjigje opozitës në 23 qershor për mosvotimin e tyre.

Madje, Topalli shkoi më tej, kur krahasoi kreun e opozitës me disa prej figurave që historia i ka njohur si njerëz që kanë punuar kundër interesave të kombit.

“Historia jonë ka njohur Hamza Kastriotin, Haxhi Qamilin, njerëz që janë bërë pengesë të zhvillimit dhe ecjes përpara. Ne kemi qene të fundit për të kapërcyer sistemin diktatorial. Haxhi Qamilët janë krijesa shqiptare, edhe sot gjendet një që e pengon Shqipërinë. Kjo nuk ndodh kurrë me forca të mëdha politike, që një lider të mos lejojë të votojë për ecjen përpara të vendit. Nuk fajësoj deputetët e opozitës që për ligjet e tjera ishin të lirë”, tha Topalli.

anazapta December 28, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?