Deputetët e Kuvendit janë mbledhur mbrëmë në një darkë të organizuar nga kryetarja Topall, me rastin e fundvitit. Pas debateve të gjatë në seancën plenare për paketën fiskale, ligjvënësit shqiptarë janë mbledhur në një darkë çlodhëse në hotel “Tirana International”.
Sipas gazetës Shqiptarja.com, gjatë darkës së Topallit ra në sy mungesa e disa deputetëve, si nga radhët e maxhorancës, edhe nga radhët e opozitës. Ndër deputetët që nuk u panë në darkë janë ata të LSI-së, Gazmend Oketa i FRD-së dhe disa deputetë të PD-së.
Madje Shqiptarja.com raporton se edhe vetë Berisha nuk i është bashkuar festës së Topallit. Disa prej deputetëve të PD-së mesa duket janë shfaqur në festë thjesht “për procedurë”, pasi janë parë të largohen pak minuta pas nisjes. Ndërkohë nga radhët e opozitës nuk ka marrë pjesë asnjë deputet.
Një ditë më parë, deputeti socialist Taulant Balla, i ftoi të gjithë deputetët të bojkotojnë festën dhe të ardhurat që u shpenzuan për të të shkonin për fëmijët në nevojë dhe pensionistët e azileve.