Topalli, mesazh të koduar Lulit

redaktor

Zgjedhjet brenda strukturës së Pd-së kanë bërë dhe kurbanin e tyre. Jozefina topalli tashmë mbledhjet e kryesisë së PD do t’i ndjekë nga televizori, pasi Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë atë.

Topalli nuk pranoi të bënte në reagim publik për këtë, por në rrethin e ngushtë është shprehur se hakmarrja nuk do vonojë. Ajo ka shkruar një status në Facebook tri ditë më parë me një mesazh që duket se i adresohet edhe Lul Bashës, po që mos duket se është bërë me “armikun Rama” i lëshon dhe këtij ndonjë vickël.

“Zgjedhësit zgjedhin njerëz, që më pas injorojnë arsyet përse janë zgjedhur dhe pastaj nuk mund të ankohen. …Hillary Clinton. Në Shqipëri ndodh që “të zgjedhurit” të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e arsyeve përse janë zgjedhur. Por shqiptarët të paralajmërojnë se edhe “të zhdukin” po i mashtrove, siç paralajmëruan më 22 nëntor”, shkruan Topalli.

Mirë do ishte që Jozefina të përqendronte forcat në një drejtim se edhe me Lulin edhe me Ramën njëkohësisht, pak e vështirë të merret. Gjithsesi, Luli në asnjë rast nuk duhet ta hiqte qafe Jozin. armikut i hiqet rreziku kur e mban afër, do thoshte profesor Kaç Iislami 🙂

Share This Article
2 Comments
  • Ka te drejt iken kjo dhe te vjetrit me kontribut dhe hyn ajo baxhella Duma SUMA. Te pakten te fusnin njerez me moral

  • Xhozi u kap per zhelesh dhe u nxorr jashte nga Luli. Por, edhe Luli s’e paska te gjate. Do kapet per zhelesh nga Xhozi dhe do nxirret jashte. Qit e fut u be kjo pune..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *