Topalli në Britani, premton zgjedhje të lira

redaktor

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Britaninë e Madhe. E ftuar nderi e homologut të saj Bercoë, ajo mori pjesë në takimin konfidencial të forumit më të lartë të vendimmarrjes të Dhomës së Komuneve, ku vendoset axhenda e punimeve parlamentare.

Sipas Topallit, anëtarësimi në BE përbën një interes kombëtar strategjik për Shqipërinë. “Pavarësisht se ky është një vit elektoral, agjenda e integrimit do të ndiqet me përparësi”, theksoi ajo, duke shtuar se qeveria shqiptare është thellësish e angazhuar për të realizuar zgjedhje të lira, të drejta e transparente me standardet më të larta europiane.

Zoti Bercow tha se “të gjitha forcat politike në parlamentin britanik mbështesin thellësisht integrimin e Shqipërisë në BE dhe ne shpresojmë që kjo të ndodhë sa më shpejt”.

Gjatë vizitës kryeparlamentarja shprehu interesin për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik dhe nxitjen e investimeve britanike në Shqipëri, kryesisht, në privatizimin e sektorëve strategjikë si në atë të energjetikës, industrisë së naftës, sektorit të minierave dhe të turizmit.

Share This Article
5 Comments
  • Ku e ka kapelen kjo laraska?

    SIkur kishte hy uji ne pedonale sot ne Shkoder dhe nuk ka rene asnje pike shiu dhe as ka shkrire ndonje m3 bore. 😛

  • A din ti Jozefin me i ra dybekut?Si puna e Nafijes?Boll mire,jena tuj shku drejt prosperitetit,ose ma mire jena tuj pros-perue,(ne shqip i thone po shkojme drejt perroit,qe ne te vertete eshte nje lum qe po na mer me vete )Demokraci alla Albanistan,ham dyryla Jozefin,a me fal ti je katolke

  • Zhozi, premton zgjedhje te lira te ndershme, trasparente sipas standartve me te mira Evropiane. Me e perkthy Zhosin sipas kodit te PD do te behen zgjedhje te burgosura, nen vezhgimin e policise e bandave te PD, te pandershme ( kurvash) ,jo te tejdukeshme ,qe te mos shikohet dora e Sali Babajit me 40 hajdut se si perdhosen dhe vidhen zgjedhjet. Ne Evrope ka edhe ndonje Koqe qe beson ne profecit e Hijenes Zhosi. Shikojeni Sali Hajdutin ker flet e ben fytyren si shpirt i keq qe te tjeret i bihen ne qafe kot se ky eshte Enjelli,lexo Djalli vet

  • Rezultatet e vizites te zonjes Jozefine ne Britani me siguri do te jene te sukseseshme nga qe ka mare per keshilltar me vete edhe dy “plehra te opozites”.Sigurisht kryetarja e jone i mendon dhe i shpreh tek pritesit e saj “zgjedhjet e lira dhe te ndershme” ashtu si jane zhvilluar deri tani,gjate 22 viteve te demokracise ku snjehere nuk kemi thene gje tjeter vecse kemi menduar dhe kemi permendur fjalen “VJEDHJE E VOTES”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *