Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka festuar sot në Elbasan, ku zhvilloi një vizitë në Panairin “Dita e Verës 2013”. Pasi uroi qytetarët për festën e Ditës së Verës, Topalli tha se bizneset në Elbasan janë rritur vit pas viti dhe do të vazhdojnë të rriten pas përfundimit të rrugës Elbasan-Tiranë.
“Jam e sigurt se edhe me përfundimin e rrugës Elbasan-Tiranë do të jetë një numër shumë më i madh biznesesh. Ajo që më ka bërë përshtypje këtë radhë janë emigrantët shqiptarë, të cilët 20 vite më parë lanë Shqipërinë, me pamundësinë për të jetuar në këtë vend dhe tashmë janë kthyer në Shqipëri kanë hapur biznese. Bizneset e tyre janë prezente në këto panaire, ku ata kanë sjellë eksperiencën e tyre, si edhe kanë krijuar biznese të reja, duke rritur numrin e të punësuarve”, u shpreh Topalli.
o joz a ke shku ala ne postribe se ata ta mbeshtesin kauzen tane i ke qu tan per lesh se tash ne rrethina ta kan vra ate qe te ka mbeshtet ne zgjedhje ke gjet ndonje kriminel tjeter per votat e 23 qershorit apo do shkosh per kryetare bashkie ne tirane ne vend te lulushit se lulushi do marri partine fashiste pas 23 qershorit partine e karaduzes se vuqidolit
Vetem kapitali yte dhe bisnesi i gjyshit Sadam Sali ka rritje.