Topalli ngjan si kryetarja e Agimit të Artë

anazapta

E nderuar gazeta DITA. Nuk i ngre dot zërin televizorit kur transmetohen punimet e Kuvendit, se të vjen turp të dëgjosh. Kjo Topalli është një turp i madh që mbështetet në atë karrige, një radikale me gjuhë fashiste, një grua mediokre që nuk ka as butësinë e gruas as finesën e politikanes. Vetëm kryetare Kuvendi nuk mund të jetë ajo, sepse Kuvendi është i gjithë shqiptarëve, kurse zonja Topalli mund të jetë kryetare e lagjes së vet me atë gjuhë që flet, por jo e gjithë Shqipërisë.

Si nuk i vjen zor, grua në atë moshë e në atë pozicion, me sjellje ordinere. Unë nuk e di çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane, kam dëgjuar plot gjëra për të dhe nënën e saj që nuk dua t’i besoj, dhe ashtu shpresj të jenë gënjeshtra, por Topalli duhet ta justifikojë atë pozicion, nuk mund të sillet sikur është kryetarja e Agimit të Artë në Greqi.

 

SMS në DITA Në 0689073730

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *