Topalli: Nuk keni parë gjë akoma! Duhen përmbysur!

Dita

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në një reagim për ngjarjen e ndodhur në Laç shprehet se, kjo ngjarje ishte e pritshme pasi deputeti i PS-së ka qenë pjesë edhe më parë e ngjarjeve kriminale. Topalli thotë se, Armando Prenga ka ushtruar dhunë dhe brenda Kuvendit. Ish-kryetarja e Kuvendit akuzon se janë 18 kolegë të saj në Parlament që janë të inkriminuar dhe bën thirrje për përmbysje të “Aleancës së Qelbësirave”.
Reagimi i Topallit: 

“Kur deputeti qëllon me armë brenda komisariatit! Pse të çuditemi? A nuk e dinim të gjithë kush janë deputetët e Ramës në Parlament? A nuk ka ndodhur dhunë brenda parlamentit? A nuk e kemi denoncuar dy vite rresht në Parlament se këto kanë rekorde kriminale? A nuk e zgjodhi Rama këtë dhe 18 kolegët e tjerë të tij në Parlament pikërisht për këto cilësi specifike? A nuk i mbrojti Rama të gjithë këto edhe kur këto hiqnin rrypin me godit si kafshë kolegët e opozitës? Dhe po bën edhe sot çdo gjë për ta mbrojtur! Nuk keni parë asgjë akoma, jo! Këto janë vetëm Aleanca e Qelbësirave! Dhe qelbësirat duhen përmbysur!”, shkruan Jozi në Facebook.

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *