Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka ftuar opozitën të jetë e përgjegjshme, duke i kujtuar se pa votat e saj nuk plotësohen kushtet e kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit.
“Nëse nuk do të duheshin votat tuaja nuk do u isha lutur. Por këto ligje kërkojnë votat tuaja, pa votat tuaja nuk plotësohen kushtet e Brukselit. Është e patolerueshme kur sot që PE diskuton për ne, ne të mos votojmë ligjet që na duhen për veten tonë”- tha Topalli.
Ndërkohë Kuvendi ka nisur punimet e sotme me diskutime e debate për ligjin për personat me aftësi të kufizuara.