Topalli poston foto të qeverisë në parlament, pa ministrat e LSI-së!

redaktor

Para pak ditësh, Jozefina Topalli dhe Lulzim Basha dolën përpara konventës së PD për punësimin, duke u përpjekur që të tregojnë me fjalimet e tyre se kush do jetë pasuesi i kryeministrit Sali Berisha, që ndryshe sa ndodhte më parë, nuk arriti do të entuziazmonte njerëzit.

Sot mediat e forumet gëlojnë nga lajmi se Ilir Meta i ka dhënë duart Partisë Demokratike. Vetë zyrtarët e PD pranojnë nën zë largimin e tij, por ende nuk dihet se cila është atmosfera brenda PD-së.

Kryeministri Sali Berisha nuk dukej në humor të mirë.

Por të paktën dikush nga mazhoranca duket se e ka marrë me sportivitet.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka postuar një foto nga punimet e Kuvendit, ku në panelin e ministrave nuk ka asnjë zyrtar të LSI. Vetë Topalli duket e kënaqur, pasi prej kohësh përflitej një aleancë mes Metës dhe Bashës.

Të jetë e vërtetë?

Për momentin ka shumë turbullira.

 

Tema

Share This Article
2 Comments
  • Xhozi ka te drejte dhe tallet me foton ne kuvendit ku nuk ka asnje Minister nga LSI e Padrinos ,Ilir. Kete person ne forme katrori, pa qafe, nuk ke ku ti lidhesh kollaren, qelbet ere korrupsione dhe gjaku te 21 Janarit , kerkojne te na i lene ne dere, si kopil qe eshte, per te ndotur PS. Nje koalicion PS – LSI per cdo qytetar te zhgenjyer dhe te lodhur, do te transferoje votat tek AK dhe ky do te jete vendimi me i drejte

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *