Topalli-PS: Sot keni përvjetorin e Enverit, Ruçi: Ku e ke Berishën

redaktor

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli teksa pritej votimi i projektligjeve që u diskutuan në seancën e sotme parlamentare, ironizoi ligjvënësit socialist teksa i bëri thirrje që të votojnë 3 ligjet që do i hanin rritën jeshile Shqipërisë për BE.

“Sot kemi përvjetorin e vdekjes se Enver Hoxhës, votojmë edhe ligjet”, tha Topalli.

Si replikë, kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruci i kërkoi kryeparlamentares të ndalë provokimet ndaj socialistëve në sallën e Kuvendit teksa vuri në pah mungesën e kryeministrit Berisha.

“Zonja kryetare është e dyta herë që provokon opozitën. Unë po vrisja mendjen që në një seancë kaq të tensionuar , pyetja është ku është kryeministër doktor, tani mendova që mendon akoma që Enveri është gjallë”, tha Ruci.

Topalli: “Është në bashkëbisedim me qytetarët. Ndërsa juve ju shoh të mërzitur keni marrë kurorat, keni marrë aleatët, a prisni vizita./bw

Share This Article
9 Comments
  • ne qoftese ka komuniste spiune hajdute nje nga ato asht jozefina topall berisha hajdutja e shkodres me toka

  • Nuk presin vizita nga demokrat te vertet por po na pretendojn nje rruge me emrin enver hoxhes ,per te kujtu dhimbjen mijera qytetareve nuk po e marr vesh per cfare ? mos eshte hero i turturave internimeve dhe per kete duhet kurorezuar me emrin e nje rruge ??? Sa turp.

  • Gabim ka bere Jozefina qe i ka lenduar zemren ish sekretarit te pare te komitetit e partis per Tepelenen.Mendej mininister i mbrenshem i PPSH.Ne kongresin e 10 te PPSH ndrruen vetem vetem emrat.Sa per gazeten zeri i popullit ju lumt e kan qe nga viti 1942.Po ne fakt kurr nuk ishte i popullit.

  • HOSANA BERISHA

    Nga Fatmir Lamaj

    I burgosur politik

    Këndo kaposh bishtprerë i qymezit enverian,

    Komunist e spiun, më i keqi sharlatan,

    Çdo ditë këtij vendi i nxin jetën anembanë,

    S’je veç një lepur, që do të dukesh luan.

    Veç servilët e spiunët që duan para

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    E ktheve Shqipërinë në thertore gjigante,

    Masakrohet e tëra, prej një kapobande,

    Në hipnozën vrasëse, të një propagande,

    Çdo minut’ e orë krijon veç mirazhe.

    Ti na vret e na pret e na bën pastërma

    Spiunët e servilët në kor “Berisha hosana”

    Ti, që na grabite pronat e lirinë,

    Mbi dhimbjen tonë, e ngrite lavdinë,

    Ti, që te Zoti s’ke asnjë besim,

    Çdo ditë që kalon, përdhos Shqipërinë.

    Veç qorrave u duket sikur bën kala

    Në kor bërtasin… “Berisha Hosana”

    Der’ dje karshillëk i bëje Amerikës,

    E sot i lëpihesh si laro prej frikës,

    E sa kurthe ngrihen në honet e politikës,

    Njihen buzëqeshjet për hir të etikës.

    Në këtë vend të mjerë u bëre padishah.

    Por ata s’mund të thonë Berisha Hosana

    Je bërë si babagjysh i vitit të vjetër,

    Që premtimet e tija, mbeten veç në letër,

    Përveç zhgënjimit, s’ofron dot gjë tjetër,

    Ariu i djeshëm është kthyer në një ketër.

    Tani dhe më besnikët s’të duan në këtë dynja

    Të gjithë në kor thërrasin: Iiiik Berisha…

    Nga mëngjesi gjer në darkë, veç leh pa u ndalur,

    Me dhimbjen e një populli, sa shumë ti je tallur,

    Po në këtë botë, askush s’ka për ta falur,

    Tani je një kufomë, e vdekur dhe e pakallur.

    Ortakëri krimi i mbyllur në kala,

    S’ka më neronë, kush këndon “Hosana”

    S’ka falje neveritëse, përbuzje e pendesë,

    As nga ata që të falën njëherë ty o i pabesë,

    Po ti gënjeshtrën e ktheve në art e në ves,

    Tani kush të beson s’është veçse një pervers.

    Dhe ata që të mbajtën gjer dje në krah,

    Nesër s’do thonë më… Berisha Hosana

    Zgërdhiheshe si kukudh, kur u dogj Iraku,

    Kënaqësi xhelatësh të shkakton veç gjaku,

    Por në fytin e lodhur po të shtrëngohet laku,

    A se shikon fundin që ka mbrritur te pragu?

    Humbe nder e vlerë, s’je më padishah

    Askush s’bërtet më Berisha Hosana

    Çirresh der’ në dehje, çdo ditë në mitingje,

    Drejtësinë e ktheve, një arkivol për ligje,

    Anija po të mbytet në të ashprat brigje,

    S’ecën dot më tej, për ty nuk ka më shtigje.

    Dalëngadalë po mbytet, në detin Tramunda

    Sirenat e djeshme, po harrojnë… Hosana

    Zhgënjimi dallgët, po i ngre dalëngadalë,

    Kalorës i vetëshpallur, ke mbetur sot pa kalë,

    Ëndra më e keqe, do jesh për çdo shqiptar,

    Pa ty do të jemi të lirë dhe krenarë.

    Koha të ka ikur, Kohë për ty më s’ka,

    Veç në ferr mund të dëgjosh, …Berisha Hosana

    Ju krimba mbijetues, të lodhur e mjeranë,

    Që ju duket horri, një burrë babaxhan,

    Për pushtetin e tija, do vrisnit dhe babanë,

    Ai tek të huajt, na shiti dhe vatanë.

    Ai qesh e tallet, me ju bën tralala,

    Ju shurdhë e të verbër bërtisni… Hosana

    Ulërin e bërtet, nga mëngjezi deri në darkë,

    Si qen i tërbuar, që nxjerr e lëshon jargë,

    Në limanin e shpresës, për të s’ka më varkë,

    Stuhia që po vjen, do e çojë sa më larg.

    Banditët e horrat s’do kenë më baba

    Të zhgënjyerit s’do thonë Berisha Hosana

    Në aleancën perverse, Horra dhe Kopukë,

    Po mbani në pushtet një kryedallkauk,

    Që çdo ditë ju lë fëmijët tuaj pa bukë,

    Për pjatën e boshatisur sot nuk ka më lugë.

    Shqiptarë! Në atdheun tuaj sot jeni me qera,

    Ndaloni të marrët në… Berisha Hosana

    Turma që shqyen vetveten e uritur,

    Tek djalli fare lirë, shpirtin e ka shitur,

    Dhe nga shpina ai, kurrë s’ka për ti zbritur,

    Flamurin e vdekjes rri duke valëvitur.

    Horra e bastardë, tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana

    Ulërini lart e poshtë, si laro të braktisur,

    E harruat rrugën, për ku ishim nisur,

    Tradhëtuat vetveten, si shushunja të shashtisur,

    Tani s’ju mban më mbi kurriz, ky populli i mërzitur.

    Horra e bastardë tek PD-ja kuplara,

    Kauisni si hienat… Berisha Hosana.

    Plehra të rinj, të vjetër e të vonuar,

    A ju bren ndonjëherë, ndërgjegja e tradhtuar,

    Do ikni nga kjo botë, të përbuzur e të harruar,

    Ku, ndoshta edhe fëmijët, s’kanë për t’ju kujtuar.

    Ulërini lart e poshtë, si derra mashallah

    Me hungërimën tuaj… Berisha Hosana

    Morali ka vdekur, turpi u bë mbret,

    Kryekomunist,i veç klith e bërtet,

    Si pjella e djallit, në fron e pushtet,

    Me shpatën në dorë, këdo vret e pret.

    Ju laro t’paguar, lihni badihava

    Me zërin e ngjirur… Berisha Hosana

    Dalëngadalë, po vjen fundi i gotës,

    E retë e zeza, vërtiten sipër kokës,

    Kambana e vdekjes, është kambana e votës,

    Po largohet mjegulla, nga sytë e Europës.

    Dallkaukët e horrat, që të ngritën aq la.

    Do heshtin së thirruri… Berisha Hosana

    Gjithë kohës duke sharë, të vdekur e të gjallë,

    Në tregun e turpit, atdheun ktheve në mall,

    Çdo ditë greku kafshon kufijtë tanë,

    Për shqiptarët, s’do ketë nesër as tokë për varr.

    Ti nuk njeh më, as Zot e as Allah

    Të pafetë në kor, thërrasin… Berisha Hosana

  • Mbi 6000 te vrare per hakmarrje e mbi 3000 te vrare ne luften civile ne 97-ten e qindra vrasje tjere shkon numri ne mbi 10.000 njerez te vrare me arme te zjarrit ne 20 vite te demokracise. E kete shifer nuk e arriti as perafersisht diktatura e hekurt e Enver Hoxhes ne 45 vite te sundimit.
    Nuk e adhuroj dikaturen e nuk ia deshiroj askujt nje jete ne te, po kur del bilanci ne favor te diktatures bej pyetjen.Qka dojm e kush jemi ???

  • Eh moj Jozefine e nderuar me cilet po flet ato jane me te keqij se enveri .O ZOT MOS E LE SHQIPERINE TONE TE DASHUR NE DORE TE ENVERISTEVE TE RINJ.

  • 1.Per ata qe nuk e dine…..:Komunistet ndalohej nga statuti i partise te terhiqeshin ne bashkpunim,kjo munde te ndodhete vejtem me lejen e sekretarit te kQ TE PPSH ne raste teper te rralla
    2.ne bashkepunim zakonisht terhiqeshe lin te deklasuarit
    3.ATA QE BEJNE SOT SHUME ZHURME KUNDER SIGURIMIT NUK ESHTE CUDI TE JENE BASHKEPUNETOR TE TIJ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *