Deputetja demokrate Jozefina Topalli akuzoi kryeministrin Rama se ka shkatërruar politikën.
Duke folur në Kuvend, Topalli ia njohu dhe këtë “meritë” Kryeministrit krahas kanabizimit të vendit dhe eksodit të shqiptarëve drej vendeve të BE.
Jozefina Topalli: Gjatë këtyre viteve në opozitë unë kam ngulur këmbë për dy gjëra, duke akuzuar Kryeministrin e vendit. I kam thënë vazhdimisht që nëse do të mbahesh mend për diçka dy janë gjërat: E para është periudha e qeverisjes sate gjatë të cilës shqiptarët kanë ikur sepse nuk ndihen me shpresë dhe e dyta gjatë periudhës sate ky vend është mbuluar nga hashashi.Ndoshta duhet ribërë një rivlerësim, gjëja më e rëndë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe nga ky Kryeministër është shkatërrimi i politikës. Jetojmë në një sitem politik të thyer që nuk përfaqëson, nuk ka kauzë dhe në një periudhë dhe vend ku gënjeshtra është rregulli dhe e vërteta duket sëmundje. Kur Kryeministrit hipokrizia i duket sinqeritet dhe krimi i duket i respektueshëm të vjen nganjëherë të mbyllësh gojën, të ikësh fare nga salla sepse fjala nuk ka peshë.Asgjë nuk ka kuptim sepse ka shkatërruar politikën. Unë e di që ka një ndjenjë neverie ndaj poltiikës, problemi është se politika është diçka shumë serioze. Shumë persona në këtë parlament të rankuar lart në toppolitikën janë ngujuar në burgun e tyre.
Sipas Topallit situata është e atillë sa të gjithë sëbashku po rrëshqasin.
Topalli: Nëse kemi krim, bazën e ka tek korrupsioni i politikës dhe vendimarrjes. Mafia po merr vendimet, mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës.Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të kuptojmë se të gjithë sëbashku po rrëshqasim.
Një përgjigje i rezervoi Ramës edhe për investimet në qarkun e Shkodrës.
Topalli: Investimet në qarkun e Shkodrës në periudhën 2005-2013 kanë arritur në vlerën 670 milion dollarë, ky flet për 20 milion dollarë. Janë ndërtuar 930 km rrugë me vlerë 200 milion dollarë, nga të cilat 232 km rrugë kombëtare, 208 km rrugë rajonale nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, 490 km rrugë lokale në komuna e bashki. Gjatë këtyre 3 viteve nuk di jo 3 km rrugë, zero, në çdo gjë zero. Sot mu në qendër trë qytetit të Shkodrës do shihni dyqanet e mbyllura, jepet me qera. Nëse një qytet i është rënë në qafë historikisht ai e ka emrin Shkodër.

Z Topalli pashe ne kete artikull se jeni teper e shqetesuar per problemet qe ngrini.Z Topalli te gjithe shqipetaret e dine se nuk ke lene vend ne bote pa e vizituar ,gjithe keto shpenzime qe ju keni bere me cudit fakti si nuk te kane arestuar ?!!! Na hiqesh e pikelluar per varferine e madhe te popullit te cilet nuk kane buke te hane ,jeni hipokrite .Pse i prishet dhe i rafshuat fabrikat uzinat kombinatet fermat ,demokracine e sollen edhe shtetet e tjera te Europes lindore por ato nuk i prishen.Sa here te eshte mbytur Shkodra e kethyet ate ne Venecia ku ne rruget e saj u vune ne perdorim barkat te kujtohet ? Mire e mbytet Shkodren po a e demshperblyet ate ,jo .Sa here kishte shira ne vend e gjithe Shqiperia mbytej,pse nuk pastruat kanalet per kullimin e ujrave por duhet te vinte kjo qeveri e te bente keto e shume e shume gjera te tjera.Ju shqeteson fakti se u larguan shume qytetare drejt Gjermanise,pse po te ishit ju me partine tende do ti kishit ndaluar ata? kur vete shteti gjerman e shpalli lajm kerkese per fuqi punetore.Kanabisi ju ka sekelldisur shume per kete problem dua te them ata qe e kultivojne ate jane elektorati juaj te cilet votojne per ju dhe pd tende.Te jeni te sigurt 100%me kete cilesi qe pd ka ne drejtimin e saj po ashtu edhe ne baze populli do t’ju organizoje te shtatat.Demokratet e mire qe keni ne radhet tuaja po ju largohen edhe ata se bashku me ne ne vdekjen e pd do te marrin pjese ne keto te shtata .