Jozefina Topalli, një nga zërat më kritikë të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, ka folur lidhur me mungesën e saj në takimin e organizuar një ditë më parë në Akademinë e Arteve nga grupi anti-Basha.
Në emisionin “Kjo javë” me gazetaren Nisida Tufa në “News24”, Jozefina Topalli thotë se ajo ka kërkuar dorëheqjen e Bashës nga PD, fill pas humbjes në zgjedhjet e 25 qershorit.
Topalli thotë se demokratët e thjeshtë e kanë treguar qëndrimin e tyre ndaj Bashës që në zgjedhjet e 25 qershorit. Sipas saj, është përgjegjësia e Bashës që e çoi PD në këtë situatë.
“Jam në këtë frymë, kam qenë e do të jem. Nuk bie dakord me termin grupi anti-Basha se nuk është e tillë. Janë me mijëra anëtarë të PD, deputetë, ish-drejtues të PD të cilët kanë një thirrje, apel për një analizë. Ka ndodhur një gjë e madhe, një tërmet, nuk mund të bëj sikur nuk e kam parë, apo dëgjuar.
Nuk mund të bëj sikur vetëngrirja e kryetarit është diçka normale, është sharlatanizëm. Dhe kjo më pas vijon me shkelje të statutit.
Çdo përpjekje për të vendosur në shina statutore, për t’i thirrur ndërgjegjes, në mënyrë që PD të mos mbetet peng i një njeriu që e ka çuar në rezultatin historik më dramatik, është gjëja më normale që mund të mendohet. Unë kam patur një kërkesë për dorëheqje të parevokueshme të Bashës pas humbjes së 25 qershorit. Ata që thonë që mos të japë dorëheqje, nuk e duan PD.
Ata që kërkojnë dorëheqjen e njeriut që i futi thikën PD-së, ata e duan PD. Në fakt demokratët e kanë shkarkuar atë më 25 qershor”, tha Topalli.

J. Topalli, nje mediokre e shkalles siperore. E afte per asgje. Si gjithmone pret t’ia nxjerrin te tjeret “geshtenjat nga zjarri”. Por edhe injorante e papare, kur deklaron:
Nuk jam dakord me emertimin anti-Basha, por Basha ka shkaterruar te djathten, etj, etj, pra jam kunder veprimeve te tij!!!! Po te ishte ne listen e famshme, atehere Basha do te ishte kryetari i nderuar …
Cfare te thuash, ky eshte niveli i politikaneve qe meritojme..
Avniu
Oportuniste. Kerkon te haje ne dy krah
Ik moj baxhelle ! A nuk u ngope me pushtet pergjate 27
vjetesh ? Nje karrieriste e terbuar plakushja e shkodres !
Ne ferrin e Dantes perfundofsh moj shtrige e Salemit !
Plehre qe koha te nxorri jashte ne kosh. Shko ha leket qe vodhe se te dalin e teprojne.
Ju Jozefine e meritoni kete grop ku keni rene! Nuk ka justifikime ! Cfare mbollet ate korret! Bashke me shkatrimin e tuaj ,mbaron dhe rrokullisja ne grop ku ju e futet Shqiperine ! Tani duhet pune dhe interigjence te ngrihet lart kombi shqiptar ! Por jo me me brezin tuaj ! Qeshu rini qeshu bota eshte e jotja ! Jozefine je plakur shko dhe rri ne shtepi se nuk je me as per partine as per publikun ! Nuk ta ka njeri nevojen !