PDIU bën me dije me anë të një deklarate për shtyp se Rezoluta e 8 prillit 2004 për çështjen çame konsiderohet e miratuar, pas përfundimit të hetimeve të administratës së parlamentit.
Sipas PDIU, Rezoluta çame do të hyjë në fuqi zyrtarisht nga Parlamenti me botimin në Fletoren Zyrtare.
“Rezoluta për çështjen çame, e propozuar konsensualisht nga Komisioni i jashtëm i parlamentit në 8 prill 2004, do të hyjë në fuqi brenda pak ditësh me botimin në Fletoren Zyrtare. Ky është konfirmimi i kryetares së Parlamentit zonjës Jozefina Topalli, bërë dy deputetëve të PDIU-së, zotit Shpëtim Idrizi dhe zotit Dashamir Tahiri. Kjo përgjigje e saj vjen pas hetimit të kryer nga administrata e Kuvendit të Shqipërisë, në bazë të së cilës është konkluduar se rezoluta e vitit 2004 është e miratuar. Kryetarja e Kuvendit, znj. Jozefina Topalli e ka dërguar tashmë për botim, pas kërkesës zyrtare të dy deputetëve të PDIU-së, z. Shpëtim Idrizi dhe z. Dashamir Tahiri”, thuhet në deklaratë.
“Teksti i asaj rezolute ka shumë ngjashmëri me tekstin e propozuar nga PDIU-ja: ajo kërkon heqjen e ligjit të luftës, kthimin e shumë të drejtave dhe lirive njerëzore për shtetasit shqiptarë në përgjithësi dhe çamët në veçanti. E certifikuar dhe riaktivizuar sot, kjo rezolutë shënon ripohimin e vullnetit të Parlamentit për çështjen çame si një çështje që ekziston dhe që duhet zgjidhur medoemos. Tani qeveritë e ardhshme kanë për detyrë që t’i përmbahen vullnetit Sovran të parlamentit dhe nuk mund ta injorojnë më këtë çështje të rëndësishme kombëtare.
PDIU e vlerësoi këtë vendim si një vendim historik që detyron shtetin shqiptar të trajtojë çështjen çame në axhendën zyrtare.
“Kjo përgjigje e kryetares së Parlamentit të sotëm, e cila ka fuqi të rishikojë gabimet proceduriale të legjislaturave të mëparshme, në momentin e hyrjes në fuqi, ka rëndësi jo thjesht juridike, por dhe politike. Nxjerrja nga pluhurat e harresës së atij teksti rezolute për të cilën shoqata Camëria bëri shumë përpjekje duke u përgjakur me policinë ka kështu një rëndësi simbolike. Presioni dhe këmbëngulja e palëkundur e PDIU-së çoi në shkundjen e parlamentit shqiptar dhe në demaskimin e një përpjekje për të shtrembëruar dhe fshehur miratimin e rezolutës çame në 2004 akt ky që përbën një shkelje të rëndë dhe paprecedentë. Prandaj PDIU do të kërkojë në një moment të përshtatshëm krijimin e një komisioni hetimorë për të sqaruar e zbardhur rrethanat dhe përgjegjësit e fshehjes së rezolutës së miratuar”, shton PDIU.
“PDIU vazhdon të mbetet e mendimit se miratimi i rezolutës është beteja e parë e fituar në luftën e saj për zgjidhjen e çështjes came. Ajo do t’i bëjë presion partive të mëdha që t’i përmbahen kësaj rezolute, sepse megjithëse kanë kaluar shumë vite, shumë pak është bërë për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Rezoluta nuk është qëllim në vetëvete: ajo është mjeti për të arritur tek qëllimi: zgjidhja e plotë e çështjes came, restaurimi i gjithë të drejtave të komunitetit martir çam dhë vënia në vend e dinjitetit kombëtar shqiptar. Konfirmimi i miratimit të kësaj rezolutë përbën një hap të madh e të rëndësishëm në drejtim të përmbushjes së këtij qëllimi të madh e fisnik”, përfundon deklarata.
Shpëtim Idrizi pak kohë më parë ishte shprehur se do të dorëhiqej nëse nuk miratohej projektrezoluta e paraqitur prej tij në Kuvend. Me njoftimin e sotëm Jozefina Topalli i ka shpëtuar postin kreut të PDIU-t…
Pirdh o Idrizi pirdh,se mbas ca diteve,do te shfryhesh.Sabit Brokaj, e shpjegoi shume qarte, se nuk eshte votuar rezoluta,por eshte votuar futja e saj ne seance ose jo.Edhe per kete.nuk u siguruan votat e nevojshme.Por,si per cdo corbe,qe gatuhet ne guzhinen e PD-se edhe kjo,nje e tille corbe eshte.Vec se kete rradhe, per te shpetuar bythen e tyre,per te mos rene qeveria dhe per te shpetuar edhe bythen tende, per te mos dhene doreheqjen.Pra, ju leverdis te dy paleve,qe te lani halete tuaja,por jo te Cameve.Kjo e tilla ben mu,por nuk do te te ndrise.Ceshtjen Came,do e mbrojne opozita e sotme,e cila ka nje program te qarte per kete dhe do te bashkepunoje ngushtesisht me “Aleancen Popullore” dhe jo me ju “xhepaxhinjt” e Fatos Nanos dhe Sali Berishes.Perse nuk i kerkon llogari Saliut,se Nanua tani hapset e kashtes ka,per mos pjesemarje ne ate seance.Akoma nuk e kuptoni ore te zinj ,se sa here Saliu gatuan mut,ai nuk merr pjese ne seance,qe neser te mos mbaje pergjegjesi?Shikoje edhe sot,gatoi corben me KQZ-ne dhe vete nuk merr pjese “ne mbrojtje” te kesaj corbe.
Keta e mbulojne M*** me Sh****
Nuk kane bythe ta aprovojne vete dhe thone qe u aprovua 2004 po nuk u u shkrua.
Neser do dalin prape mbasi te marrin votat e do thone qe e beme gabim dhe duhet hequr ose ja lene peshqesh paralmentit te ri ta quaj te pa-vleshme se ashtu eshte ne fakt.
Votojeni ne parlament dhe kalojeni ne rregull simbas ligjit votat i keni cfare doni me ??!!!
Apo keni bere pakt me Grekerit dhe sdoni ta kaloni ne rregull.
dy derra ,dy derra ka cameria dhe pseudogreqia
qe te dy ,qe te dy shikojne mutim e tija
Miratimi i kesaj rezolute eshte nje fluske sapuni ,eshte si ajo cadra sa per te percjellur shiun,pastaj dalin avaze te reja.Ka 22 vjete qe ne kete vend mbreteron genjeshtra,mashtrimi,megjitheate perseri po hahet sapuni per djath.Nje burrenesh ne keta anet tona per fytyra te tilla qe vetem dijne te genjejne perdor nje shprehje te bukur:”Ketyre u ka mbetur per hijeshi vetem marrja,(turpi)ngaqe vetem pune te liga kane mesuar te bejne,sa kohe qe ky popull i ka varur veshet si te gomarit dhe han cdo corbe te prishur qe t’i vihet perpara.Nje turp i radhes,nje fakt me shume qe verteton se ne komandohemi nga Athina.Shpetim Idrizi ia ka me hile ceshtjes Came ,KOHA DO TA VERTETOJE.
E SHPETOI TOPALLI SE I DUHESHIN TE 2-JA VOTAT E PDIU QE TE KALONTE NE PARLAMENT VOTIMI PER HEQJEN E MUHO-S,POR CAMI PREJ KAUCUKU (IDRIZI DHE TAHIRI BASHKE) O NUK E KUPTOJNE SE JANE SHUME TE TRASHE OSE VAZHDOJNE LOJEN ME NE PATRIOTET E VERTETE QE NA DIGJET SHPIRTI ME TE VERTETE PER CAMERINE,,,,,,,,,!!!!!!!!!
Idrizi nuk mund te jete Cam, se vetem ceshjtjen Came nuk mbron. Po i kujtoj qe kur te rimartohet shefi i tij Fatosi t’i beje peshqesh dhomen e gjumit te rradhes prej 30 milion jekesh te vjetra. Ky eshte sederliu dhe politikani b.thlepires Idrizi.