Numërimi i legjislaturave në Shqipëri do të nis me daljen në skenën politike të Sali Berishës. Këtë e ka propozuar kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli në Këshillin e Legjislacionit. Deri tani, numërtimi i legjislaturave ka nisur nga viti 1946, kur u instalua regjimi komunist dhe sipas këtij numërtimi legjislatura aktuale është e 18-ta. Por, duke marrë si model disa vende europiane, që kanë përjetuar pushtimin fashist dhe regjimin komunist, kryetarja e Kuvendit, u propozoi deputetëve, që Parlamenti i Shqipërisë të vendosë për ndarjen e numërimit të legjislaturave sipas periudhave, që kur Shqipëria pati për herë të parë organin e saj përfaqësues të dalë nga Kongresi i Lushnjës më 1920. Që nga kjo kohë dhe deri në vitin 1946, regjimi komunist nuk njohu në mënyrë institucionale organet përfaqësuese të shtetit shqiptar. Vendimin konsensual të marrë nga Këshilli i Legjislacionit e paralajmëroi kryetarja e Kuvendit, sipas të cilës, edhe pse një akt i vonuar, ai i jep fund një padrejtësie historike gati 100 vjeçare. Pas pluralizmit, numërimi i legjislaturave nis nga 0. “Ne nuk do të pranojmë më që të kemi një numërim të rrejshëm të legjislaturave të parlamentarizmit shqiptar. Pra, nuk do të jetë më legjislatura e 18-të, kjo mund të jetë legjislatura e 7-të ose nëse pranohet mund të fillojë numërimi që nga viti 1920. Më e pranueshmja mbase do të jetë duke filluar nga ’90 dhe duke i njohur të gjitha legjislaturat që nga viti 1920”, deklaroi Topalli.
40 firmëtarët e aktit të Pavarësisë
Ndërkaq, në ambientet e kryesisë së Kuvendit, u vendos pllakata me 40 emrat e firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë. Kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje forcave politike që në këtë 100-vjetor të gjejnë konsensusin për integrimin e vendit. “Gjatë kësaj historie ka pasur njerëz, të cilët më shumë silleshin si tregtarë flamujsh, dhe këto ndoshta nuk mungojnë edhe sot. Ka pasur të tjerë, të cilët ishin matrapazë të ndjesive kombëtare, edhe sot të tillë nuk mungojnë, ndaj dhe ne duhet të nderojmë të vërtetat e historisë sonë”, u shpreh Topalli.
1 Comment
Ali Asllani – Hakërrim
Që nga Korça gjer te Shkodra mbretëron një errësirë,
nëpër fusha, nëpër kodra, vërshëllen një egërsirë!
Pra, o burra, hani, pini, hani, pini or’ e ças,
Për çakallin, nat’ e errët, është ras’ e deli ras’!
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
Ai rron për zotrinë tuaj, pun’ e tija, djers’ e ballit,
ësht’ kafshit për gojën tuaj. Rroftë goja e çakallit!
Shyqyr zotit, s’ka më mirë, lumturi dhe bukuri,
dhe kur vjen e ju qan hallin, varni buz’ edhe turi!
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!
Nënshkrim i zotris suaj nëpër banka vlen milion,
ju shkëlqen në kraharuar dekorata “Grand Cordon”!
Dhe kërkoni me ballhapur (!) komb i varfër t’ju thërres’
gjith me emrin tingëllonjës: Ekselenca e Shkëlqes’
dhe të quheni përhera luftëtar’ e patriot’,
në ka zot dhe do duroj’, posht ky zot, ky palo zot!
Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!
E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!
Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!
Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!
Sidomos ju dredharakë, ju me zemra aq të nxira,
ju dinakë, ju shushunja, ju gjahtar’ në errësira!
Ç’na pa syri, ç’na pa syri!… Hunda juaj ku nuk hyri:
te i miri, te i ligu, te spiuni më i ndyri!
Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!
Nëse kombi vete mbarë, nesër ju veproni ndryshe,
dylli bëhet si të duash, kukuvajk’ dhe dallëndyshe…
kukuvajka gjith, me lajka, nesër silleni bujar,
nënë dorë e nënë maska, shkoni jepni një kapar!
Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve!
Edhe ju të robëruar, rob në dor’ të metelikut,
fshini sofrat e kujtdoj’, puthni këmbën e armikut!
Që ta kesh armikun mik e pandehni mençuri,
mjafton bërja pasanik, pasanik dhe “bej” i ri,
dhe u bëtë pasanik, me pallate, me vetura,
kurse burrat më fisnikë, japin shpirtin në tortura!
Vendi qenka sofr’ e qorrit, vlen për goj’ e për lëfytë,
bëni sikur veni vetull’, shoku-shokut kreni sytë…
Dhe për një kërkoni pesë, po më mir’ njëzet e pesë.
Le të rrojë batakçiu dhe i miri le të vdesë!
Po një dit’ që nis e vrëret do mbaroj’ me bubullimë,
ky i sotmi zër’ i errët, bëhet vetëtimë
dhe i bije rrufeja pasuris’ dhe, kësi lloj,
nuk ju mbetet gjë në dorë, vetëm një kafshit’ për goj’!
A e dini që fitimi brenda katër vjet mizor’
nuk ësht’ yti, nuk ësht’ imi, është i kombit arbror,
ësht’ i syrit në lot mëkuar, ësht’ i vendit djegur, pjekur,
Ju do thoni si të doni… po e drejta dërmon hekur!
web:www.teksteshqip.com
Zgjidhni me sa yje do votoni
Web: http://www.teksteshqip.com/letersi/ali-asllani/poezi_100674.php#ixzz23HzrbRZK