Topalli “thyen” vendimin e Bashës, merr pjesë në NATO

Dita

Në një kohë që opozita ka bojkotuar parlamentin dhe në datë 22 pritet të zhvillojë protestën, Jozefina Topalli ka “thyer” vendimin e PD-së.

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, deklaron do të jetë pjesë e delegacionit Parlamentar shqiptar në Asamblenë e NATO-s, që do të mbahet në Hagë. Ky aktivitet pritet të çelë punimet në datën 21 nëntor dhe do të zgjasë tri ditë.

Me anë të një komenti në rrjetin social “Facebook” deputetja e PD-së, deklaron se në asamble do të jetë si pjesë e delegacionit të Parlamentit Shqiptar, vend anëtar i NATO-s. Në komentin e saj, Topalli thotë se Asambleja e NATO-s mblidhet në një kohë sfidash të mëdha për botën.

 

topalli

 

Share This Article
1 Comment
  • Po tamam, Jozi i paraprin gjèrave sidomos sfidave tè mèdha si NATO por Jozi tani e çan bllokadèn vetèm sepse nuk ka mè shanse mè tej, nè tè ardhmen.JepiJozi bèj çtè duash kèto kohè qè kanè ngelur,dietat janè klas si atèherè 1 vit mè parè, kujdes mos harro kapelen kur ke takuar papèn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *