Topalli: Tre ligjet do jenë në çdo seancë

redaktor

“3 ligjet, presin votën e opozitës dhe do të vazhdojnë të jenë në rend të ditës në çdo seancë plenare, derisa opozita të vendosë të japë kontributin e saj si detyrim ndaj popullit që e ka votuar”.

Kështu është shprehur kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një takim me senatorin Rene Van Der Linden, ish-President i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe ish-President i Senatit të Hollandës.

Sipas Topallit, bën të ditur njoftimi zyrtar i Kuvendit, “miratimi i 3 ligjeve nuk bëhet për qeverinë, por për qytetarët shqiptar dhe për projektin e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian”.

Van der Linden, theksoi se mbështet dhe inkurajon hapat e Shqipërisë drejt antarësimit në BE.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *