Katër ditë më parë, Jozefina Topalli kërkoi nga Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, që të ndalin sulmet e porositura ndaj saj, nga krerët e PD-së në rrethe.
Kjo e fundit u sulmua pas deklaratës së në zgjedhjet e 21 qershorit, PD doli më keq se në vitin 1991. Por, ndaj Topallit ka reaguar kreu i PD-së së Lushnjes, Myslim Murrizi. Ai e akuzon atë se ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit.
“E para unë nuk jam deputet dhe nuk kam qenë në mbledhje të grupit kështu që nuk di gjë çfarë është folur aty dhe nuk kam asnjë komunikim zyrtar për këtë “shqetësim” të kujtdo deputeti në lidhje me publikimin që kam bërë unë në statusin tim. E dyta statusi im është publik dhe vazhdon të jetë në faqen time dhe nuk ka asnjë emër të përmendur dhe nuk di që paska fantazues që paskan kuptuar që bëhet fjalë për to.
Dhe e fundit në dhjetor të vitit 90 si ish-student i lëvizjes studentore dhe sekretar i PD të institutit bujqësor të asaj kohe kam marr pjesë në atë lëvizje për të vendosur në Shqipëri fjalën e lirë dhe mendimin e lirë e kur nuk kam pyetur në atë kohë, nuk kam pyetur as në vitin ‘97 kur kam qenë një nga 16 deputetët që kishte gjithsej PD së bashku me zj. Topalli, nuk kam ndërmend të pyes njeri se çfarë duhet të mendoj dhe çfarë duhet të shpreh.
Për herë të fundit në punë të shtetit kam qenë në maj 97. Pra, në 25 vjet pluralizëm se demokraci më vjen keq ta them të vetmen gjë që kam fituar me shumicë, është liria ime e të menduarit dhe e fjalës. Kujt nuk i pëlqen lë të mos i lexoj e lë të mos i dëgjoj. Unë jam shpirt i lirë se nuk ja kam pas falur ndonjëherë shpirtin as PPSH e as të Sigurimit të Shtetit dhe nuk mundet të më thotë njeri hesht”, thotë ai për një gazetë shumë pranë Bashës.

Jozefina cfar do te bmjellesh do te korresh.
XHOSEFFF……ta kam pemendur edhe me pare, lere politiken (se mos keqene politikane) kur i thone fjales, shkelqimi i yt tani eshte te merresh me ate cka eshte: i gjate, i trashe dhe me pak kuriz te dale, shijoje XHOZI jeta eshte e shkurter, nje lloj shetitje e vogel nga materniteti ne voreza