“Viti i mbrapshtë ’97 dhe firmat piramidale kanë për arkitekt kryeministrin Berisha”. Kjo ka qenë një ndër akuzat që kryetari i Frymës së Re Demokratike i adresoi kryeministrit gjatë hapjes së degëve të kësaj force politike në Gramsh dhe Belsh.
Ish-presidenti Topi nuk ka kursyer akuzat as për gjendjen e rëndë që po kalon sistemi shëndetësor në Shqipëri, gjendjen e mjeruar të arsimit, pensionet, bujqësinë, blegtorinë e të tjera. Berisha ka monopolizuar cdo gjë, tha Topi, ka monopolizuar qeverinë, Kuvendin dhe të gjitha pronat e shqiptarëve.
“Populli revoltohet për atë që nuk i ofron politika, populli ka të drejtë të mërzitet nga mashtrimi i politikës, populli ka të drejtë të mërzitet me ato premtimet boshe dhe kur shikon veten të papunë, fëmijët të pangrënë dhe nga ana tjetër shikon se si pasurohen në mënyrë përrallore njerëzit afër pushtetit, atëherë cfarë mund të bëhet? Mund të bëhet ajo që ditën e votimit, njerëzit të mendojnë, reflektojnë që e ardhmja e tyre nuk duhet të bazohet më tek opsionet e politikës mashtruese”, tha Topi.
Kreu i FRD-së tha se kjo forcë do të vijë në zgjedhjet e 23 Qershorit me pak premtime, por të realizueshme. Ai premtoi se do të jetë gjithmonë në kontakt direkt me qytetarin dhe jo përmes bisedave virtuale.
Ku ishe qe 15 vjet ore zotëri?
Pse kët informacion nuk e transmetuan televizionet ?