Kreu i FRD-së, Bamir Topi, ka udhëtuar sot për në Mirditë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët e Rrëshenit. Gjatë bashkëbisedimit me simpatizantët, Topi tha se FRD-ja është kthyer në fobinë e kryeministrit Berisha, për të cilin zgjedhjet e 23 qershorit do të rezervojnë ndëshkimin popullor me votë.
Në përgjigje të deklaratave të djeshme të kryeministrit, kryetari i FRD-së përsëriti qëndrimin se FRD nuk do të bëjë koalicion me dy partitë e vjetra PD e PS. “Këto deklarata qesharake dhe të papërgjegjshme të tij tregojnë se është një kryeministër i dëshpëruar dhe në panik nga mbështetja mbarëpopullore e FRD”, tha Topi.