Gjatë një takimi me strukturat e FRD-së në Gjirokastër, ish-Presidenti Bamir Topi deklaroi se gjëja më e mjerueshme për këtë vend është ç’organizimi i së djathtës.
“Shqipëria ka të tjera nevoja dhe jo të pajtojë çiliminj të politikës” – tha ai.
Ish-presidenti është shprehur se përfaqësuesit e PPE dhe PE duhet ta shohin më me shqetësim situatën politike në Shqipëri pasi PD, që e ka konsideruar si një parti të familjes, jo demokratike, e ka lenë vendin pa të djathtë dhe pa opozitë.
Sipas Topit, historia e së djathtës në Shqipëri duhet të rikonsiderohet pasi nuk mund të shkohet më përpara me Sali Berishën.
I pyetur mbi reformat e ndërmarra nga qeveria Bamir Topi është shprehur se shteti ka nevojë të futet në normalitet, por burgu nuk është zgjidhja e duhur, duke patur parasysh faktin që shoqëria jonë është tradicionalisht e traumatizuar.
Më herët në një intervistë z.Topi tha se nevojë imediate tek e djathta është rotacioni i elitave të vjetra.
Ish-presidenti u shpreh se tashmë është e vërtetuar se “Pardesytë e bardha” u dizenjuan në zyrën e Ramizit, duke sjellë kompromentimin e drejtimit politik tek e djathta, si dhe të demokracisë e shtetit të së drejtës.
Ai nuk ka ngurruar ta quajë ish-kryeministrin halabak dhe skizofren, ndërsa ka akuzuar SHISH se e ka përgjuar edhe kur ka qenë President.

Personalisht nuk me vjen ndermend asnje lider tjeter, pervec kryetarit te FRD-se dhe z. Oketa, qe te munden te perfaqesojne sa me denjesisht te djathten shqiptare.
Meqe kjo opozite e dhjere i ka munguar gjithe keto kohe parlamentit shqiptar, cfare do e pengonte qeverine t’i ofronte partise se zotit Topi dhe PLD-se vendet ende te pafelliqura nga jashteqitjet e grupit qiftelia? 🙂 🙂
Presidenti Topi, për t’ i vendosur një “gjethe fiku” mbi lakuriqësinë e faktit që ai është vënë totalisht në shërbim të djemve të ish-bllokut të udhëheqjes komuniste, ditën e hënë, do të organizojë një ceremoni përkujtimore për viktimat e terrorit komunist në qytetin e Tiranës, në nëntor 1944, në kohën që forcat komuniste hynë në qytet. Në këtë ceremoni, që mbahet në 65-vjetorin e kësaj ngjarjeje, Presidenti Topi sigurisht që do të flasë me një patetikë false në nderim të këtyre viktimave. Por ajo që duan të dinë familjarët e viktimave dhe gjithë shqiptarët është e vërteta e kësaj ngjarjeje misterioze. Kjo ngjarje ka shumë aspekte enigmatike. Viktimat e terrorit komunist në Tiranë në nëntor 1944, shumica e të cilëve qenë intelektualë, me shkolla perëndimore, e dinin mirë se çfarë ishte komunizmi dhe terrori i tij, dhe e dinin se çfarë i priste kur komunistët të hynin në qytet. Komunistët e kishin treguar tashmë veten me terrorin që kishin ushtruar deri më atëherë.
Të gjithë ata që u vranë nga komunistët në Tiranë, në nëntor 1944 e kishin ndarë mendjen që të largoheshin nga Shqipëria. Dilema e tyre ishte vetëm mënyra se si do ta realizonin këtë gjë. Se në atë kohë një udhëtim i tillë kishte rreziqe të mëdha. Komunistët nuk donin që këta njerëz të largoheshin, se donin t’ i asgjësonin e t’ a mbyllnin llogarinë një herë e mirë me ta. Për këtë arsye komunistët sajuan një kurth. Në Tiranë u hap fjala se me t’ u larguar gjermanët nga qyteti, do të vinin disa aeroplanë të Kryqit të Kuq të cilët do të merrnin persona të përzgjedhur, sipas një liste që do të bëhej nga Kryqi i kuq Shqiptar. Për t’ i bërë gjërat të besueshme, një punonjës i Kryqit të Kuq Shqiptar, Myrteza Topi, babai i Bamir Topit, filloi të hartonte një listë me emra. Njerëzit e interesuar paguanin flori që emri i tyre të shënohej në atë listë. Myrteza Topi ishte njeriu i përshtatshëm për ta bërë këtë gjë. Në një intervistë që vëllai i presidentit, Flamur Topi dha në gazetën “Panorama”, në 23 korrik 2007, pra pak pas zgjedhjes së Bamir Topit president, thuhet:
“Dyqani “Flora”, ku Enver Hoxha kishte një nga bazat më të rëndësishme të luftës, ka qenë pronë e hershme e familjes tonë dhe për arsye ekonomike të parët e kanë shitur. Por vazhduan të kishin në pronësi disa dyqane të tjerë rrotull. Familjet tona e kanë ndihmuar disa herë Enverin… Familja jonë dhe të tjerë tregtarë rrotull e ruajtën me besnikëri Enver Hoxhën gjatë kohës së luftës, dhe për këtë shkak kur ai u largua nga Tirana, u dërgoi të gjithëve nga një foto të tijën, me uniformë ushtarake me dedikim në shenjë mirënjohjeje. Kjo foto deri vonë është mbajtur në familjen tonë, pastaj nuk e di nga humbi (ndoshta është në presidencë- K.Myftaraj). Për shkak të kësaj njohjeje dhe besnikërie që kishte treguar ndaj Hoxhës, im atë në vitet e para të çlirimit ka punuar si spiker i anglishtes në Radio-Tirana”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
Kur forcat komuniste po avanconin në qytetin e Tiranës, skuadrat partizane të terrorit, filluan të eliminojnë këta njerëz. Por edhe këtu ka një enigmë. Asnjë nga këta njerëz, kur patrullat partizane u shkuan tek dera e shtëpisë, apo tek Hotel “Bristol” në qendër të Tiranës, ku u bënë vrasje masive dhe kufomat u hodhën në bodrumet e tij, nuk u largua, edhe pse kishin mundësi të largoheshin, duke ikur nga dyert e pasme të shtëpive (apo avllitë) dhe hotelit. Kjo ndodhte se patrullat partizane shoqëroheshin nga Myrteza Topi, i cili me listën në dorë komunikonte me familjarët që hapnin derën e shtëpisë, apo me punonjësit e hotelit. Myrteza Topi u thoshte se kishin ardhur për personin që e kishte emrin në listën e atyre që do të udhëtonin me avionin e kryqit të kuq. Por shtonte, babai i presidentit të sotëm, personi duhet të lëshonte një deklaratë të cilën do t’ ua dorëzonte partizanëve të patrullës, se po ikte nga Shqipëria me dëshirën e tij, dhe jo i detyruar nga qeveria e re partizane. Sigurisht që të gjithë personat në fjalë qenë gati ta nënshkruanin këtë deklaratë, nëse ishte si kusht për t’ u larguar nga vendi. Por kur dilnin tek hyrja, patrulla partizane i çonte pak metra më tej dhe atje i pushkatonte.
Për këto shërbime speciale që bëri Myrteza Topi, emri i tij nuk do të figuronte në listën e tregtarëve të cilët u ngarkuan nga regjimi komunist me tatimin e jashtëzakonshëm mbi fitimet gjatë luftës. E pra, sipas pasurisë që thotë vëllai i presidentit se kishte familja e tij, duhej të ishte tatuar patjetër në këtë mënyrë. Arrestimi i babait të Bamir Topit, disa vite më vonë, në 1951, ka lidhje pikërisht me rolin e Myrteza Topit në terrorin e nëntorit 1944. Flamur Topi thotë më tutje në intervistën e vet:
“Kjo lloj miqësie (me Enver Hoxhën- K.Myftaraj) vazhdoi derisa u arrestua babai. Arrestimi i tij u bë nga sigurimi i shtetit, pasi e kapën duke thyer tri monedha floriri. Ishin vitet e para të çlirimit dhe familja jonë njëlloj si të tjerat kishim probleme ekonomike. Babait tonë iu desh të vuante 6 muaj burg nën tortura, derisa sigurimi i mori të gjithë floririn. Në fakt, ai tregon se ata i kërkonin më tepër flori sesa ai kishte realisht. Me siguri arrestimi i tim ati ka shkuar në vesh të Enver Hoxhës, i cili ka mbajtur qëndrim jo të keq. Kjo u duk në faktin se më pas ne nuk patëm më probleme, me përjashtim të ndonjë rasti të vogël. Ndërsa burgosja e tim ati u konsiderua si burgosje ordinere dhe nuk na u përmend asnjëherë, por pasoja patëm… Gjithsesi më vonë të gjitha u shpërblyen me dërgimin e Bamirit për specializim në Itali. Shteti komunist duhej të korrigjonte ato gabime që kishte bërë padrejtësisht te ne”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 3)
Nga këto fjalë të Flamur Topit ngrihen disa enigma. Pse Sigurimi i Shtetit i kërkonte Myrteza Topit më tepër flori se ç’ kishte, siç thotë Flamur Topi më lart? Për cilin flori ishte fjala këtu? Sigurisht jo për floririn që kishte Myrteza Topi para nëntorit të vitit 1944, se atë regjimi komunist duhej t’ ia kishte marrë, në kohën që ua mori tregtarëve të tjerë, pra fill pas ardhjes së regjimit komunist në fuqi. Atëherë del se tashmë Sigurimi i Shtetit po i kërkonte Myrteza Topit floririn që kishte mbledhur nga viktimat e terrorit komunist të nëntorit 1944. Fjalët që pëshpëriteshin gjithmonë e më tepër se Myrteza Topi siguroi më shumë flori në nëntor 1944, se ç’ kishte pasur më parë familja e tij, e bënë Sigurimin e Shtetit që ta arrestonte dhe ta torturonte për t’ ia nxjerrë edhe këtë flori. Flamur Topi pohon se edhe këtë herë i ati shpëtoi falë ndërhyrjes së Enver Hoxhës. Kjo ndodhi për shkak të misionit special që Myrteza Topi kishte kryer në nëntor 1944.
Flamur Topi thotë në intervistën e vet: “Pak vite para ndryshimeve politike në ’90, Bamiri shkoi në Itali për specializim dyvjeçar. Mendoj se ky specializim i ka bërë mirë. Në fakt, shteti komunist na e kishte borxh këtë gjë”. (Gazeta “Panorama”, 23 korrik 2007, f. 2)
Regjimi komunist me të vërtetë i kishte një borxh të madh Myrteza Topit dhe ky borxh ishte aq i madh, sa Edi Rama, megjithëse deklaroi se nuk do ta pranonte zgjedhjen e Bamir Topit president për shkak se ai kishte blerë votat e deputetëve socialistë, pak më vonë e pranoi atë, duke e quajtur garant të Kushtetutës.
A do t’ u kërkojë falje Bamir Topi familjarëve të viktimave të terrorit komunist në Tiranë, në nëntor 1944, për rolin që pati atje babai i tij, Myrteza Topi? Nuk e besoj. Sigurisht që Bamir Topi do të gjejë ndonjë të vetëshpallur ish-të persekutuar politik, i cili ka krijuar një shoqatë me të cilën pretendon se përfaqëson dhe mbron interesat e kësaj shtrese, por që ende nuk ka paraqitur publikisht një vendim gjyqësor që të tregojë se ka qenë dënuar politikisht në kohën e diktaturës komuniste. Sigurisht që ky është lloji i pseudo-ish-të persekutuarve politikë që pëlqen ambasadori amerikan në Tiranë, i cili pritet të marrë pjesë në këtë ceremoni, se edhe ai ka nevojë për një “gjethe fiku”, si Presidenti Topi.
I mire i mire ,po c’t’ja beje bukurine?!
Me kujton Eduart Selamin…
Topi eshte pa ‘tope’!…
Te djathten e bejne te djathtet me origjine dhe jo kushdo qe qarkullon djathtas pasi majtas parakalohet…
E djathta ka mbetur ‘si peme renjedale ndane nje rruge te perbaltur’…
Sa do zgjase valle?!
Te djathtet e rinj jane interesaxhinj,dhe i marrin krahet sipas lugut te parase e te kripes…
Ish te djathte pa prona.Ish te djathte pa krah te djathte po invalida.Ish te djathte me semafor te djagur djathtas.Ish te djathte qe shohin majtas…Ose,ose te djathte pa kah horizonti! (Busulla tregon polin e djathte vetem nga perfitimi personal)
Keshtu edhe Topi…qe mbeti pa predha…
E sakte.Politika ka sh nevoje per urtesi.Duhet ndoshta nje 5 perqindeh si zhurmues,por vetem kaq.Kete peseperqindesh ta gjejme po ne Shqipnine e mesme; jo Tropoje, jo Milot-Mamuras, mundesisht ngazona te mirefillta urbane.
TOPI U BE PRESIDENT ME 2 MILION DOLLARE TE DROGES. ESHTE I DEGJENERUAR DHE NUK NGJALL KURRFARE SHPRESE.
BAMIR TOPI e beri karrieren e vet. Edhe pse u zgjodh ne menyre te sforcuar, me lek e pa pike merite, ai arriti kulmin e nje politikani PRESIDENTIN.
Tashme Topi eshte karte e djegur politike. C’kish per ti dhene popullit ja dha.
Eshte e udhes te hape krahun, te lere te rinje te pretendojne.
Topi duhet të bëjë “tironcin”, e jo idhnakun në politikë
Te figura e Bamir Topit është parë gjithnjë një “tironc” i nevojshëm për politikën egërshane: me staturë të dukshme qytetare, i pashëm, me një fjalor të latuar mirë e pa rrëshqitje, ai ka qenë një amortizator i dallkaukllëkut në PD, një mbajtës balancash edhe krahinore; dhe mund të thuhet pa droje se më shumë nga sa mund të ketë marrë ai nga PD-ja, ka marrë PD-ja nga ai, kuptohet Berisha.
Ka qenë gjithëherë e nuhatshme se Topi nuk ka patur ndonjë tërheqje kah Berisha si personalitet politik, por bindjet e djathta e kanë çuar në vathën blu, aq sa forcë kanë patur tek ai. Presidenca që ai fitoi nga Berisha, nuk ka qenë ndonjë majë pushteti e ëndërruar prej tij. Mungesa e një karrierizimi të thekur e të tepruar, ka qenë virtyt i tij në politikë.
Mangësitë e tij kanë qënë në të tjera drejtime, të cilat rezultojnë në fund me një mosmenaxhim të drejtë të potencialit të tij politik. Momenti që ia uli më tepër kreditet e personalitetit, ishte marrja e postit të presidentit në një mënyrë jo fort të ndershme, madje madje, të turpshme, ku 6 vota u blenë si mall pazari.
E vështirë të hidhet fall e të shihet se çdo mund të kishte ndodhur nëse ai nuk do e pranonte atë pazar, por të paktën do mbetej një “tironc” simpatik. Së fundi, i është përveshur Berishës me një fjalor, tipik për atë që shumë ka duruar, e tanimë është moment t`ia kthejë reston. Por për Topin nuk është më hall Berisha; për të, hall është riformatimi i personalitetit politik, për t`u rifaktorizuar në politikën e ditë, si një “tironc” i nevojshëm, shumë më tepër se sa thjesht një kryetar partie. Dhe kjo rrugë, nuk kalon nga Berisha, sigurisht; edhe nëse i përvishesh!
po thua qe ne kohen e berishes ishte me keqe se ne kohen e enver hoxhes -aha
e paska pasur mire konica shqiperi te kam …….etj hajde popull hajde doni edhe bashkim kombetare ju me mjekrra e enveriste qe gjemen i kane bere kombit saqe edhe pushtuesi se ka bere po te jetosh ne shqiperi e besosh demogagjine enveriste beson cdo gje si puna serbeve qe besojne se jane ilire……….sa keqe po jemi nje balliste demokrate e socialiste nje bashkesi nje race -po duket niveli jone neper komente me sharje e ofendime e racizem kur tjeteri shkruan dicka edhe krahut tjeter nuk i pelqen cfare nuk vjelle kulmi -keshtu jo shqipni etnike jo se jo por do rrezikojme edhe kete qe kemi…….
O Bamk, mos i permend pardesyte e bardha se edhe ti kishe nje te tille biles nuk hoqe deri ne vitin 2000, ke qen edhe ti i perzgjehdur i preferuar i sigurimit te shtetit bashke me ata dajot karapicer
Ne sundimin e sali berishes ky zotria qe flet me ate gjuhe u be me vila dhe me pasuri se bashku me fis e farefis,dihet qe roli i presidentit nuk eshte i barabarte me ate te kryeministrit por ish presidenti i vene ne detyre nga sali berisha nuk e donte jorganin sa ti mbulonte kembet po qe te mbulonte edhe me shume sa qe edhe voten ja kapen mat kur votoi per edi ramen,sali berisha u largua me dinjitet dhe nuk eshte me kryeminister apo kryetar partie dhe si nje deputet qe eshte po ju cjerre masken duke treguar gishtin se qeverisja e sotme eshte zero si ne luften kunder varferise,kriminalitetit,korrupsionit dhe tani se fundmi edhe ky ish presidenti qe sa shikone zjarre mbushe bidonat me benxine,mos u merrni me sali berishen sepse betejen nuk e keni me te por me te ardhmen e shqiperise
po ju çjerr masken… hahahahah sa qesha….
Rea ne boten e çudirave….
Edhe maskat i çjerre eeeee.. edhe jetet na i ruan eeee.. dhe femijet na i mbron eeee…po edhe xhepat plot na i la eeeeee…
Te keqen e menies!!!!!
Po ty nuk te erdhi keq kur te ngriti ne pushtet .As kur me pazare te ndyra u bere president
As kur me pazare edhe me te ndyra u bere me prona ,para e …dashnore .
Kte te fundit ta permenda jo se merrem me jeten tende mediokre , por sepse me kte te fundit te mbajne si mashe ca dosje te erreta .Dhe mos permend me fjalen “elite” sepse dhe ti je pjese e lukunive te vjetra …e lukunive te tranzicionit .Je produkt berishjan me pak fjale …
per kaq do kujtohesh !
NGA BUMJA E GERDECIT TEK KRUSHQIA ME SIGURIMSIN LUAN BREGASI
tregojne se Bamir Topi ka pluguar mire ne te dy anet e politikes larg skizofrenise berishiste si nje “mesalle origjinale me dy faqe” prandaj edhe nuk i takon te flase ne emer te DJATHTES shqyptare, sepse pervec UNIT te interesave te veta nuk shikon kurgje tjeter. Te pakten te beje publike djalin jashte martese qe ka dhe qe perflitet kaq shume ne milet si nje rezil presidencial puro albanez ne syte e Botes, sepse edhe Presidenti Holland i Frances e pranoi aferen e tij seksuale si Berluskoni budalla.
Nasruddin lezeti eshte kur ju kujton QEPEN SKLLEVERVE,ketu eshte qe te
perbuzin me shume te skllaveruarit.Kjo puna e te djathtes shqiptare me keta
topera me shoke eshte gjeja me qesharake ne shqiperi.Jo qe nuk ka kush ta
formoje,por dhe ne qofte se ka,ky eshte i zgjuar plus dhe i ndershem.
Ky eshte i zgjuar,i zgjuari kupton qe ne nje popull si ky shqiptari me tredhje te
rrende 50 vjecare ky popull voton me shume nje parti te arxhinjeve se sa nje
te djathte.
I ndershem.i ndershmi nuk eshte kollai te beje kariere ne mes te nje populli
te koruptuar te pakten 75 perqind. Tek ky popull evgjit i bardhe me shume
shkonjne keta te Demoshkrdhaterise dhe keta Socialipederastise.
PERSHENDETJE.
Bamiri eshte intelektual i mirefillt dhe nje dore e bute tiranas.nuk eshte se e beri Sala President, ishte nje zgjedhje brenda partise,e jo per syte e bukur.Ai, ka kontribut real ne PD.Dhe, nga ana tjeter, nuk duhet haruar fakti qe, SB eshte sh , por shume egoist ne politike.
A do te vje ndonje dite qe z.Topi t’u tregoje shqiptareve se cfare bente ai ,si kreu i Forcave te Armatosura,kur ne Gerdec pregatitej gjema????????Nuk besoj se do te na thote se “nuk e dinte ku binte Gerdeci”.
Per ate se cfare eshte brekedhjeri i historise,shqiptaret e vendosen me vote,pa ndihmen e z.Topit.
A nuk eshte me dinjitoze per ish-kreun e shtetit te pergjigjet njehere per cilesine e permbushjes ,prej tij,te detyrimeve kushtetuese?A ndjejne keta ndopakdhembshuri per kete popull e kete vend?
Nuk shkon me te vijoje me kararin e “te folmes me heshteje”;nese aspiron te frymezoje apo te drejtoje krijimin e nje te djathte dinjitoze shqipare.
keshtu eshte nje palo familje teroriste antishqiptare si ky ishe presidemne pa autoritete dajot me serbine vete me italin baba me turqin e gruaja me greqin ajde mere veshe ca behete ne familje pabesi e padegjuare dhe e papare veteme nje gjeje ja kame ziln vjedhjene dhe oarate mireqenien me pake fjale qe po marine sa duane dhe kane garanci pere mos ti gjeture gje krimete dhe miliardate qe ka bere me ate spahiune skane pere ti bere kushe me spahiu qe me mijra vite fisi i itije paguhete nga serbija ja dhe tani si tallene me shqiptaretye njeri thote do devijoi vjosene dhe ky shtete eshte vertete djelpere dhe i pabese dhe poshtersia greke ska funde po kure te bene dhe maqedonsi kjo ska ku te veje mori funde qe me ne luajne kaqe mizorishte dhe ne shpresuame pere rilindje po pakemi qene te denuare te vuajme dhe te jemi skllevere te perjetsheme mori funde shqiperia
Hodha lumin te dhj…kalin keshtu e bene ti Topo tani qe ra Sala nga fiku ti e shan,te beri me leke e pasuri dhe tani shane,asnje qe ka ngrene nga parat e popullit mos shpetofte i gjalle por mbase u shperthen avioni ne 8000 m lartesi!
PO ju pirdhni te gjithe ne nje poc,duke pare fotografine me siper ;te gjihte te buzeqeshur.
Ajo cfare di une deri tani per karieren eshte se per njerzit e sukseshem kariera duhet te shkoje me ngjitje. Nese personi arrin te shkoje ne maje i jepet mundesia te shpalose e implemetoje pakufizime vizionin dhe aftesine e tija.
Une me shume dashamirsi do deshiroja te degjoja nga z Topi se cfare synon tani ne politike pasi ka qene ne maje jo pak por pese vjet dhe kure ka ardhur puna per te marre vendim ka heshtur duke thene se une flas me heshtje nje term i ri ne mentalitetin ekspulsiv te shqiptareve.
Per te verteten pozicionin e presidentit e kane bere dordolex me trembur sorrat politikanet tane por eshte e turpshme per pozicionin e nje presidenti apo ish-presidenti te shnderrohet ne sherbetor. Kjo vlen per presidentin aktual qe ka filluar ti lepihet Rames edhe per is-Presidentin Topi.
Presidenti i repuplikes eshte kreu i shtetit dhe si i tille duhet te jete nderi i kombit pamvarsisht bindjeve politike te gjithesecilit. I nderuar President e ish president ruajeni figuren tuaj per hater te kombit edhe nese ate karrige nuk e keni marre mbi bazen e vlerave fundi i fundit jeni ulur ne ate karrige te nderuar per shqiptaret
Po si ore para shkrues me cfare llogjike shkruani keshtu , po ku i gjeti ky banditi Sahli pronat e pasurite qe i beri te pasur tere sahan lepirsat qe i shkonin pas dhe i benin temena , ky krye hajdut i pa din e iman eshte sjelle me parurine e ketij vendi si pushtues e tiran , duke i shkateruar e bastarduar se pari institucionet , dhe kethyer vendin ne nje sundim si feudal dhe i pa pergjegjeshem para ligjit e popullit ky intrigant i mare e vrastar , ky sharlatan e karagjoz i pa gjendur ne bote , koha vonon por nuk haron e do ta marin vesh se si ky ish bythe grisur , ky i pa pare e injorant desh te behej mbret duke i vene vete gradat si Osman Gazepi , Kete bastard e agjent e mbajti ne pushtet mashtrimi , organet e ish sigurimit e policia sekrete qe terorizonin duke e kethyer vendin ne nje vend burgjesh , mjerimi dhe marje aratije..Sido qe te jete tashme ky vend do Rilinde , por duhet edhe pak durim se e keqja e semundjet vine shpejt , po duan kohe te identifikohen shkaqet , te percaktohen diagnozat , mjekimi e kurimi deri ne shendoshien e gjendjes . Se nuk behej fjale per ndonje grip por per semundje Kanceroze e kaluar murtajes e koleres .
nuk eshte as skizofren e as halabak!
thjesht eshte DOKTOR MORTJA dhe te gjitha ato qe ja ka be kombit tone,ja ka be ne interes te Serbise e Greqise,me dashje apo pa dashje!
fjalen Halabak,me shume se kushdo e meritojme ne si popull,te cilet e duruam dhe vazhdojme per 20 vjet!
vetem halabaket si ne kane idhull ahmet zogun,sali berishen,bleona qerretin,etj si keta!
Derisa Bamir Topi u ba president,kam menduar se eshte poitikani ma i moderuar te Pd.Ket pd e beri deputet pa as nje dhoj kontributi.Sapo hyri ne parament Berisha e beri kryetar grupi.Po Berisha e beri president. Ktu fioj te da ftyra e vertet e tij.Arriti kumin e pa besis kur ne zgjedhjet per kryetar bashkie kishte pas votuar per Edi Ramen.Cfar ka dasht te bej Berisha per te apo deshti edhe karriken e kryeministrit.
Se pari vota eshte e fshehte dhe e lire. Nuk dihet aspak a ka votuar per Ramen deri sa ai nuk e ka thene vete… Por ne le te bejme logjiken: A nuk ka patur piken e sedres po te kete votuar Bashen, kur ky e akuzonte paturpesisht per kryepucist? Une nuk do ta kisha votuar kurre.
Berisha u tregua halabak e skizofren kur ishte kryeminister e ca me shume akoma per shume arsye, por arsyeja me e madhe sepse te beri ty President, nje veteriner ne zanat dhe ne politike vegel e PS se Rames. Nuk ta mban by… te besh opozite e na tregon perralla me Sali.
E paske kapur mire piken e nderrimit te elites se vjeter.
Je Presidenti me i korruptuar qe ka pasur Shqiperija mbas 44.
Ke shkaterruar drejtesine, ke shitur vende pune neper gjykata te te gjitha niveleve nga 50 deri 300 000 Euro. Pasojat po i vuajme dhe sot.
Je nje medioker qe meriton te dalesh ne pension.
E pe vete ne zgjedhje sa te mbeshteten. Je aq i djathte sa bere koalicion ne Korce me PS.
Si te gjithe ju qe ju duket se ju lindi nena per te na udhehequr jeni gati te beheni me dreqin vetem te kini karrige.
Berisha mund te kete 100 te keqija por nga ty nuk e meriton te shahet.
Te beri president dhe the shprehjen e famshme, me beri president te me hiqte nga partia.
Kjo tregon inteligjencen qe ke. Nuk e di cfare mund te arrij njeriu me shume se te behet president i nje vendi. Shumat qe u derdhen per te marre ate karrige ta rriten fodullekun dhe mosmirnjohjen.
Do beje mire te haje leket qe ke bere.
Ata qe duan drejtesi nuk duhet te harrojne dhe ty qe shkaterrove drejtesine.
Zotrote Bamir Topi, je sjelle si krejt i paafte. Kur kundershtaret e tu jane krejtesisht te çrregullt si eshte e mundur qe partia jote nuk eshte ne gjendje te marre as edhe nje vote? Thjesht nga pazotesia jot.
E ke pasur copen e byrekut jo per zotesi por thjesht nga servilizmi ndaj atyre qe pastaj ta hoqen dhe per kete sot i peshtyn
NE JEMI POPULLI ME “BUJAR” NE BOTE. E THEM KETE SE ME KETE”BUJARI” DERI VETMOHUSE, NE MBAJTEM MBI ZVERKUN TON VAMPIRIN sali berisha PER 23 VJET.
Bomiri nuk ja vlen as te komentohet sepse nuk ka asnje vlere. Deklarata te tilla i ben per tu bere interesant dhe te marre vemendjen qe nuk e meriton. Me te mirat dhe me te metat e veta perfaqesuesi me dinjitoz i tironsve gjate ketyre viteve te ashtuquajtura ne demokraci eshte vetem Dashamir Shehi.
Nuk e kuptoj dote se c nenkuptohe me termin :Tironc i vjeter:? A Thua shkalla me e larte e inteligjences ,e qytetarise, e arsimit, e patriotizmit e tjer kjo e krahasuar me gjith trevat shqiptare?
Pake histori,, Derisa pa u shpallur Tirana kryeqytet nuk mendoj se ka patur ndonje evenimente te vecante historike. Ne kujtesen e njerzve te kohes Tirana e para viteve 1920
te krijon imazhin e nje qyteze periferike ne te cilen ishte i fuqishem ndikimi i menyres se jeteses
anadollake. Sigurisht si c do krahine tjeter e Shqiperise edhe Tirana ka patur dhe ka tiparet e
veta
Ne keto vite per te cilat po flasim ne te gjith vendin prapambetja ka qene e dukshme,
por tioncit gjitmon jan dalluar per dashamiresine bujarine,mikpritjen ,humorin,jane dalluar
per ahengun e famshem,pijetar te famshem. Per mua keto jane virtyte qe e lartesojne figuren vedese
Megjithe keto vlera mendoj se Tirana kryeqytet u be jo ne diten qe u shpall por ne ditet ne vazhdim ,me kontributin e te gjithe shqiptareve nga jugu ne veri brenda dhe jashte kufijve.
Me te drejte sot munde te themi pa hezitim Tirana eshte Shqiperia.
Aty ku tani eshte pallati kultures, dikur ishin teneqexhit, kepucaret,kovacet, pazari i lopeve,
dhente,qene,gomareve,etj.etj. Kjo ka qene “Tirana” para 1944 ,qe kaq shume na lavdero-
hen “tironcit” Ah per pak sa harrova, edhe shtepite me qerpic …..,!!!
Mjafton me pa Topin si perfasuese kishe te te djathtet ,per me traumatizuar jo vetem te djathten,po gjithe shoqerine!kujtojne se shoqeria eshte po aq harrestare se Vete keta,po jo kujtesa e popullit nuk i harron ‘bemat’ e tyre!
Me bekimin e Berishes erdhe ne pushtet,e kupton domethenjen e kesaj per popullin ky zotni?jo se ende besoin se ky perfason te ‘djathten’ ah ah!
Nese Edi Rama, do te pyetet pas nje kohe, se cfare mundi te beje ndryshe nga Dr. Shkerdhatokracia,,,, ai me te drejte mund te tregoje bilancin e kthimit te shtetit ne binaret e se drejtes, ndaljen e katastrofes urbane dhe Bathorizimit te vendit, zhdukjen e rrumpalles dhe injorances nga pozicionet perfaqesuese te shtetit shqiptar.
Te njejtes pyetje, Bamir Topi nuk mund ti rendiste asgje pozitive per kete shoqeri. Berja e sekretares dashnore apo kthimi i sistemit te drejtesise ne nje “treg te gjese se gjalle”, ne bashkepunim me ate Kreshnikun e maleve, nuk mjaftojne per te vene veten ne nje nivel me te larte se ai plaku gojeperdale.
“Medalja” me e kushtueshme ne gjoksin e Z.Topi, do mbetet, dizanteria orale e atij qe e beri President me parate e droges, duke e quajtur horr bulevardi. Tmerresisht pak, per te qene “organizatori i ri i se djathtes”.!!
shqupi eshte perdhunuar keq nga ps -ja qe me 23 qershor nuk e merr veten edhe 20 vjet prandaj kur te vdesi sali vuçidoli do baje hajer shqupi urime bamir topi i futbollit