Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, pranoi rezultatin e dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit dhe uroi fituesit, përmes një deklarate për shtyp sot në mesditë.
“Dal sot në emër të FRD për të bërë një deklaratë në lidhje me procesin zgjedhor. Të nderuar qytetarë, të dashur anëtarë dhe mbështetës të FRD. Sot mbyllet zyrtarisht procesi zgjedhor i 23 qershorit. Qytetarët morën vendim të qartë për rotacion politik dhe krijimin e një aleance të re qeverisëse. Në emër të FRD, shpreh publikisht njohjen e rezultatit të këtyre zgjedhjeve,” tha Topi.
“Ne urojmë fituesin e zgjedhjeve dhe i inkurajojmë të mbajnë premtimet e dhëna, duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare.
Vendi ka nevojë për mirëqeverisje, sikurse ka nevojë për një opozitë të re, serioze dhe të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit,” vijoi kreu i FRD.
Topi ka falënderuar ata që votuan për këtë forcë të re politike.
“Mirënjohje për më shumë se 30 mijë qytetarë, që në kushtet e polarizimit ekstrem, vendosën të besojnë në vlerat e parimet e FRD.
Ndjehem dyfish i nderuar që mbi 10 mijë qytetarë të kryeqytetit zgjodhën FRD, duke arritur kuotën më të lartë për një parti jashtë koalicioneve.
Falënderim për zotin Sinanaj, kandidatin tonë fitues në garën lokale në Sevaster të Vlorës.
Ne kemi rezervat tona për votën de facto, por si parti pa përfaqësim në komisione dhe me një vit në jetën politike, fenomene të tilla ishin të pritshme.
Në një sistem të ndershëm zgjedhor rezultati ynë do kishte qenë më i thellë. Ne nuk kemi mundësi ndaj e pranuam këtë sistem. Ne hymë në garë për të ofruar më të mirën për qytetarët dhe jemi krenarë,” tha Topi, duke shtuar se pritshmëritë e tyre ishin më të mëdha.
Topi komentoi edhe dorëheqjen e Berishës nga PD-ja,të cilën e vlerësoi si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm.
“Gjej rastin të theksoj se FRD vlerëson se vota popullore ndëshkuese për arrogancën e pushtetit aktual, penalizoi më shumë se gjithçka të djathtën e vërtetë shqiptare.
Mijëra demokratë të vërtetë janë në opozitë për shkak të modelit të keqqeverisjes dhe abuzimit të pushtetit.
Kritikat tona të vazhdueshme u refuzuan, por elektorati me votë i vërtetoi ato.
Sot në emrin tim dhe FRD vlerësoj dorëheqjen e kryetarit të PD dhe e shoh si një hap pozitiv, por jo të mjaftueshëm për të nisur një proces reflektimi brenda të djathtës.
Ajo parti mbetet një pasuri për Shqipërinë. Mijëra demokratë të ndershëm nuk janë vetëm. Ata meritojnë respekt dhe falje publike. Kjo tendencë për të evituar përballjen me realitetin vonon jo vetëm rikthimin e tyre dinjitoz në vendimmarrjen politike, por edhe procesin e krijimit të alternativës ndaj pushtetin”, tha Topi.

Reflektimi Juaj zoti TOPI eshte i vonuar. Duhej te ishje DISTANCUAR nga Berishe qysh kur Ai te zgjodhi President dhe te perdori si KUKULL(?!) e me pas te quajti ‘Horr i Bulevardit’! Me mire vone se Kurre. Uroj te forcohet FRD ne 4 vitet e ardheshem.
Me mendjen e ndritur tuajen do te ngrihet Pd.E tregoj populli se cfar burri jeni Kjo parti u pastrue qysh me ikjen tuaj.Pabesin tuaj e numri i paket qe te votuan ty dhe partin tuaj.
Sefer Daja ; Katunar o kry parur qytetar nuk bohe kurre me te rjep e shtate lekur.Bamir Topi eshte sinonim i qytetarise Tironase
Sefer Daja ; Katunar o kry parur qytetar nuk bohe kurre me te rjep e shtate lekur.Bamir Topi eshte sinonim i qytetarise Tironase
Rrofte partia punes