Topi: Helikopterë të NATO-s mbi shtëpinë time me biznesmenë dhe femra

redaktor

Duke marrë shkasë nga shkrimi i gazetës DITA ish-presidenti, Bamir Topi ka reaguar  për helikopterin që qëndroi rreth 15 minuta mbi shtëpinë e tij.  Sipas Topit, Shqipëria sot vërtet është vend anëtar i NATO-s, por institucionet dhe objektet e saj përdoren për qëllime personale nga njerëz të veshur me pushtet.
“Unë nuk kam folur asnjëherë për këtë temë. As për pushimin nga puna të gjeneralëve. Shkarkimi i 3 gjeneralëve, i padrejtë, ata e kanë bërë punën e tyre. Por Shqipëria sot është një ndër 28 vendet anëtarë të NATO-s. Por me helikopterët e ushtrisë e NATO-s sot bëhen pushime. Përdoren për pushime dhe femra”, tha Topi gjate nje takimi qe kreu me banore te njesise bashkiake, nr 3 ne Tirane.

Kreu i FRD reagoi dhe mbi titullin që Sali Berisha mori sot me rastin e 85-vjetorit të krijimit të Mjekësisë Publik, ku kryeministri u nderua me titullin “Fisnikëria Tiranase”. Sipas Topit, Berisha lejoi vrasjet në Bulevard dhe nuk karakterizohet me tipare humaniste që të gëzojë këtë titull.
“Për titullin e Berishës, turp për ata që ia kanë dhënë. Edhe në fushën e mjekësisë ka shumë figura që duhet të nderohen të respektohen sepse një mjek përpara se të jetë profesionist duhet të jetë njeri human, është bazë e profesionizmit, humanizmi. Por çfarë mund të themi për tiparet humane të këtij njeriu që vetëm 2 vite më parë nën hundën e tij në mes të kryeqytetit lejoi vrasjen e njerëzve të pafajshëm dhe sot na meritoka titullin fisnikëria tironse”.

Share This Article
6 Comments
  • sa i mencur eshte ky topi.kur ka kalu helikopteri siper shtepise se tij ai ka pare biznezmene me femra ne helikopter.
    kaq budallej i di njerzit ky.

    • Pash zotin Nik mos na e prish diten me apollogjine e shkaterrimit.Mjaft.Nuk duroheni me.Hapni krahun.

    • o niku hidhi syte ne te djathte te ekranit para se te shkruash dhe lexo per cfare eshte fjala. O jeni trapa, o futeni kot per t hap kanale bonifikimi per mutin, dmth Saliun. e ke parasysh vet ti. na keni ca trapin me injorancen tuaj, dava debilash

  • Mosni bre burra.Si ore keni fluturuar te hapesira ajrore e Topit.

    Vajhallin te paskesh qene Topi ne vend te Berishes,kur u sulmua Kryeminisatria e Shtetit Shqiptar,duke u shperthyer dhe porta prej hekuri.

    Qe per pak e pesoi si ambasada amerikane ne Tripoli,kur u sulmua nga kacaket.

    Megjithese Topi,kish halle te tjera ate kohe,do lexonte fjalimin e pas revolucionit.

    E do na njofton per zgjedhje te parakoheshme.

    Vertet jam kurioz te di,cfar do thote Topi po te shkojne ti thyejne porten ashtu sic thyen ate te kryeministrise.

    • O Fleks o trap nuk u sulmua Ambasada amerikane ne Tripoli, por konsullata amerikane ne Bengazi dhe aneksi i CIA-s afer saj. Distanca midis ketyre dy qyteteve pergjate ish autostrades Italo Balbo(via Balbo) eshte rreth 670 km. Bej avokatin e Berishes por ule pak nivelin e injorances, sepse keshtu i qit bojen dhe padronit, more debil fleksibel!

  • Ore kte Zotin Topi, e kane shqetesuar zhurmat apo femrat?? Po kur i hipte vet helikopterit kur ishte komandant ishte ushtria sipas standarteve te NATO-s? Te ka mbaruar politika dhe s’di ku te kapesh me o zoti Topi??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *