“Topi i Artë”, Bekenbauer shkurorëzon Leo Mesin

anazapta

Franc Bekenbauer është i bindur se “Topi i Artë” duhet të shkojë te një lojtar i Bajernit, pa pasur rëndësi se cili mund të jetë ai, ndërkohë që edhe për çmimin e trajnerit më të mirë sheh si fitues Jup Hajnkes. Fituesi i katër “Topave” të fundit, Leo Mesi, shihet ende si favoriti kryesor, por Bekenbauer mendon se ai nuk duhet të ketë lidhje me këtë trofe për vitin 2013, edhe pse nuk ka dyshime për vlerat e argjentinasit.

“Lionel Mesi mund të jetë futbollisti më i mirë në botë, por për mua personalisht ai nuk ka lidhje me këtë trofe këtë sezon. “Topin e Artë” e meriton një lojtar i Bajernit, cilido qoftë ai. Bajerni është skuadra që ka fituar treshen, ndërkohë që asnjë skuadër tjetër nuk i ka arritur këto suksese sezonin e shkuar”, tha presidenti i nderit i klubit bavarez. Ai shpreson gjithashtu që çmimin e trajnerit më të mirë të shkojë te Hajnkes, por sheh favorit të fortë edhe Del Bosken, puna e të cilit me kombëtaren e Spanjës ka qenë e shkëlqyer.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *