Duhen edhe pak ditë për të mësuar se kush është fituesi i Topit të Artë.
“France Football”, duke parë ceremoninë e jashtëzakonshme të FIFA-s për dorëzimin e çmimit “The Best”, ka vendosur që të ngrejë edhe më shumë stekën, si për të treguar se Topi i Artë vazhdon të mbetet çmimi individual më i rëndësishëm në futboll.
Me shumë mundësi, Cristiano Ronaldo do të jetë fitues për herë të pestë i këtij çmimi, që do i dorëzohet në një vend shumë të veçantë: Kullën Eiffel.
Në orën 19:45 e së enjtes, me prezantues ish-futbollistin David Ginola, do të nisë ceremonia e Topit të Artë.

Asnjehere bashkekohesit nuk jane ne gjendje te vlersojne realisht. Kjo ndodh edhe me duelin Messi-Ronaldo. Por per kedo qe merr vesh nje minimum nga futbolli, nuk ka asnje dyshim: Leo Messi deri ne kete moment eshte futbollisti me i mire i botes, i te gjitha koherave. Kriteret qe vihen sot: si ka dale klubi ku luan lojtari, apo skuadra e tij kombetare, vetem sa e mjegullojne gjykimin. Pertej ketyre, vlen mjeshteria ne lojen me top e patop, driblimet individuale, loja me dhe per ekipin, numeri i golave te shenuar, etj, etj. Sepse “Topi Arte” eshte cmim individual.
Pra Leo Messi eshte absolutisht fantazisti qe ben mrekullira ne fushe e blerte. Per te nuk ka cmim, eshte e pamundur te besh krahasime sot per sot me aftesite e tij.