Fryma e Re Demokratike prezantoi sot programin e saj mbi pronën në një tryezë të organizuar në Tiranë,me pjesëmarrjen e shoqatave që janë aktive për cështjen e pronës si dhe përfaqësues të grupeve të interesit.Arjola Tola, drejtore e departamentit të pronësisë në FRD paraqiti përpara pjesëmarrësve programin politik të FRD-së në këtë fushë.
Kryetari Bamir Topi theksoi se FRD e konsideron çështjen e pronës si element bazë tw zhvillimit të ekonomisë së tregut dhe si çështje thelbësore të demokracisë. Duke iu referuar strategjisë së Katovicës z.Topi theksoi se kryeministri shqiptar është i treti në listë pas Gorbaçovit dhe Ramiz Alisë në skenën e vjedhjes së pronave duke qënë sipas rradhës skenaristi,regjizori, dhe aktori. Realiteti shqiptar vazhdoi z. Topi tregon cdo ditë se po ecet në labirintet e një kaosi total për pronat. Kryeministrit në ikje sa më shumë i afrohet fundi aq më shumë nxjerr në pah urrejtjen patologjike për pronarët legjitimë tha z.Topi. Duke folur për njësinë anti-korrupsion brenda institucionit të kryeministrisë kryetari i FRD tha se ajo shërben jo për të zbuluar korrupsionin, por për të kontrolluar dhe trembur të tjerët. Zyrat e regjistrimit të pasurive janë shndëruar në një institucion bunker ku ndahen hartat dhe pronësia sipas dëshirave të pushtetit u shperh z.Topi. Ai theksoi gjithashtu se është në turpin e politikës së tranzicionit shqiptar mos-zgjidhja ende e cështjes së pronësisë. Kryetari i FRD-së propozoi krijimin e një pakti kombëtar për çështjen e pronave me qëllim ndërprerjen e aferave korruptive dhe zgjidhjen përfundimtare të cështjes së pronës. Po asthu z.Topi propozoi krijimin e sekretariatit shtetëror për çështjen e pronave në përbërje të të cilit të ketë ekspertë,përfaqësues të grupeve të interesit dhe mbikqyrja të bëhet nga BE dhe jo nga politika shqiptare.
Gjatë diskutimeve në tryezë folën dhe sugjeruan ide mbi programin përfaqësues të shoqatave të ndryshme. Agim Toro, kryetar i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” tha se duhet bërë kthimi fizik i pronës tek pronari i ligjshëm si një zgjidhje pa kosto. Gwzim Boçari përfaqësues i shoqatës “Bregdeti” vlerësoi faktin që FRD i ka dhënë karakter kombëtar cështjes së pronësisë, programin e saj e cilësuan një fillim të mirë duke shtuar se ka vend edhe për përmirësime.

Pa pergjegjesi fare nuk eshte as Bamir Topi, ne lidhje me pronen,
por eshte e sigurt se Sali Berisha nuk e ktheu ate tek i zoti, por perkundrazi, krijoi pronaret e rinj te tij.
Nuk e kemi degjuar Ramen te shprehet, pra te pergenjeshtroj mendimin qe njerezit kane se “socialistet, si vazhdues te PP-se, nuk i kthejne gjalle pronat!”
Ne Kuvendin Popullor, socialistet ia jane bashkuar lehte demokratikeve, perballe pronareve.
Koço Danaj, ish sekretar i partise ne Jug, me duket qysh ne vitet e pare 90-te, paralajmeroi se do vij shpejt dita qe PD dhe PS do hyjne ne koalicion bashke. Se ata do pasurohen ne kete periudhe dhe do jene te interesuar te bashkohen.
Shenjen e pare e dha Ilir Meta. Si socialist-pronar me rrenje te reja ekonomike, ai u bashkua me Berishen!
Keshtu qe kemi pse besojme se tek grupi i Bamir Topit (i paperfolur ne keto pune, edhe si tiranas qe eshte) mund te besohet ne respektimin e prones reale.
Por Bamiri duhet te shprehet me qarte dhe ta konkretizoj idene qe sapo shprehu, nese do te besohet nga ata qe besojne se ne shqiperi ende mund te besohet ne te ardhmen e demokracise. Po, mund te shpresohet, me prone te rikthyer.
Prona eshte dinjitet, eshte pavaresi prej qeveritareve abuzues, por edhe mundesi per vote te lire te qytetarit.
Bamir Topi dhe ndihmesit e tij, ne bashkepunim me pronare te vertete sic jane Boçaret dhe te tjeret, duhet te premtoj konkretisht, jo per momentin.
Zoti Topi pohon te verteta qe i dine te gjithe pronaret legjitime,te pakten.Ligjerimi i tij eshte nje fyerje per mua,si pronare legjitime,sepse Topi ka qene mu ne sofren e plackitjes dhe tjetersimit te prones;pa e hapur asnjehere gojen.
Kujt i tregon Topi dhembjet dhe padrejtesite e shtetit ,23-vite gangster me pronaret legjitime??
Mesa di une,ai i ka marre pronat e veta.Kujt ja tregon ai dopjo-standartin e mender-politikes se tij??????Ju deshen dy dekada ketij efendiu te thote nje te vertete qe pervelon dhe ka marre jeten e qindra njerezve??????A nuk e kuptoi ky ish presidenti me vote te trafikuar,qe termeti i prones eshte atentat kunder Kombit dhe pavaresise reale te Shqiperise??????
TUNG
Nuk na the gje Bamir.
Per te gjithe ata qe me te vertete duan ta zgjidhin problemin gangrene te pronave, ja ku eshte zgjidhja – projektligji qe e zgjidh problemin e pronave nje here e pergjithmone:
Shqip:
http://defendingproperty.files.wordpress.com/2013/03/20130325-draftlaw_on_propertyalb.pdf
English:
http://defendingproperty.files.wordpress.com/2013/03/20130325-draftlaw_on_propertyeng.pdf
Leter Fules:
http://defendingproperty.files.wordpress.com/2013/03/20130325letterfule.pdf
LLAFET JANE TE TEPERTA, NESE E DONI SHQIPERINE, NENSHKRUANI PETICIONIN TANI:
http://www.change.org/petitions/return-properties-confiscated-by-communist-regime-now
Mjaft me fjale, te hidhemi ne vepra. Para zgjedhjeve perdoren gjithmone dhimbjet e te tjereve per te fituar votat, pastaj te harrojne te gjithe, Kalova lumin te dhj….. kalin. Asnje politikan nuk eshte i besueshem. Te gjithe kane ngrene nje luge nga corba. Te flasin me program konkret si do ta zgjidhin problemin e pronave. Mos harroni se ata qe kane vjedhur jane me shume se ata qe u jane demtuar. Klasa e pronareve hajdute sot eshte e fuqishme dhe kane parane ne dore.
Kush pret zgjidhje nga Europa eshte medioker qorr. Europa eshte ne krize dhe perfaqesuesit e saj si Fühle e kompani jane ex komunista qe i blen Saliu me nje qese me flori. Bejme plan per veprim!!!!
Megjithese kam respekt dhe u lexoj te gjitha komentet me konsiderate, me vjen keq qe rralle lexoj emrin e vertete te shkruesve. Po nuk respektuam vehten nuk na respekton askush. Frika eshte burimi i cdo te keqeje.
Mos harrojme qe kur lindim deri sa vdesim kemi nje emer dhe ajo qe shkruajme dhe bejme mbetet ne jete si vepra jone, Pseudonimet jane emra qe permbajne friken.
E nderuara dr. Mimoza. Edhe pse keni te drejte dhe me pelqen guximi juaj, por nuk jam dakort me ju. Ajo qe po e shkaterron demokracine dhe po vret shqiptaret eshte politika antipronar e Sali Berishes. kjo potike po financohet prej bankes Boterore dhe qendrimit te heshtur te ambasadoreve . Ambasadoret dhe Stefan Fyle jane te pa afte te kuptojne se zgjedhjet “e lira dhe te drejta” jane fjale boshe kur nuk ke kthyer pronen tek i zoti. Praktikisht te gjithe qe reagojne e denojne moskthimin e prones dhe demagogjine e politikaneve shqiptare, reagimi tyre eshte i drejte, ata duhen falenderuar. Ambasadoret dhe institucionet europiane duhen kritikuar. Frika per shqiptaret eshte normale sepse ata ushqehen me rrogen. Nese rrogetaret do pushohen nga puna ashtu sic ju pushuan dhe ju, me se do te ushqehen nese nuk kane mundesi te punojne jashte shtetit si ju ?????. E denushme eshte heshtja , heshtja po shkaterron gjithcka, Rendesi ka qe te gjithe te reagojne ndaj ketij qendrimi te gabuar te nderkombetareve, heshtaja e analisteve dhe gazetareve