Bamir Topi përsëriti sot nga Rrogozhina se 23 qershori “do të jetë edhe fundi i kryeministrit diktator”. Sipas tij, Rrogozhina është shembulli i qartë i premtimeve të pambajtura të kryeministrit Berisha.
“Është tashmë e padurueshme që në një zonë bujqësore si Rrogozhina, ose nuk prodhon askush, ose ata që arrijnë të prodhojnë nuk mund të gjejnë treg për të shitur prodhimet e tyre”,- tha Topi.
Më tej ai deklaroi se Parlamenti duhet të jetë me 100 deputetë dhe rrogat e 40 të tjerëve duhet të shkojnë në dobi të shtetit.
“Sot në Kuvend kemi vetëm 20 deputetë që janë aktivë dhe bëjnë punën e tyre, pjesa tjetër janë kthyer në disa dorë ngritës të kryetarit sa herë që ai ka nevojë. Tani ka ardhur koha që të marrë fund dominimi i këtij pushteti, i cili ka marrë tiparet e monizimit me një kryeministër diktator”,- deklaroi Topi.
Duke u ndalur në programin politik të FRD-së, z. Topi tha në takim se “kemi bërë propozimin që parlamenti të jetë me 100 deputetë dhe rrogat e 40 të tjerëve duhet të shkojnë në dobi të shtetit”.
Nga Rrogozhina kryetari i FRD-së i bëri thirrje gjithë qytetarëve të verifikojnë listat në qendrat e votimit, për të shmangur manipulimet.

Irrofshin kostumet dhe kollaret burra leshi, po ketij diktatori ti deri dje i boje temena apo i harrove ,RRasi na i pace na sy gjum pastaj kur te cohesh na i gjym dhall ene mregull .
Po Blerim Cela, ai antiimperialisti, ishte ?
Po ti o derr Topi e kishe ne dore ta hiqje me pare kete diktator qe ne 2009. Pse nuk vazhdon te flasesh me heshtje apo te hoqi karrigen nga bytha tani dhe te erdhi goja ty. Ti je nga ata qe edhe per nje cep karrigeje fillon prape te lepish te njejten bythe te qelbur..