Kreu i FRD hedh poshtë spekulimet në media lidhur me një afrim të mundshëm të tij me PD-në. I ftuar në emisionin e mëngjesit në Vizion Plus, Bamir Topi tha se marrëdhëniet e tij me kreun e PD-së, Lulzim Basha, janë thjesht njerëzore dhe nuk mund të flitet për bashkëpunim ndërpartiak.
Topi theksoi se një ndër arsyet e forta për këtë është ndikimi ende i fortë i Berishës te PD-ja.
Kreu i Frymës së Re Demokratike ka komentuar edhe debatet mes maxhorancës dhe presidentit Nishani, duke risjellë në vëmendje sulmet e ashpra të maxhorancës ndaj tij në kohën kur ishte president, me ndryshimin se partia në pushtet ishte ajo që e zgjodhi në atë post.
