Topi me ish-të përndjekurit: Aleancë me forcat që kanë në program këtë çështje

redaktor

Fryma e Re Demokratike në kuadër të paraqitjes dhe debatit mbi programin e saj me grupet e interesit, zhvilloi sot tryezën me ish-të përndjekurit politikë.Në prani të pjesëmarrësve drejtuesi i departamentit të ish-të përndjekurve në FRD Bedri Blloshmi paraqiti programin politik të partisë në lidhje me këtë shtresë.

 

Kryetari Bamir Topi në fjalën e tij theksoi se  FRD e ka në themel të filozofisë së saj që të trajtojë në program probleme dhe premtime të realizueshme dhe jo si forcat e vjetra politike që kanë 22 vjet që premtojnë shumë e realizojnë pak.Z.Topi tha se FRD ka hartuar një program, i cili tingëllon paradoksal sepse synon të zgjidhë ato problem që duhet të ishin zgjidhur gjatë këtyre 22 viteve. Ai i siguroi të pranishmit se FRD do të kushtëzojë cdo lloj aleance në qeveri dhe vendimmarrje, për të shlyer detyrimin për kompesimin përfundimtar t ëish-të përndjekurve brenda 3 viteve duke filluar nga viti i parë i qeverisjes.

 

Nismat kryesore që FRD ka përfshirë në programin e saj për këtë shtresë të shoqërisë shqiptare jane:

 

1.Shlyerjen e dëmshpërblimit financiar për të burgosurit dhe të përndjekurit politikë brenda 3 viteve.

2.Nismën ligjore për hapjen e dosjeve e kohës së diktaturës, për miratimin e një ligji të ri mbi lustracionin, dhe hapjen e dosjeve për të vrarët pa gjyq.

3. Nismën ligjore për të shpallur muze të viktimave të terrorit komunist disa burgje përfshirë dhe atë të Spaçit.

4.Nismën ligjore për të shfuqizuar të gjitha nderimet zyrtare dhe titujt për diktatorin Hoxha dhe kupolën e lartë drejtuese të PPSH-së;

 

Në takim morrwn pjesë ish-të përndjekur, dhe ish-të burgosur politikë , familjarët e tyre dhe grupet e interesit të cilët trajtuan problematikat e tyre dhe sugjeruan propozime për plotësimin e programit politik të FRD-sw nw lidhje me këtë shtresë.

Në tyrezë gjithashtu morrwn pjesë edhe bashkëshortet e poetit Havzi Nela dhe Lirak Bejkos të cilat deklaruan mbështetjen e programit politik dhe FRD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.

Share This Article
4 Comments
  • Pika e pare tamam premtim si nje njeriu qe ka qene per shume kohe nenkryetar i PD-se.
    Dmth hyp ketu e shif Stambollin ! 😛

  • Me kete piken e fundit nuk jam dakord.Fundi do te tregoje qe ai ka punuar per Shqiperine dhe shqiptaret.Mos shpejtoni per momentin se tani qe po i afrohemi fundit te fuçise se kruajturi,keni durim te pakten,se ky sistem eshte ne renie te lire.

  • Zoti Bedri keto dite ka shkruajtur ne Facebook Enerjeta Vilson Blloshmi qe jeton ne Itali se ju e derguat baban e saj Vilsonin drejte pushkatimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *