Kreu i FRD-se, ne nje takim me studente ka deklaruar se politika shqiptare po tenton të zyrtarizojë monopolizimin e pushtetit vetëm tek dy liderët, nderkohe qe ka theksuar se ka ardhur koha per rotacionin e pushtetit.
“Politika shqiptare po tenton të zyrtarizojë monopolizimin e pushtetit vetëm tek dy liderët dhe mua më vjen keq, qoftë si qytetar ashtu edhe si politikanë që protogonistët e politikës së vjetër në Shqipëri nuk po mësojnë nga politikat e vendeve që na rrethojnë. Dypolarizmi në vendin tonë ësht1% i ndërtuar jo si vlerë, dhe i ka kushtuar vendit një trazicion të gjatë dhe dramatik. Kjo ka bërë që institucionet të mos jenë të pavarura. I gjithë shteti të jetë nën këmbët e pushtetit dhe në këmbët e një individi” tha Topi.
Ish presidenti ka njoftuar se programi paraprak i FRD-se do te prezantohet diten e hene.
“Në datën 4 mars, ditën e hënë, do të paraqesim programin paraprak ku janë përfshirë 19 departamente ku një pjesë të rëndësishme e zë programi për rininë. Ky program është paraprak pasi ne më pas do të jemi në një komunikim të gjërë me publikun dhe me grupet e interesit ku do të marrin edhe mendimet e tyre në mënyrë që programi i plotë të miratohet në kuvendin e FRD-së që do të zhvillohet në prill” tha ai.
