Topi: Pas 23 qershorit Berisha nuk do i shpëtojë drejtësisë

redaktor

Fryma e Re Demokratike nisi sot nga Elbasani prezantimin e programit të saj politik dhe ekonomik, përgjatë një tubimi të mbajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”.

Në mes të entuziazmit dhe brohoritjeve të pjesëmarrësve, kryetari Bamir Topi tha se ky program do e çojë FRD-në drejt një fitoreje të sigurt në zgjedhjet e 23 qershorit. Ai shprehu besimin se kjo sallë e mbushur me njerëz që vijnë me dëshirë për të dëgjuar dhe jo e mbushur me punonjës administrate, është baza e forcës së FRD-sw dhe garanci për të qenë një parti me psikologji fituese.

Z. Topi tha më tej se FRD lindi për të marrë në dorë dhe për të vazhduar misionin e tradhtuar nga PD dhe kryeminsitri aktual i cili në mënyrë përfundimtare ju siguroj se e ka mbyllur kapitullin e tij politik. Më 23 qershor ai dhe shpura e tij është e detyruar të shkojë në opozitë dhe forcat e reja politke do të marrin në dorë drejtimin e vendi.

Qytetarët e Elbasanit edhe pse ndodhen në qendër të Shqipërisë, ndihen të harruar dhe të nëpërkëmbur se edhe këtu, vetëm një grup dhe klan i caktuar i pushtetit kërkojnë të marrin gjithçka për vete duke i lënë elbasanasit vetëm si kontigjent electoral – theksoi z. Topi.

Ai u ndal më tej në paketën e ndryshime kushtetuese që FRD do të paraqesi së shpejti, duke nënvizuar bindjen e tij se pas 23 qershorit askush nuk do i shpëtojë drejtësisë. Sot tha z. Topi është koha e ndryshimeve të mëdha dhe të vërteta dhe sipas tij promotor të lëvizjeve të reja politike janë qytetarët.

Duhet të jemi bashkë, – vazhdoi Topi sepse FRD ka ardhur me një mision të vecantë, të premtojë atë që doetëbëmë. Sipas të gjitha sondazheve FRD del një forcë qeverisëse, por ndryshimin e vërtetë nuk e bën një grup njerëzish por qyetetarët e vërtetë që kanë vullnet për ta ndryshuar situatën.

Sekretari i Përgjithshëm i FRD- së Gazmend Oketa falenderoi qeytetarët elbasanës që me  pjesëmarrjen e tyre në këtë tubim dhanë një mesazh pozitiv dhe mbështetës për FRD. Ai kujtoi se 20 shkurti i 1991 përmbysi një monument dhe çrrënjosi një sistem, ndërsa sot 22 vite më pas shqiptarët janë përsëri në udhëkryq. 23 qershori përfundoi z. Oketa do të jetë fundi i dimrit të gjatë të tranzicionit dhe fillimi i ndërtimit të shtetit modern shqiptar.

Përfaqësuesit vendor të FRD-së Artin Kovaçi, kryetar i degës Elbasan dhe Ksenja Karaj, kryetare e forumit rinor duke përshëndetur në këtë tubim theksuan se është koha dhe moment kur qarku i Elbasanit të jetë pararojë e ndryshimit të madh. Ata premtuan se do të shkojnë derë më derë për të kontribuar në ndërprerjen e tranzicionit të tejzgjatur.

Anëtare e kryesisë, Artiola Tola tha se vota është një mënyrë për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë. Sekretar i Burimeve Njerëzore Andi Seferi në fjalën e tij tha se Elbasani nuk duhet të shërbejë vetëm një qendër grumbullimi për skrap por me votën e tij do të çojë për skrap këtë qeveri aktuale të korruptuar.

Share This Article
2 Comments
  • mire o bamir
    po ne votojme saliu i numuron
    duhet me cdo kusht nje qeveri teknike qe te shpresojme te mos vidhen votat nga saliu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *