Fryma e Re Demokratike ka çelur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit, ku ka prezantuar kandidatin për deputet të këtij Qarku, Sali Shehun.
Në fjalën e tij para mbështetësve, kryetari i FRD, Bamir Topi ka kërkuar votat për FRD-në e duke e cilësuar këtë forcë si e djathta e vërtetë në skenën politike shqiptare.
Topi ishte i ashpër edhe në akuzat ndaj Partisë Demokratike të cilën e quajti moçal me baktere, ndërsa i bëri të djathtëve që ta braktisin atë dhe të votojnë Frymën e Re Demokratike.
“A ka forcë politike më dinjitoze, më e qartë, më e artikuluar, me terma që kanë të bëjnë me shtetin, drejtësinë, sesa FRD?
Ju bëj thirrje të gjithë të djathtëve, që janë me sedër, nuk jemi për të mbetur aty viktima të interesave të familjeve mafioze.
Ne jemi qytetarë të lirë dhe iu bëj thirrje të braktisin atë moçal ku siç thotë një shkrimtar i madh, “ai është një ambient ku rriten dhe shumëzohen mikrobet, që shpërthejnë epideminë”.
Ta braktisin dhe të vijnë të FRD dhe të jenë të sigurt që do përfaqësohen në mënyrën më dinjitoze të mundshme”, u shpreh Topi.
Kreu i FRD sulmoi dhe Lulzim Bashën të cilin e quajti trashëgimtar dhe mbrojtës i interesave të familje së Berishës.
“Pjesa tjetër e politikës, e asaj të vjetër, janë ajo politikë koncesionare që nga koha e Sali Berishës dhe deri tani.
Edhe ky i riu, është i ri në moshë, por njeriu duhet të provojë situata të vështira, rezultoi ndryshe, rezultoi gabim ne, por jo gabim atij që e zgjodhi, pasi e zgjodhi që të jetë trashëgimtar besnik dhe mbrojtës i flaktë i interesave të familjes.
Ai është njeri i familjes, jo biologjikisht, por me interesat politike është njeri i familjes. Duke qenë i tillë, njësoj si paraardhësi i tij ka nxjerrë në treg dhe ka shitur interesat e të djathtës. Sot është më shumë se kurrë nevoja që e djathta të përfaqësohet”, tha Topi.

Ha ,Ha ,cna bere per te qeshur z Topi . Pse e djathte eshte PD ,apo e majte eshte PS .Keto jane pa emer ,jane kopile z Topi .Ja kene kaluar dulles ,babit te tyre shpirteror , por mos ja hame hakun ,ketij te fundit ,dulla e kishte nje emer .
E Djathta e re duhej te perfaqesohej me nje emer simbol: Partia e Re Republikane.
Partia e topes,pjelle e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne die e vite,as me pak dhe as me shume.
Nuke e di se ku e gjen moralin ky palo tope,tek grabitja e prones si familjes qe i shpetoje jeten,apo tek rrembimi i mbiemrit te kesaj familje bamirese,apo tek te qenurit president i emruar nga falangat e riciklimit te botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik,apo tek sarajet e ndertuara e mobiluara me leke te piset,apo tek si vella me berishovicet,bashovice,jozefinovicet,bodevicet me shoke e shoqe qe nuke kane te ndalur ne ligesi,apo tek frika e kandidimit si deputet per te mos ju hequr petet lakrorit,ketije lakrori te tejmbushur me ujqe e cakej qq derdhin lot krokodili per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt,ku?
BAMIR TOPI E SHITI GJYQTARIN E VLORES TE VRARE ME TRITOL, TEK BANDA E PULARISE DURRES.
ATA JANE SPONSORAT KRYESORE TE BAMIR TOPIT.
Kush ka mend e don me e kuptue.Thenia e z.Topi qe “PD është kthyer në një moçal me mikrobe, FRD e djathta e vërtetë…!” Asht shume e vertete.Nuk ka sigurimsa dhe te shpifur te persekutuar.Topi gezon nji parti vertete te denje per te djathten Albaneze.