Fryma e Re Demokratike ka organizuar tryezën për shëndetësinë. Kreu, Bamir Topi, akuzoi kundërshtarët politik se janë kthyer qesharakë në lidhje me programin e tyre për këtë sektor.
“Sot ne dëgjojmë nga kampet kundërshtare që prezantohen programe politike dhe gati kemi rënë në një situatë qesharake, del një parti prezanton programin, del tjetri në mbrëmje apo nëse huazon pjesë nga programi tjetrit dhe e vendos të program të tij”, deklaroi Topi. Duke vlerësuar programin e FRD-së për shëndetësinë si realist, i la fjalën ekspertëve për të diskutuar për cështjen në fjalë për programin e FRD-së për shëndetësinë.