Topi për 21 janarin: Pyetja është kush e dha urdhrin?

redaktor

I akuzuar nga shumica e kaluar qeverisëse për pjesëmarrës në të ashtëquajturin si “grusht shteti” në 21 janar të 2011-ës, ish- Presidenti Bamir Topi 3 vjet pas kësaj ngjarje kërkon zbardhjen e plotë të saj. Duke e cilësuar një prodhim politik, Topi vlerëson se është kjo e fundit që po mban të ngrira dhe hetimet, pasi sipas tij e gjithë ajo çfarë është zbardhur deri më tani është shumë e parëndësishme krahasuar me atë që mbetet ende në errësirë.

“Do të kujtohen ata që kanë vdekur dhe nuk do të kujtohen ata që u plagosën, kjo për shkak të sensibilizimit të kësaj ngjarjeje nga qytetarët dhe nga media.Data e sotme automatikisht të fokuson te 21 janari që vazhdon të mbetet si natë dimri, natë janari, ende e pazbardhur, ndoshta i zbardhur pjesërisht për çështjet më të parëndësishme të tij. Sot flas si kryetar i FRD, por pa dyshim në retrospektivë lidhet me një pozicion të rëndësishëm si ai i kreut të shtetit. Ne jemi përqendruar në një slogan mjaft të rëndësishëm. Për shtetin dhe qytetarët. Duke iu referuar kësaj filozofie, duke iu referuar tre 21 janarëve që kanë kaluar në thelb janë vrarë qytetarë. Është rasti të shprehim dhimbjen tonë për familjet e të vrarëve e të palgosurve. Por duhet të vdesësh në Shqipëri që të përmendesh se është folur pak për të plagosurit, se ka shumë të plagosur, edhe forca të rendit të dhunuar. Nga ana tjetër kemi një dhunim të hapur nga pushteti të autoritetit të shtetit, madje sot e kësaj dite vazhdon të tingëllojë jo më me sensin e përdorimi të keq të fjalës, por vazhdon jehonën ajo shprehja banale, që po të mbeteshin thjesht në aspektin formal nuk do ishin asgjë me termonologjinë e përdorur nga ish-Kryeministri për përfaqësuesit më të rëndësishëm të shtetit. Në esencë filozofia e dhunimit të shtetit nga pushteti”deklaroi Topi.

Kreu i FRD-së kërkoi që Kuvendi i sotëm me një tjetër shumicë pushtetare duhet të japë përgjigje rreth atij komisioni hetimor parlamentar që u ngrit për ngjarjen e 21 janarit dhe përfundoi pa asnjë raport.

“Duhet të shpresojmë tek ai formacion politik që në themel ka jo pushtetin, por përmes pushtetit të realizojë fortësinë e së drejtës dhe vendosjen në qendër të interesit qytetar. Dimensioni i 21 janarit është kompleks. Pavarësisht problemeve që ka drejtësia së pari është çështja e kredibilitetit. Së dyti ka një dimension politik dhe ky doli i pari në 21 janar. Të gjitha institucionet u baltosën. Çfarë ndodh sot, atë që nuk e zbardhi politika e kanë bërë qytetarët. Unë kam një pyetje për politikën? Cili është fati i atij komisioni hetimor parlamentar që u ngrit me shpejtësi, ku janë ata njerëz sigurisht në parlament. Është rast ekzemplar. Sot parlamenti ka një mazhorancë të re, nëse do t’ia japë dimensionin e plotë politik për të respektuar shtetin dhe institucionet dhe ky është misioni i kësaj force politike, ne do vazhdojmë të bëjmë bilance viktimash. Ju e dini shumë mirë që ata janë në pushtet kujdesen shumë më mirë për karriget e tyre sesa për shtetin” tha Topi.

Në mbledhjen e kryesisë së FRD, Bamir Topi, ka përcaktuar si emergjencë reformimin e sistemit të drejtësisë, në mënyrë të veçantë të gjyqësorit.

“Politika ka shumë punë për 21 janarin, por sidomos drejtësia ka shumë punë. Historia është shumë e thjeshtë kush e urdhëroi 21 janarin, në çmënyrë. Nuk janë urdhëruar vetëm forcat e Gardës, por dhe mjekët. Mbi çbaza u hodhën akuzat mostruoze. Sa kohë që do ketë njerëz të emëruar politikisht në sistemin e drejtësisë, kryesisht në gjyqësor ai që foli edhe sot por dhe të tjerë që janë implikuar në të tilla ngjarje do vazhdojnë të flasin” përfundoi ish-Presidenti Topi.

Në foto:  Berisha, gjate nje takimi me drejtues te Gardes se Republikes, ku i ka pergezuar ata per qendrimin qe mbajten ne demonstraten e 21 janarit (LSA 24 janar 2011)

Share This Article
19 Comments
  • DIHET URDHRIN E DHA I MARI…….TE TJERET JANE USHTAR…DHE NE LUFTE KA RREGULLA O DO TE VRASESH O DO TE VRASIN…KETE E DINTE MIRE EDHE LLUPO EDHE PRENDI DHE TE TJERET..

    • Merruni me keto gjera ju, se kush e dha urdherin….ne 21 Janar , nderkaq Serbia po futet ne EU ….ndersa ju vahzdoni sherret me njeri tjetrin

      Le qe cju duhet ju EU-ja , ju gjithe problemin kryesor keni si te kafshoni njeri tjetrin…

      Si nuk del nje njeri atje ne Shqiperi mor vella dhe te thote :..Po boll ore u moret duke i nxjerre syte njeri tjetrit….
      Mblidhuni bashke pozite -opozite dhe shikoni te plotesoni kushtet per EU, qe te krijohet nje shtet shqitpar modern….

      Mungese shtet-furmuese kane intelektualet ne ate vend aty …Komplet njerez karagjoze politikanet tane
      , po lene nam ne Europe, duke u zene me njeri tjetrin….

      • ore pusht…ti nuk mund te jesh nga vlora…
        ….pse tregohesh kaq merhum…?
        ke vesh me perpara ti…kanatjeren apo xhaketen ?…

        kur te behet reforma ne drejtesi,kur te gjenden urdher dhenesit per vrasjet …

        atehere dhe vetem atehere do vendoset drejtesi,nuk dote kete nxjerrje te syve te njeri-tjetrit (sic ke shkrojtur ti o mender raimondi ),vetem atehere do te kete qetesi,pune, zhvillim …dhe vetvetiu …edhe europe….

        (ty te paskan rrjedhur,ti qenke fishkur …o mender militant!)

  • Ti qullash ishe komandant i pergjithshem ne ate kohe. Akoma nuk e di? Apo pyesni per te marre pergjigje nga te tjeret se ti e di. Vazhdoni te luani me gjakun e tyre se koken tuaj do hani.
    A erdhi Luli ate nate ne zyren e komandantit te pergjithshem? Po pyes dhe une se nuk e di. Ti mos pyet per gjerat qe di.

  • Do doja te pyesja z Topi si president i asaj kohe,kur more vesh se mbi policine shtetit dhe institucionet e shtetit po ushtrohet terror pse nuk u bere thirrje Edi Rames si dirigjent i ksaj dhune te terhiqej.Si garantues i kushtetutes a kerkove ndonjeher nga organizatort e ktyre vandalizmave pse i lan demostruesit mercenar te bejne cfar te done.Pastaj te kerkohet a eshte vepruar ligji per veprimi me arme zjarri me pasoj vdekjen.Me vjen keq per ata te shkret qe u bene mish per top per karriken e Edi Rames.Pse nuk nderhyre kur Skender Gjinushi shkeli kushtetuten duke bere thirrje per luft civile:Me kto fjal te marrim shembull nga Tunezia.Po Gramos Ruci qe dekleroj ne parlament e keni mbrapa deres po ju nuk e shifni.Rama tha mendon Berisha se do shkarpercej mbi te vdekur.Pse u bere pale me kryeprokororen e nuk nderhyn per tu mos u bere ajo qe u be.Ktu jeni i perfshir ne ket krim.Kot flisni te gjith se kjo nuk ka per tu zgjidhur kurr se jeni nga te dy krahet te perzier.Po te mjert ata qe iken se ju nuk ju intereson kjo pune.

    • mark.uk ore degjenerate malazeze se nuk ka shkodron e sojit tend o plere,po ske faj ti more pusht se serbo-malazezi sali te paisi si shume te tjere me nenshtetesi shqiptare tipik i atij palo gacit deputetit te kosoves,ti more marmide e shklyer ti bosh dua pashukut qe sot je ne UK,si puna e jozit dhe jozi me ndihmen e pashukut u bo deputete o rrace e flliqur nuk beheni ju pa pashukun,dhe mos e perbuz dhe shkel gjakun shqiptare duke u tallur me te tille komente huligan serbije,ata 4 te vrare te pafajshem ishin dhe jan gjak shqiptari,ti bindjet e tua mbaji per veten tate as nuk a rruhet fare po mos guxo te baltosesh dhe te deformosh sesi eshte apo ka qene realiteti e kombit tone more vesh mer qelize serbije….

  • Ky Bamiri bo mire te rri urte dhe mos ti ndigjohet as edhe zeri i fjales, ish-President gjoja…,
    po pse mo Bamir nuk e ngrite zerin kur ti ishe President por tani,apo tani beheni te gjithe
    te mire,Politikan koti…,ti je i fundit qe e ke kuptar doktor mortjen(sb) qe eshte anti-shqiptare..!
    Ike o Ba-mir se vetem emri eshte i kuptushem se per te tjera s’kupton akoma çfare eshte
    Poltika e paster e ndrgjegjshme e drejte etj-etj.

  • jo kush e dha urdherin por kush beri grusht shteti ne te vertete…puci nuk eshte bere ndonjehere pa ushtri e arme…kush i kishte ne 21 janar, kush dha dekorata, kush perdhunoi gjithe institucionet e shtetit, presidentin, prokuroren, opoziten, median ne banken e te akuzuarve…

  • Per Mark Ukun dhe gjithe ujqerit xhupzinj te 21 Janarit 2011.
    O pjatalares me duart e lyera me gjakun e atyre te 2 Prillit!
    Po me flet si ai palaçua Qazim Gjonaj dhe ai prokuleshi Neshat Thana, qe edhe pse e dinin mire se kush e organizoi ate masaker dhe kush i kreu vrasjet makabre ne Shkoder, ligjeronin ne sallen e gjyqit, pretencen e shkruar nga Sali Berisha dhe ustallaret qe qendronin pas tij, por qe ishin padroner de facto te tij.
    Dhe historia perseritet , 20 vjet me vone me nje ndryshim, tashme ne dimer dhe ne krye te pushtetit te vjedhur, por qe nuk mungonin …xhupezinjte ardhur apo ftuar kushedi se nga ku.
    Ne krye tashme nuk ishte nje president “komunist” si atehere i cili miratonte çdo lloj skenari dhe denonte zyrtar te pafajshem vetem dhe vetem per te shpetuar menderen etij.
    Tani ne krye ishte nje president kukull, i vene ne ate post me vota te blera, nje lloj “as mish dhe as peshk” qe nuk guxoi jo te nderhynte prane qeverise fashiste per te ndalur masakren, por dhe drejtesise (si kryetar i KLd) nuk i kerkoi as minimalen per zbardhjen e krimit shteteror.
    Tashme i ka ardhur zeri, si kofini pas te vjelit.
    Edhe juristeve te shkolles se plepave, po te heqin pelerinen e zeze te Berishes, nuk do tu duhej shume pune per te zbardhur nje krim ne mes te dites dhe ne qender te bulevardit.
    Se krimi ka autor dhe mos u kacavirrni ju krimba haleshe per te ndryshuar apo devijuar esencen e ngjarjes, pra krimin shtetror, vrasjen dhe plagosjen e qytetareve, dhunimin e protestusve te thjeshte.
    Kush ka faj, kush ka tejkaluar kopetencat ne detyren e tij, por dhe kush ka qendruar ne pozicionin e sehirxhiut dhe nuk ka bere detyren qe i takonte per parandalimin e masakres dhe zbardhje e krimit duhet te pergjigjet para ligjit.
    Por ne rradhe te pare dhe ne menyre urgjente duhet te vihen para drejtesise ata zyrtare te larte te shtetit qe mbahen me parat e taksapaguesve qe dhunuan, plagosen dhe vrane, te cilet dhane urdher per te hapur zjarr, ata qe zbatuan nje urdher antikushtetues dhe hapen zjarr duke vrare njerzit e pafajshem dhe ata qe u perpoqen te mashtrojne opinionin duke fshire gjurmet e krimit dhe servirur shpifje te sajuara ne guzhinen berishiane.
    Dhe keta jane qe nga ish kryeministri, ish ministri i brendshem, i drejtori i pergjithshem i policise se shtetit dhe hierarket e tjere te policise, ish komandanti i gardes dhe deri tek ata qe vrane dhe lenduan ne qelite e burgjeve dhe komisariate, qytetaret protestues.
    Ndaj ti ujk i 2 Prillit, qe kerkon te marresh pozat e avokatit mos u hidh si majmun dege me dege. Nuk jemi ne 1991, por ne 2013-ten!
    Protesta, madje shume here te dhuneshme ka ne tegjithe boten, por viktima ka patur dhe ka vetem ne shetet diktatoriale, dhe jo ne ato qe pretendojne te jene demokratike dhe kane firmosur Karten e Helsinkit lidhur me te drejtat dhe lirite e njeriut.

    • Ke harruar UJQERIT e Enverit dhe te Partise se Punes, UJQER dhembejashte dfhe pa xhupa ose me xhupa qe u kishin vjedhur ushtareve angleze te vrarene Kanalin e Korfuzit, qe shqyen intelektualet shqyptare dhe qe mbushen lumenj me gjak njeriu si asnjehere ne historine e popullit tone pa fat. Prandaj mos u anko nga Sali Komunisti, sekretari i Partise se Punes dhe Miku i familjes Hoxha, qe:

      grabit
      vret e likuidon
      mashtron

      njesoj sic:

      grabiste
      vriste e likuidonte
      mashtronte

      Enver Hoxha

      • Jo or nasraudin (nastradin) karagjozi, ujqerit kushdo qofshin, nje surrat kane.
        Edhe ti ne kohen tende nuk ke qene me i paket, veçse tani perveçse te hamulisesh dhe t’i biesh xurnase ne nje vrime, nuk mund te besh gje tjeter, se nuk te kane rene vetem dhembet por te ka lene shendene dhe mendja.
        Ti ke qene vete koburja e Enverit, se dallakuk si puna jote perdorte ai per kesi punesh dhe me vone ua numuronte ne lule te ballit, por ty te paska kursyer, jo per gje por si kameleon dallakuk qe ishe, te donte per ca palo pune aty ne burgje, te spiunoje bashkevuajtesit e tu por dhe te vazhdoje perkthimin ne frengjisht te veprave te tij.
        Por sot po flasim per ata ujqer, qe mbase ty nuk te vjen mire, qe Sali Penicilina dhe sherbetori i Milices, solli nga vendi i krajleve, per te shtypur dhe vrare demostruesit shqiptar.

  • January 21, 2014

    DREJTESINE E VENDOS NEPERMJET LIGJIT VETEM SHTETI LIGJOR I SE DREJTES, NE PARLAMENTIN E SHQIPERISE SI SHPREHJE E DREJTEPERDREJTE E VULLNETIT TE POPULLIT.

    21 Janari eshte nje date perkujtimore per viktima te pafajshme te pushtetit ne vazhden e shume datave te tjera qe kane shoqeruar jetet tragjike te shume shqiptareve ne 68 vitet e fundit per te mos thene me gjate.
    Pas cdo krimi makaber e marrje jetesh te pafajshem pergjate 23 viteve te fundit eshte shoqeruar nga opozita e radhes me premtime e perbetime per ti zbardhur krimet e ndeshkuar autoret pasi pergjate diktatures kriminale komuniste nuk kemi guxuar as tju perendim emrat viktimave se xhelateve nuk behet fjale. Fatekeqesisht duhet thene se me ardhjen ne pushtet, opozitat qe perbetoheshin ngrinin ndonje permendore te radhes dhe kaq shpresojme te mos vazhdoje keshtu.
    Viktimat e krimit politik e ordiner kane qene te shumta pergjate 23 viteve te fundit e mjaft pak prej tyre kane patur fatin e nje gjysme zbardhje dhe ndeshkimi per autoret se udheruesit as edhe nje rast te vetem pasi nekomunistet kane preferuar qe terrorin komunist ta zevendesojne me terrorin e rruges e natyrshem ne kete situate kane fshehur edhe duart e tyre te pergjakura.
    Ne forume e media te gjithe ne bejme si eksperte e zbulues te medhenj e shume prej nesh mbajme syze te kuze e blu e ne vartesi te ngjyres se syzeve shikojme edhe krimet e viktimat e pak prej nesh e dime qe krimi ka vetem ngjyren e zeze e pak i referohemi faktit se vetem ligji eshte ai qe ndal doren e krimit pasi hakmarrja primitive pjedh vetem krim te ri.
    Therasim per denimin apo ndeshkimin e njerit apo tjetrit dhe harrojme se shoqerite e civilizuara ku aspirojme te shkojme edhe neve kane ngritur shtet funksional demokratik e institucione te specializuara ne sherbim te jetes, prones e dinjitetit te njeriut e natyrshem edhe qe pecaktojne dhe realizojne ndeshkime per ata qe marrin jete njerzore e shteti demokratik I dergon edhe ne karrige elektrike.
    Thirrjet per te ngritur shtetin ligjor te se drejtes jane te domosdoshme por kur ato bashkohen me thirrje per denime e vrasje individeh e kompromenton tej mase domosdoshmerine e misionit dhe te vete forces politike qe pretendon se mbeshtet.

    – Presumimi i pafajsise eshte nje e drejte kushtetuse ne nje shtet demokratik e shoqeri e lire.

    Cka do te thote se hetimi shkon nga veprimtaria kriminale drejt personit dhe jo e kunderta.

    – Shoqeria shqiptare ka zgjedhur nje pushtet me vote te lire qe ka premtuar ne fushate ndeshkimin e krimit e rithemelimin e shtetit. Pushteti duhet te realizoje pritshmerite e popullit nepermjet drejtesise ligjore e jo hakemarrjes primitive qe nuk te shpie askund pasi pritshmeria ka nje kufi e te jeni te qarte se mekataret synojne ta cojne shoqerine shqiptare edhe nje here ne kaos total si rrugen dhe mundesine e vetme per te shpetuar edhe nje here tjeter e aprovuar amnistine e radhes mbi gjak e vuajtje shqiptaresh.
    E para drejtesia nuk vendoset me seleksionim te vraret e mi e te vraret e tu pasi kalojme ne shoqeri tribale megjithse nuk e mohoj se te vraret ne bulevard jane te fresketa e dhembin me fort por shoqeria duhet te kerkoje drejtesi per te tere pasi qytetrimet po kerkojne shkaqet e vdekjes se mbretit Tut para 3 mije vjetesh e natyrshem shteti duhet te realizoje pritshmerine e shoqerise per drejtesi.
    Nuk eshte hetuar e zbuluar realisht as te vraret e 2 Prillit ne Shkoder te deputeteve Hajdari , Xhindi e Olldashit , te komunarve gjykatesve e ficerve te policies e po te doni edhe vdekja e Mehmet Shehut e rreh 4 mije viktimave te komunizmit qe familjarve nuk ju jane kthyer akoma eshtrit e njerzve te tyre te dashur.
    Megjithate te qendrojme te 21 Janari meqe eshte edhe pervjetori i kesaj date dhe sipas FBIse 21 Janari eshte mjaft kompleks gje qe eshte e vertete gje qe e perseriti edhe kopetenti Prokurori Llalla por rekomandimet e agjensise me prestigjoze te botes FBIse nuk I kane zbatuar e marre ne considerate akoma.
    Megjithate ka fakte te pakundeshtueshme qe drejtesia e korruptuar e pa afte , politike duhet ti japin pergjigje nese duan qe te vazhdojne te firmosin cdo pesembedhjete ditesh per te marre rrogen nga taksat e shqiptareve . Dhe jo vetem kaq port e tera krimet qe kane trazuar jeten dhe zemrat e Shqiptareve pergjate 23 viteve e me gjate.
    Kete po e them une por kete hapur dhe me vendosmeri nese e ka duhet ta thote , Kryeministri i Shqiperise z Edi Rama ai qe eshte mandatuar per te prure drejtesine ne emer te atyre qe kane ikur e te zhuriturit e atyre qe lane pas nena, baballare femije , motra e gra

    – Ka kater te vrare te pafajshem me duar ne xhepa ne bulevard

    -Ka prishje te provave (shkaterrimin e serverit te Kryeministrise} e moslejim te mbledhjes se provave nga prokuroria Brenda rrethimit te Kreministrise pergjate nates qe pasoje krimin.

    – Ka grusht shteti te pranuar nga ish-Kryeministri pasi ka bllokuar hapur zbatimin e urdher arrestit per zhinxhirin komandues te gardes e moslejimin e prokuroreve Brenda Kryeministrise mbas krimit.

    – Ka plagosjen e komandantit e Gardes brenda Kryeministrise besoj cdonjari e ka shikuar syrin e nxire te z Prendi

    – Dhe ne fund ka edhe nje proteste te dhunshme.

    Qe te dyshuar kryesor per tera keto eshte ish-Kryeministri e Ministri i tije i Brendeshem besoj se nuk e ve kush ne dyshim pasi ata ishin atoritetet kryesore ne Kryeministri pergjate 21 Janarit e ne vazhdim.
    Kryeministri Rama duhet t’ju thote shqiptareve se gjate 4 muajve te qeverisjes e 6 muajsh te fitores se te majtes si kryesues i kualicionit e Kryeminister a jane thirrur ne Prokurorine e Repuplikes zoterinjte Berisha e Basha thjesht per te dhene sqarime rreth kesaj ngjarje madhore e sensitive per shoqerine shqiptare e me ndikim te madh ne humbjen e pushtetit nga njera nane e fitimin e pales tjeter.
    Se dyti a eshte e turpshme per Kryeministrin Rama qe ben memorandum me Kryeprokurorin per te arrestuar ndonje fshatar qe hedh nje tel te paligjshem ne shtyllen e tensionit e nuk therret Kryeprokurorin per bashkepunim per te hetuar ceshtjet madhore qe shqetesojne shoqerine shqiptare me “Gerdecin”, “21 Janarin” “Cacin, Tacin e Nanon” e shume te tjera.
    Une mendoj se nuk duhet harxhuar asnje sekond kohe kunder Berishes Bashes Nanos e kompani pasi ata ligjerisht nuk kane asnje fuqi ekzekutive ne Shtetin Shqiptar por i duhet kerkur Kryeministrit Edi Rama qe te beje reforma te thella ne te tera drejtimet pasi shteti shqiptar i ngjan nje thesi te kalbur qe ku ta kapesh e leshojne penjte dhe thellesisht mendoj se per kete arsye eshte votuar e mandatuar.
    Nese i ka duart e lidhura duhet te dali para shqiptareve e te tregoje sa projektligje ka te bllokuara nga Kryetari i Parlamentit e Komisionet Parlamentare kur dihet se projekt ligjet i inicon Qeveria dhe i aprovon Parlamenti.
    Mbas kesaje te kerkoje zgjedhje te parakoheshme pasi zgjedhjet e parakoheshme nuk jane fundi i botes kur dihet se Italia ne 50 vjet ka realizuar 50 pale zgjedhje dhe eshte fuqia e peste e botes.
    Nese nuk eshte i zoti per asgje apo thjesht eshte loje e Berishes te largohet sa me pare pasi vendi po shkon me shpejtesi te madhe drejt kaosit total nga mosqeverisja pasi Shqipria ka qene ne kaos permanent

    Bota eshte teater njerzit jane aktore mjere ata qe nuk luajne rolin e vete ka thene Shekspiri I madh. Kjo vlen per kombe popuj qeveri e natyrshem edhe per individe qofshin keta e Kryminister i nje vendi.

    AJET DELAJ

    NEW YORK

  • toni:Do ju pyes se cili nga kta qe une u kam permendur emrin eshte babai juaj.Mendoj se ti kisha thene kto fjal per baban tend ne letra nuk do kishe shperthyer ne fyerje.Nuk po ju fyej se nuk bie ne nivelin zero qe ju jeni.Une shkruej cfar mendoj une e jo cfar mendojn te tjert.As une as ju nuk kemi forc te ndryshojm as nje gja,prandaj mos u zemro se keni rene ne fundin e llogjikes.Do ju bej nje vrejtje shoqrore mos e konsidero partin si dikur kur ishe sekretar partie fshati me 4 klas nana parti.

  • Kush e dha urdhrin??-pyet ish-presidenti ne ate kohe.
    Pavaresishte, se shqiperia eshte republike parlamentare, ti si president i asaj kohe cfare bere ne ate kohe per te denuar krimin mbi popullin shqiptare?
    Te gjithe kane te drejte te protestojne, dhe kur qellojne me gure te denohen e te futen ne burg por jo te vriten. Kushtetuta jone e thote kete…Ti si ish-presidente cfare bere ne ate kohe per TE MBROJTUR KUSHTETUTEN??
    Turp te kesh qe ben politik ne kurriz te atyre qe lane jeten dhe te atyre qe nuk arrijne te kuptojne lojen tende politike.

  • Ne fakte ajo ishte ngjarje e rende u vrane 4 rrezik zi , qe u sollen nga ana e anes , per nji metinge nga ps dhe u lane ne rruge nuk u drejtuan nga askush , por nga disa hora deputet si doshi, styerkaj, balla , tahiri , qe per te marre pushtetin ishin gadi te benin gjithecka.
    Tuprpe per topin qe eshte ba si legen qe e qesin me fole sa here ju duhet dhe ky si papagal perserite te njajtat gjkana , njeri i pa karakter , pa ndershem , hipokrite.

  • une komandoje dhe ju vrase e ju prese si te dua se kame gjithcaka saline me familje lulin me familje dhe me te fortin SHIK prandaje rini urte se me kane dhene te drejte amerikanete te beje si te dua po nuk luftaum serbogrekete eturkoitalianet keshtu do na e marin shpirtine keta shtete teroriste rrofte shqiperia poshte keta politikane qe jane shiture dhe na skllaverojne poshte

  • Ky Bamiri po gomar ngeli!!! Cfare pyetje ben ti o njeri?????? Kush e dha urdherin??? Dhe ti nuk e di?????
    Ik ore palaco, shko e futi nje qepe te njome e gjize se sje per gje tjeter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *