Bamir Topi prezantoi sot programin qeverises te partise se tij. Ai ka propozuar disa ndryshime për zgjedhjet elektorale, ku njëra prej tyre është numërimi elektronik i votave në të gjithë vendin, për të shmangur manipulimet. Ai ka theksuar se 2013-ta duhet të jetë viti i fundit i tranzicionit të stërzgjatur në Shqipëri, ndërsa ka thënë se partia që ai përfaqëson ka gjetur mbështetjen në të gjithë vendin.
Sipas Topit, FRD është partia më shpresëdhënëse për shqiptarët, në një kohë që siç tha ai, “Shqipëria dhe shqiptarët janë futur në kaos nga partitë e vjetra që kanë deformuar misionin e tyre.”
“Pikërisht ky bashkëpunim midis këtyre dy individëve e ka futur Shqipërinë dhe shqiptarët gati gati në një kaos institucional. Këta dy individë në një marrëveshje të fshehtë mes tyre realizuan brenda natën ndryshimet kushtetuese dhe sot gjendja e institucioneve në Shqipëri, pavarësia e institucioneve janë të cënuara. Këta dy individë i krijuan kushte vetes që dikush të dominojë gjithë pushtetet ndërsa tjetri të qëndrojë në krye të opozitës.”- u shpreh Topi.
Sipas tij, “ata që kërkojnë të mos ndryshojnë, ata duan një Shqipëri siç është, për shkak të tyre, ndërsa ata që pretendojnë rilindjen, duan thjeshtë të zëvendësojnë emrat pa prekur modelin e sotëm qeverisës.”
Ndërsa theksoi se Shqipëria ka nevojë jetike për rotacion, për demokraci funksionale, shtet të së drejtës dhe funksionim politik, ish-presidenti Topi tha se programi politik i FRD-së mbështetet në eksperiencat evropiane, duke i përshtatur ato me Shqipërinë reale.
Disa prej angazhimeve që pritet të marrë FRD në mandatin e saj qeverisës
Ndryshimin e sistemit zgjedhore dhe zgjerimin së drejtës së votës
Ndryshim ligjor për të realizuar pjesëmarrjen në zgjedhje të të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë
Ndryshim ligjor për të mundësuar votimin elektronik në të gjithë vendin
Ndryshim ligjor për të mundësuar administrimin civil të zgjedhjeve, jashtë ndikimit të politikës
Ndryshim ligjor për zhvillim të natyrshëm të referendumeve, për çështje me interes publik
Ndryshim e kushtetutës për të mundësuar zgjedhjen nga populli të Presidentit
Reduktimin në kushtetutë të përbërjes së Kuvendit nga 140, 100
Reduktimin e mandatit të Kryeministrit në jo më shumës e 2 mandate në detyrë
Ndryshim kushtetues për papajtueshmi midis deputetit dhe anëtarit të këshillit të ministrave
Ndryshim kushtetues për të zgjeruar kompetencën e zgjedhjes me shumicë të cilësuar të të gjithë drejtuesve të institucioneve të pavarura
Zbardhje të financimeve partiake, etj
Topi u ndal në fjalën e tij në çështje si ekonomia, arsimi, shëndetësia, sporti etj.
Një material më të zgjeruar dhe të zyrtarizuar, kreu i FRD-së Bamir Topi tha se do ta paraqesë në Kuvendi e I-rë Kombëtar, i cili do të jetë organizativ dhe elektoral.
Po hapjen e dosjeve te politikaneve ku e ka lene Topi apo ka dosje vet?
NDRYSHIMI I KUSHTETUTES NE MENYRE QE TE MOS LEJOJE ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT DY MANDATE POR VETEM NJE MANDAT DUKE E BERE MANDATIN ME ZGJEDHJE TE DREJTPERDREJTE NGA POPULLI DHE PER NJE KOHE 5 VJECARE.MOS LEJIMI I KRYEMINISTRITME SHUME SE NJE MANDAT E GJYSEMNE MENYRE QE GJYSMEN E MANDATIT TA KETE OPOZITA QE DUHET TE PREGATITE ZGJEDHJET EREJA.KJO KUFIZON NEPOTIZMIN DHE KORUPSIONIN E KRYEMINISTRIT ,POR I JEP OPOZITES MJETET PER TE USHTRUAR PRESION TEK KRYEMINISTRI PER TE ZGJIDHUR PROBLEMET E EVIDENTUARA.