Topi: Rezultati në Dibër, e djathta s’jep shpresë për të ardhmen

Dita

Ish-Presidenti dhe kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi deklaron se rezultati i Dibrës është një rezultat tërësisht paradoksal, pavarësisht se Muharem Rama e meritoi fitoren.

Duke folur për përgjegjësinë e PD Bamir Topi tha se Basha ende nuk është lideri që vendos vetë në këtë parti dhe se influenca e Berishës mbi të vijon të jetë e madhe, raporton Report tv. Sipas ish-Presidentit, Berisha vijon të jetë një faktor pengues edhe për të djathtën e cila nuk jep shpresë për të ardhmen.

“A mund të shkojë Shqipëria me një të djathtë që nuk jep asnjë lloj shprese për një konkurrim normal për zgjedhje politike që janë shumë pranë? Nuk do të dëshiroja që Basha të jetë një lider që nuk mund të ketë aftësinë për vetëvendosje”, tha Topi.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *