Ish- presidenti, Bamir Topi, ka përsëritur kritikat e tij ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror, duke theksuar se SHISH duhet të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit.
“Nëse kam thënë që duhet një bashkëpunim i policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, kam thënë gjënë më normale. Nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit nëse nuk ka një bashkëpunim të tillë. Duhet të ikim nga modelet që rendin e vendosin njerëzit me muskuj. Mbi të gjitha duhet inteligjenca, e cila duhet të vihet në shërbim për të parandaluar. Duhet t’i lemë motivet e natyrës politike se kush e ka zgjedhur, kush e ka propozuar, e rëndësishme është të bashkëpunohet”, u shpreh Topi për News24.
Kryetari i FRD e ka një mesazh edhe për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Askush sot nuk mund të jetë i kënaqur me situatën e rendit. Por mendoj që në përgjithësi politika duhet të bashkëpunojë dhe t’i dijë hallin këtij dikasteri, t’i dijë hallin policisë. Për zotin Tahiri do të thosha, është e domosdoshme që të shkëputet nga ekranet. Transparencën me publikun, ministria është e mundur ta realizojë nëpërmjet zëdhënësit. Të gjithë duhet të inkurajojmë policinë”, deklaroi Topi.
cfare ka thene?
ku e tha?
per ke tha?
kush eshte Topi?
e…
kush eshte FDR?
🙁
FRD eshte opozita e vertet qe duhet te luaj nje rol me te madh.
Bamir Topi eshte nje politikan me dinjitet,i afte per te bashkpunu per te miren e Shqiperise.
FORCA FRD,duhet te behesh me aktive..
Pa zbrit i cike nga Korabi, zbrit-zbrit, se na vret dielli syte. Oshte i cik dhe unfair me nejte ti atje lart, robt ktu ke lendina. [ndoshta dhe ben ftohte per ty, eshte Shkurt 🙁 ]
Vesh ”Uniformen e Berishes” per mbi 2 dekada e han corben e tij ne aprovim a ne heshtje, je pjese e klanit te tij politik; (thone dhe te gjendesh ne nje godine me te kontaminohesh- أستغفر الله * ) fjala Dinjitet sikur nuk shkon dhe aq. [fjalori yne i bekuar ka 40.000 te tilla per muhabet tavolinash, Dinji…ne kete rast. Jo! Me fal.]
Zoteria i nderuar i ka pasur te gjitha mundesite te dilte ne opozite a te fillonte vete nje Parti, jo kur e nxorren! Kemi 36 shkronja ne ndihme, ne nje nga alfabetet me te gjate ne Europe.
A mendojme se cfare kombinimesh llahtari behen? FDR? Phew.
Ka AAA, AOL, ABC, BBC, ATF, DEA, SMT, TNT… zgjidh!
—-
Une them se z Topi nuk ka asnje rendesi sot, nese kundershton le te bejme nje kompromis 🙂
Ate c’ka humbi Politika, e fitoi Shkenca, ku z.Topi (prof/dr me titull/j) eshte i lire te jape kontributin e tij per shoqerine. [e sa kemi humbur mendje te ndritura keshtu (?) ne politiken shqip.
Lere tani, na bere te qajme 🙁 🙁 🙁 ]
Do me vinte turp te poshteroja vendim tim te adoptuar, nese do marrnim top 20 Parlamentaret/Qeveritaret Shqiptare, perballe atyre Britanike; lufte e pa-barabarte. Shumica mezi jane ekonomiste, juriste, financiere, ne Shqipot jemi…
—–
I urojme pension te mbare zoterise ne fjale, e te kuptoje shpejt se ka nje linje te holle ne mes irritimit e zemerimit te publikut. Te jetoje jeten e tij private, e paste ate te gjate. Publiku eshte lodhe me 1000 emra individuale per kete 23 vjet, krejt te panevojshem.
“diell-korab -> si metafore e ke bombe fare. Konsidero te besh -TM.
—
* astaghfirullah, arabik- i kerkoj falje allahut.
Interesat komenty yt.
unfair….
Ndoshta ke te drejt.
Megjthse kemi dite me diell sot ne Gjermani,dhe jam i sigurt se,Dielli Majen e Korabit e ngroh me pak se Fushen e Korabit.
Dhe mua me duhet ta mbaj koken ftohte.
Prandaj mos u merzit qe po rri mbi Korab.
Nuk kam frike te zbres poshte,por jam i detyru te mos e le Korabin vetem.
Dielli eshte SHPRESA..
Nuk besoj se merzitesh.
Shqiperia eshte kjo qe eshte,realiteti atje poshte eshte i frikshem.
Me kaçake qe te vrasin dhe me hajduta qe te vjedhin,me kriminel qe te perdhunojne,dhe me politikan qe na mashtrojne.
Ata jane te gjithe atje poshte ne token e bekuar te Arberise.
Une dua te jem i ngopur,prandaj e ndaj copen e bukes me ata qe kane uri.
Une dua ta bej gjumin e qete,dhe i mbledh kembet qe te mi mbuloje jorgani i shkurter qe kam.
Un kam shume ftohte,aq fhtohte ne kete shkurt ujoresh,te cilit i perkas,.. vazhdoj te zgjohem i bere qull ne djerse,tek me zene pusi ne Tepelene e Ali pashase,ne Autobuzin e Linjes Athin-Tirane.
Enderrat nuk pyesin,ato jane te pakontrrollueshme.
Ashtu si instikti kafsheror qe vret jo vetem nga uria,por dhe urrejtja,deshira,
Bamir Topi i duhet sot me shume se kurre politikes shqiptare.
Ai e din se çfare mendojne ujqnit dhe çakejte e PD.
Shqiperia duhet te behet,qe Julianet te mos vriten ne gjume,… tek kthehej me autobuz ne Elbasan,i merzitur pa e perqafuar te fejuaren e tij ne Athine.
Sa dhimbje per ate familje….
FRD dhe Zoti Topi duhet te luajne nje rol aktiv,dhe jane disi te vonuar,.. sepse po ta leme te livadhise PD e Bashes ,.
loja e Berishes do jete me kosto te larte per Shqiperine.
Tung shqiptari-Upset
Nje dite e bukur ka me ardh dhe dhe Dielli mbi Korab do te ndriço ma mire mbi Shqiperij.
Per kete shpresoj dhe tek FRD
Cfare digniteti kur je pazar?
Po te punonin sic thua zoterote, i binte qe te ishe ne burg tani, bashke me Kreshnikun dhe Krushkun, per gjithe parate qe u ke marre gjyqtareve e prokuroreve. Por nuk i keni lene asnjehere te punonin, i keni shkateruar me qellimin e vetem qe te mbreteroni ju dhe soji juaj mafioz. Mbase nje dite do japesh llogari ti dhe te tjeret si ty.
BAMIRI THOTE: BENI SI THEM UNE, POR MOS BENI SI BERA UNE!
Sepse po te kujtojme si veproi Bamir Presidenti, Babai i Kombit dhe Komandanti i SHIK-ut per Gerdecin na jep te drejten te shikojme me mjaft dyshim ne sinqeritetin e deklaratave te tij persa i perket bashkepunimit te SHIK-ut me pushtetin.
Megjithate duhet perkrahuar thirrja per ministrin Tahiri qe te terrhiqet menjehere nga kamerat TV ne debate debile pa vlera reale ne luften kunder krimit, i cili aktivizohet sa here qe Saliut i therret runi tropojan, sepse Ministri i Brendeshem nuk eshte STAR HOLLIVUDI qe te mase dashurine popullore me filmat e tij.
Nastradin ,me duket se filli eshte me i mpleksur nga sa duket .
Me duket se Bamkes i kane premtuar SHISH dhe nja dy drejtori te rendesishme{perfliten dhe zv\ministri}
Edvini me duket se po shikon aleanca te reja ….si duket po kerkon te garantoje mbeshtetje te sigurta …jo ngjala te jargosura qe si dihet ku rreshkasin .
Ju kam thene …do behet haleance me PD per te mundur Ilirin …sepse ne 2015
Basha me shume gjasa del ne pension dhe Pd aktuale ,OJQ eshte qysh tani .
‘Gjithe pushtetin sovjeteve’ …vetem mos te luajme nga karriget .
Do realizohet ??? Pergjigjia ngelet te ju ,jeni miku i mikut tone te madh ..atij qe leviz ato segmentet qe ne nuk shohim .
Lere Saimirin aty , se eshte mendje pa pretendime …na duhen keshtu !{fasades populiste i duhen }
Po ky eshte nje SIHARIQ o DREAM-ENDERRA e nje nate vere qe me duket si zeri i nje Miku te vjeter, por qe eshte bere paksa agresiv ne qendrimin e tij. Pse eshte SIHARIQ puqja e Bamirit me Edvinin?
Sepse pavaresisht fajeve te Bamirit per Gerdecin Bamka Tironsi eshte e KEQJA me e vogel dhe e MIRA me e madhe per momentin ne politiken shqyptare duke e krahasuar me figurat e peshtira te Sali Vrastarit dhe Kusarit dhe me figuren e Ilir Ryshfetit dhe Ilir Floririt qe ka shume gjasa ne momentin e pershtatshem ta kollofisin Edi Ramen me nje Koalicion Mafioz dhe te marrin praktikisht pushtetin ne Shqypni per te kthyer Kohen e Qepes te Enver Hoxhes dhe 29 nentoret e ZINJ bolshevikene vendin tone. Ashtu sic i kishte mesuar Ramiz Alia me Katovicen e tij albaneze.
Ky Bamiri trembej nga guret e Saliut :). O Dita nxirrini pak ato kabllogramet e Uikiliksave
Per komunikimin e Ministrit ka sh te drejte, Ai, duhet te flasi me pak e te mos perfshihet vete ne debate.Nderkohe, duhet te kuptojme te gjithe se, Policia kerkon mbeshtetje e bashkepunimin tone, te te gjitheve. Nderkohe, kerkohet force por edhe shume zgjuaresi nga forcat blu.Krimi ka perparuar shume. Por, Shiku , duket, se kete nuk mund ta dime ne, por eshte jashte loje.Ishte sh e madhe organika? Mbase nje pjese e mire prej tyre i duhen aneksuar Policise.Tashme nuk egz rreziku imperialst apo jo?
Per Tahirin mire e ka. Duhet te qetesohet pak dhe te bej punen e vete. Terrenin tua lere profesionisteve.
Bamiri ehte intelektual I mirefillte.ehta serios ,I sjellshem dhe mjaft I kulturuar,shpellari eshte shume larg ketij.persa I perket per Tahirin ka shume te drejte.ky nuk duhet te marre pjese ne te gjitha debate.tu shmanget duke derguar personin qe I perket problemin.krahas kesaj kam vrejtje per gjithe ministrat .nuk duhet te vene ne cdo emission.nuk me pelqeu pjesemarrja e Ilir metes tek arjan cani.kane ku japing llogari dhe ku vleresohen.sa me pak dalje ne emisione
Saimir Tahiri perballet vete dhe ben shume mire, iku koha kur ministrae politikane, fshiheshin mbas zedheneseve, qe per cudi, per fjalorin qe perdornin, te jepnin pershtypjen e kurvave.
Per sa i perket x ministrin e brendshem e ndaj komplet kete mendim me bamirin, fut automtikisht policine ne politike, ne debat publike gje te con ne mosbesim te qytetareve tek policia vete! Sot kemi nevoje x 1polici inteligjente e te pa politizuar.
Ne fakt edhe une mendoj se Saimiri duhet te terhiqet nga ekranet.Plehrat e opozites jane gati te keqinterpretojne edhe ngjyren e kravates e jo me se c’fare tha,c’fare beri,si e beri,etj.Puna qe ai ben dhe rezultatet qe po vijne,jane kaq te ndjeshme dhe te percjella nga te gjithe sa,asgje nuk kalon pa u vlersuar,pa lene menjane dhe punen e kolegeve te tij.Pra me mire do jete te rralloje ekranet dhe jo t’i evitoje fare.
Avash o Topi, se po na flet si zv/kryeministër, jo për gjë se ti flet dhe pa folur fare!!!!!!!!
per mendimin tim topi e ka drejt sajmiri ka ngelur ne tv si sala dhe laperi tjeter basha ku nje pordhe ti shpetoje mazhorances vrapojne dhe e hane dalin cdo 5 minuta ne tv
jane bere si kurvat
Jo se e kam shume per zemer Bamir Topin, por per hir te se vertetes, gje te cilen e kam shprehur edhe ne komentet e mija te artikujve perkates jam dakort ne nje pike qe Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri i cili ka aktualisht peshem dhe barren me te rende te te gjithe qeverisjes se vendit duhet te reduktoje daljet ne ekrane e sidomos te tipit TV Klan dhe NEWS-24, ku gazetare dhe analiste tashme te njohur hapur kane filluar te provokojne ministrat dhe politikanet e sotem me urdher te padroneve te tyre.
Zoti Tahiri eshte nje nga ministrat e politikes se sotme me i perkushtuar, me i palodhur dhe them qe me gjithe pengesat qe i nxjerrin, duke qene njeri i paster do te beje me te miren per policine.
Ai edhe bashkepunimin me SHISH e ka kerkuar dhe e deshiron, por me ke, me ate qe ja con te dhenat ne tave Saliut mor zoti Topi.
Edhe ju zoti Topi dukeni si i penduari i politikes se djeshme dhe mire beni, por keni mundesi te shfaqni me shume gjera per opoziten e sotme qe ajo te ndreqet se sa per maxhorancen aktuale.
Topi e do SHISH-in per Gamend Okete. Kot nuk e keni nxjerre ne foto ju te Dites kete 🙂