Kryetari i FRD-së Prof.Dr Bamir Topi mbajti sot një leksion me temë “Bipolarizmi politik dhe Poli i tretë” me studentët e Universitetit Marin Barleti.Ai u prit nga profesor Mariglen Spiri, Dr.Zamira Cavo dhe Adriana Berberi ,administratore e UMB,të cilët i falenderoi për ftesën.
Z.Topi e nisi diskutimin me zhvillimet më të fundit politike nw vend.Ai theksoi se politika shqiptare i ngjan një terreni sizmik me lëkundje të forta,me të cilat shoqëria shqiptare nuk është e përgatitur.Duke iu referuar bipolarizmit dhe ndryshimeve kushtetuese të 21 Prillit ai tha se ky bipolarizëm ishte për interesa të castit dhe denatyroi të gjitha institucionet.Sot votohet me 71 vota dhe mjafton të marrësh pushtetin politik qoftë edhe me zgjedhje të kontestuara ,atëherë institucionet precipitojnë në duart e një individi.
Kryetari i FRD akuzoi të gjitha qeveritë e tranzicionit shqiptar që kush më shumë e kush më pak, kanë prekur zgjedhjet dhe madje kanë denatyruar edhe votën e presidentit.
Ky individ tha z.Topi kërkon të çimentojë kohën në 2009 apo në 1968, por gjërat kanë ndryshuar dhe qytetarët do të vendosin në 23 qershor për këtë. Duke kujtuar ditën e tragjedisë së Gërdecit z.Topi akuzoi kryetarin e opozitës për gjestin e hedhjes së dorës në qafë sikur e ngushëlloi për keqqeverisjen dhe sikur ata të vdekur të mos ishin njerëz.
Kryetari i FRD u shpreh se vendit tonë i shkon modeli pluralist në mënyrë që asnjë pushtetar të mos shndërrohet në monark dhe se Shqipaëria ka nevojë për polin e tretë apo të qëndrës. Një bipolarizëm si ky aktual me dy elemente vertebralë pa disk në mes ,po i shkaktojnë dhimbje të tmerrshme shqiptarëve dhe është e domosdoshme prania e një amortizatori në politikën shqiptare theksoi kryetari i FRD-së.
Pasi mbaroi leksionin z.Topi ju pwrgjigj pyetjeve të studentëve në salle të cilat kishin të bënin me koalicionet paszgjedhore dhe polin e tretë.Kryetari Topi tha se FRD është forcë e re dhe do të testohet në këto zgjedhje ndwrsa nuk do të bëjë asnjë koalicion me partitë e vjetra.
Z. Topi,
ske pse merzitesh ftesen e ke ne tryeze po te pret bashkohu me grupin antivarkar – sa per elita ne Shqiperi nuk ka ende ka vetem BUTAKE – vertebroret elitare jane zhdukur.