Fryma e Re Demokratike organizoi një takim të hapur me qytetarët në kryeqytet. Kreu i saj, Bamir Topi u ndal në Sauk, ku ftoi qytetarët të mbështesin këtë forcë politike.
Topi vlerësoi se Tirana është promotorja e forcës së Frymës së Re Demokratike, për të cilën ai premtoi se këtë vit do të jetë një forcë vendim-marrëse në qeveri dhe zëri i qytetarëve në parlament.
Takimi i FRD-së ishte në vazhdën e takimeve që kjo forcë politike ka nisur në gjithë vendin me shtrirjen e degëve të saj dhe konsultimit me qytetarët. Pak ditë më parë, në celjen e degës në Fushë-Krujë, krerët e FRD-së ftuan qytetarët të japin kontributin e tyre në hartimin e programit qeverisës dhe bazës elektorale për zgjedhjet e 2013.