Ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, priti sot ambasadorin e Greqisë në Tiranë, Leonidas C. Rokanas. Tema kryesore e takimi ka problemi i kthimeve në kufi për shkak të toponimeve në pasaporta. Në njoftimin e saj, Ministria e Jashtme bën të ditur se Qeveria Shqiptare ka paraqitur tashmë një propozim për zgjidhjen e kësaj çështjeje, bazuar në praktikat ndërkombëtare, dhe mbetet e hapur për dialog në mënyrë që ky problem të adresohet sa më shpejt dhe në mënyrë përfundimtare. Dy bashkëbiseduesit ranë dakord që të intensifikohen negociatat për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes takimeve mes grupeve të punës të ngritura në vendet respektive. Panariti kërkoi gjithashtu që pala greke të publikojë një informacion zyrtar rreth interpretimit të Kodit Shengen nga autoritetet kufitare greke, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të kenë një udhëzim të qartë për përllogaritjen e afateve të hyrje-daljeve në shtetin grek, duke shmangur kështu penalizimin e tyre në pikat e kalimit kufitar.
1 Comment
po e vertetme me 06- 07-2013 udhetova drejt shqiperise nepermjet doganes se follorines dhe ndalova per rreth 1 ore deri sa u sqarova per ceshtjen e toponimeve se te dy femijet me kan lindur ne selanik dhe pas nje pergjigje pozitive qe me drejtori i policise se doganes se nikit nga telefonatat qe beri me tha qe eshte e lire te shkoni dhe te vini pa afat dhe une u nisa drejt shqiperis i gezuar se ku problem ishte zgjidhur nga te dy palet /?por ja si ndodhi: me dt.14-07-2013 u nisa ana sjelltas nga shqiperia per ne greqi. kur arrita ne doganen e nikit prap me thon qe femijet nuk kalojn me qe nga dita e djeshme ,ishte ora 2 e nates kute shkoja me femij te vegjel u ktheva ke fusha e doganes derisa vajti ora 8 emengjesit qe te takoj shefin e madh te policis greke . sa me pa me tha nuk kalon dot kemi vendim me shkrim qe sdo te kaloje asnji .i lodhur nga rruga dhe nata me vun kryq ne pashaport qe te mos futem as un ate dit qe te kthej kalamjt ne shpi.u detyrova te udhetoja pra drejt elbasanit shume i merzitur.m shpjegoni nji rruge zgjidhje nga kush varet kjo pune si do veprojm ne nderkoh qe shteti rri ne gjum per zgjedhjet e zgjidhi probemit menjiher kurse tani tallen greket me ne.se shpejti do ket reagime nga reagime nga refugjatet ne greqin presim pergjigje sa me shpejt se kjo ceshtje nuk hesht.