Zgjidhje e përkohshme për problemin e të kthyerve në kufi për shkak të toponimeve në dokumente. Mësohet se emigrantët që kanë probleme me toponimet në dokumentet e tyre nga data e sotme deri më 12 maj të udhëtojnë të lirë drejt vendlindjes. Marrëveshja u arrit në vigjilje të Pashkëve ortodokse, kur një numër i madh emigrantësh që jetojnë e punojnë në Greqi kthehen në atdhe. Drejtori për kufirin në Gjirokastër, Admir Abrija, është takuar me drejtorin e Janinës dhe komandantin e Kakavijës, me të cilët është arritur marrëveshja për të lejuar kalimin e emigrantëve me toponime në dokumente deri në 12 maj.
