Drejtori i Interit, Marco Fassone, ka konfirmuar se klubi i tij është i interesuar që ta transferojë sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres.
Futbollisti spanjoll ka kaluar vitet më të këqija të karrierës qëkur u transferua në Stamford Bridge (në vitin 2011 nga Liverpooli, për 50 milionë funte).
30-vjeçari së fundmi përsëri po ka probleme për gjetjen e rrjetit, ashtu që Jose Mourinho ia ka kufizuar paraqitjet.
“Ai është njëri nga emrat që na interesojnë. Erick Thohir, presidenti ynë, e pranoi këtë para disa ditësh”.
“Do të merrni vesh me kohë rreth lojtarëve të cilët duam t’i sjellim në këtë klub”, ka bërë të ditur Fassone për Radio Deejay.
