Torturon të dashurën, donte vithe të mëdha

Elton Tafaruci

Një i dashur mizor që e detyroi të dashurën e tij për të kryer një regjim rraskapitës stërvitjeje për shkak se donte që ajo të kishte “një prapanicë të madhe si Kim Kardashian” është burgosur.

Mohammed Anwaar gjithashtu i tregonte Gemma Doherty-t foto të grave të tjera. Ai ka treguar në polici se i mësonte asaj edhe se çfarë duhej të hante dhe të vishte, dhe se ajo ishte e detyruar të hante 50 kanaçe ton në javë.

Anwaar e ka kontrolluar Doherty-n, 30 vjeçe, për rreth dy vjet.

Duke folur në lidhje me trajtimin e saj të ashpër, Doherty ka thënë: “Ai më trajtonte si një kafshë. Ai donte që unë të kisha një prapanicë të madhe si Kim Kardashian. Modeli i tij i preferuar ishte Gracyanne Barbosa dhe ai shikonte se si praktikohej ajo në palestër e donte që unë të bëja të njëjtën gjë, dhe nëse nuk e bëja ai më rrihte.  Më pas ajo ka rrëfyer se ai e lejonte të hante vetëm ton dhe panxhar.

Anwaar, 27 vjeç, nga Sheffield, u deklarua fajtor për sjellje shtrënguese dhe kontrolluese. Ai gjithashtu pranoi nëntë akuza për sulm dhe dëmtim kriminal dhe u dënua me dy vjet e gjysmë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *