Torturuan 12 fëmijët e tyre, çifti dënohet më 25 vite burg

J L

Çifti nga Kalifornia, David dhe Luis Turpin morën dënimin përfundimtar nga gjykata pasi torturuan për një kohë të gjatë 12 fëmijët e tyre.

Ata për vite me radhë i kishin nënshtruar fëmijët ndaj torturave mizore, duke i lënë edhe pa ngrënë.

Por pavarësisht abuzimeve, fëmijët e David dhe Luis Turpin thanë në një gjykatë të Kalifornisë se i falnin prindërit e tyre dhe se pavarësisht të gjithave i donin ata.

Burrë e grua u shpallën fajtor ditën premte për abuzime ndaj 12 prej 13 fëmijëve të tyre. Ata u dënuan me 25 vite burg.

Çifti u arrestua në janar të 2018-tës, pasi vajza 17-vjeçare u arratis nga shtëpia e tmerrit në Perris.

Në banesë, policia zbuloi një realitet të frikshëm. Fëmijët nga mosha 2 deri në 29 vjeç ishin të kequshqyer, një 22-vjeçar gjendej i lidhur me zinxhirë në shtrat, ndërsa 2 motrave të tij sapo u ishin hequr prangat.

Viktimave nuk u lejohej të laheshin më shumë se 1 herë në vit, nuk ishin në gjendje të përdornin tualetin dhe asnjë prej tyre nuk kishte shkuar tek dentisti.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *